Punësimi në sektorin e energjisë, dyfishi i normës globale - Industria punësoi 76 milionë njerëz vitin e kaluar, me 2.2% rritje

Një raport i ri nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) tregon se në vitin 2024, ritmi i rritjes së punësimit në sektorin e energjisë ishte dy herë më i lartë krahasuar me ekonominë globale në tërësi. Nga ana tjetër, organizata paralajmëron për një mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar në sektorë kyç.
Sipas raportit, sektori i energjisë punësoi 76 milionë njerëz vitin e kaluar. Investimet në infrastrukturën energjetike kontribuuan në rritjen e punësimit me 2.2%, gati dyfishi i normës globale prej 1.3%.
Kalimi drejt elektrifikimit po transformon ndjeshëm strukturën e fuqisë punëtore. Për herë të parë, sektori i energjisë ka tejkaluar furnizimin me lëndë djegëse për sa i përket punësimit. Numri i të punësuarve në prodhimin, transmetimin, shpërndarjen dhe magazinimin e energjisë elektrike është zgjeruar me 3.9 milionë gjatë pesë viteve të fundit, duke arritur në 22.6 milionë persona, pothuajse tre të katërtat e të gjitha vendeve të reja të punës në sektorin e energjisë.
Burimet e rinovueshme, veçanërisht energjia diellore, janë nxitësit kryesorë të këtij zgjerimi. Vetëm energjia diellore përbën 50% të të gjitha pozicioneve të reja në sektorin e prodhimit energjetik që nga viti 2019. Numri total i vendeve të punës në këtë sektor vlerësohet në rreth pesë milionë.
Energjia bërthamore, zgjerimi i rrjeteve dhe ruajtja e energjisë përbëjnë së bashku një të katërtën e vendeve të reja të punës në këtë sektor që nga viti 2019, pavarësisht sfidave si rritja e kostove të komponentëve dhe mungesa e fuqisë punëtore.
Ndërsa punësimi në sektorin e erës u rrit me vetëm 3% në vitin 2024, duke arritur në 1.7 milionë vende pune, krahasuar me një normë mesatare vjetore prej 5% gjatë pesë viteve të mëparshme. Sipas të dhënave më të fundit, rritja e kostove të prokurimit dhe ulja e subvencioneve qeveritare kanë ngadalësuar zhvillimin e projekteve dhe kanë vonuar investimet e reja.
Pavarësisht të dhënave, raporti nënvizon një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar. Profesionet teknike si elektricistët, montuesit e tubacioneve, punonjësit e linjave elektrike, operatorët e impianteve dhe inxhinierët bërthamorë janë veçanërisht të kërkuar. Sipas një sondazhi të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, 60% e kompanive raportuan mungesa të fuqisë punëtore.
Transformim urban në Radhimë - Investim 102 mln lekë për rrugë, hapësira publike dhe viewpoint-e panoramike
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për transformimin urban në hapësira publike kryesore për rigjenerim urban të fshatit Radhimë, Vlorë.......
Sa shpenzojnë shqiptarët jashtë? Çdo dalje nga territori i Shqipërisë na kushtoi rreth 350 euro
Në periudhën Janar-Shtator 2025, çdo dalje e një shtetasi shqiptar jashtë vendit ka kushtuar mesatarisht rreth 352 euro, pothuajse në të njëjtin nivel me 349......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi në raport me javën e kaluar ka humbur pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 81.7 lekë dhe duke......
Çmimet e ushqimeve në Evropë - Cilat janë shtetet më të shtrenjta?
Ushqimi është një nga shpenzimet më të mëdha për familjet në Evropë, duke përbërë mesatarisht rreth 11.9% të shpenzimeve në të gjithë Bashkimin Evropian,......
IA çon “në qiell” çmimet e bakrit - Shkak, kërkesa e lartë për qendrat e të dhënave dhe mungesa e furnizimeve
Bakri po afrohet me shpejtësi drejt shifrës prej 12,000 dollarësh për ton, për shkak të pritshmërive për një rritje të kërkesës nga qendrat e të dhënave që......
Greqia, “magnet” për amerikanët - Vizitorët nga SHBA u rritën me 21% në periudhën tetor-nëntor
Kërkesa e turistëve amerikanë për Greqinë po vazhdon të rritet edhe në fund të vitit, sipas të dhënave për trafikun e pasagjerëve nga SHBA në aeroportin e......
Bankat në Kosovë rrisin tarifat e shërbimeve - Deri në 100%, ndonëse realizuan fitime rekord
Një pjesë e bankave tregtare në Kosovë këtë vit kanë shtrenjtuar disa prej shërbimeve për klientët e tyre. Ngritje kanë pasur edhe tarifat për tërheqje të......
Rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup - Kishte ndërprerë punën që në vitin 2013
Pas më shumë se dhjetë vjetësh ndërprerjeje, naftësjellësi Selanik–Shkup po kthehet sërish në funksion, pasi në vitin 2013 kompania greke “Hellenic......





