Shqipëria Postuar më 15 Dhjetor 2025, 09:52

Si ka  nisur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka  nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi në raport me javën e kaluar ka humbur pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 81.7 lekë dhe duke u shitur me 82.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

M9onedha europiane gjithashtu ka pasur një fillim jave negativ pasi ka regjistruar zbritje të lehtë të kuotës këtë të hënë në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 96.1 lekë dhe duke u shitur me 96.8 lekë.

Franga zvicerane nuk ka shënuar lëvizje të konsiderueshme të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 102.5 lekë dhe duke u shitur me 103.6 lekë krahasuar me javën e shkuar duke e nisur javën në vlera të qëndrueshme.

Paundi britanik edhe ai nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës këtë fillim jave duke qëndruar relativisht konstant në raport me javën e kaluar teksa është blerë sot me 109 lekë dhe është shitur me 110.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat