Shqipëria Postuar më 15 Dhjetor 2025, 10:43

Transformim urban në Radhimë - Investim 102 mln lekë për rrugë, hapësira publike dhe viewpoint-e panoramike

Nga Ernilda Luzi

Transformim urban në Radhimë - Investim 102 mln lekë për

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për transformimin urban në hapësira publike kryesore për rigjenerim urban të fshatit Radhimë, Vlorë. Fondi limit i përllogaritur është 102 milion e 382 mijë lekë.

Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, do të krijohet një rrjet funksional lëvizjeje këmbësore dhe automobilistike, përmes rehabilitimit të rrugës kryesore dhe rrugicave të brendshme. Po kështu, do të rritet cilësia e hapësirës publike me trotuare, ndriçim dhe gjelbërim. E ndërkohë sipas projektit, do të rikualifikohen tre viewpoint-e kryesore panoramike, duke i kthyer në pika pushimi, ndalesash, parkimi, shëtitjeje dhe vëzhgimi për banorët e turistët. Njëkohësisht janë parashikuar ndërhyrje në rrugicat e fshatitit, si dhe restaurimi i objekteve dhe mureve rrethues të domosdoshme në rrugicën e fshatit.

Me anë të këtij projekti, synohet rigjenerimi urban i fshatit Radhimë; përmirësimi i cilësisë urbane dhe estetike të zonës tradicionale të Rradhimës, duke ruajtur identitetin vendas dhe duke integruar elemente bashkëkohore të peizazhit e ndriçimit. Këto rrugica përbëjnë “shpirtrat” e fshatit dhe janë konceptuar me kujdes për të ruajtur karakterin tradicional.

Referuar dokumentit, problematikat kryesore të identifikuara janë: mungesa e trotuareve funksionale dhe shesheve publike, ndriçim i pamjaftueshëm rrugor, mure mbajtëse të dëmtuara dhe hapësira të pashfrytëzuara për qëndrim, mungesë e elementeve urbane, si kangjella ku ekzistueset janë në gjendje të keqe dhe mungesë të koshave, stolave, e sinjalistikë.

Ky projekt është konceptuar si pjesë e një vizioni më të gjerë për transformimin gradual të qendrave rurale bregdetare në hapësira me identitet të qartë, mikpritëse dhe të qëndrueshme. Ndërkohë synohet, rritja e atraktivitetit turistik të fshatit, si pjesë e zinxhirit të zhvillimit të bregdetit të Vlorës. Gjithashtu, do të përmirësohet ndjeshëm cilësia vizuale dhe e identitetit të fshatit, pasi parashikohet që riorganizimi i hapësirës ekzistuese në formë platforme panoramike do të jetë tërheqëse për komunitetin lokal dhe vizitorët.

Shqipëria 15 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka  nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi në raport me javën e kaluar ka humbur pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 81.7 lekë dhe duke......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat