Dekarbonizimi i sektorit energjetik - Raporti i Komunitetit të Energjisë: Progresi në masën 60%

Komuniteti i Energjisë ka publikuar raportin vjetor të zbatimit për vitin 2025, ku vlerëson progresin e Shqipërisë në procesin e dekarbonizimit të sektorit energjetik në nivelin 60%, duke evidentuar përparime të pjesshme.
Sipas raportit, Shqipëria ka bërë hapa përpara në qeverisjen e energjisë dhe klimës, me një nivel zbatimi prej 62%, ndërsa Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën (NECP), i miratuar në vitin 2021, vijon të mbetet i papërditësuar dhe i pafinalizuar për vitin 2025.
Në drejtim të reduktimit të gazeve serrë, raporti vlerëson një nivel zbatimi prej 80%, ndërsa objektivi për uljen e emetimeve deri në vitin 2030 është përcaktuar në 53.2%, i përfshirë në NECP. Megjithatë, Komuniteti i Energjisë thekson se vendi ynë ende nuk e ka të integruar këtë objektiv në të gjitha dokumentet kryesore të planifikimit kombëtar, duke krijuar mospërputhje në zbatim.
Një nga pikat më të forta mbetet sistemi kombëtar për raportimin e emetimeve të gazeve serrë dhe klimës, i vlerësuar në 84%, falë kuadrit ligjor ekzistues dhe përmirësimit të raportimeve. Megjithatë, raporti evidenton se ende nuk ka përmbushur detyrimin për të dorëzuar projeksionet kombëtare të emetimeve të gazeve serrë, një kërkesë që ka hyrë në fuqi që prej vitit 2023.
Ndërkohë, strategjia afatgjatë dhe neutraliteti klimatik mbeten ndër pikat më problematike. Niveli i zbatimit në këtë komponent vlerësohet vetëm 25%, pasi ende nuk është miratuar një strategji afatgjatë që të përcaktojë objektivin e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050. Sipas raportit, mungon qartësia se si do të arrihet ky objektiv, ndërsa përfshirja e tij në kuadrin rregullator mbetet e paplotë.
Komuniteti i Energjisë rekomandon miratimin e një strategji afatgjatë për klimën dhe energjinë, të përshpejtojë harmonizimin ligjor me standardet europiane dhe të forcojë zbatimin e politikave që çojnë realisht drejt dekarbonizimit të sektorit energjetik.
Shqipëria ka 3.8 autobusë për 1,000 banorë/ Vendi kryeson rajonin dhe renditet ndër shtetet me raportin më të lartë në Europë
Transporti publik është një nga faktorët më të rëndësishëm për mbarëvajtjen e qyteteve, sidomos në qytetet e mëdha ku ka një fluks të lartë qytetarësh dhe......
Zvicra, “optimiste” për vitin 2026 - Ulja e tarifave amerikane përmirëson perspektivën ekonomike
Qeveria zvicerane ka përmirësuar parashikimin për rritjen ekonomike në vitin 2026. Kjo vjen pas marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për uljen e tarifave të......
Punësimi në sektorin e energjisë, dyfishi i normës globale - Industria punësoi 76 milionë njerëz vitin e kaluar, me 2.2% rritje
Një raport i ri nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) tregon se në vitin 2024, ritmi i rritjes së punësimit në sektorin e energjisë ishte dy herë më i......
Transformim urban në Radhimë - Investim 102 mln lekë për rrugë, hapësira publike dhe viewpoint-e panoramike
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për transformimin urban në hapësira publike kryesore për rigjenerim urban të fshatit Radhimë, Vlorë.......
Sa shpenzojnë shqiptarët jashtë? Çdo dalje nga territori i Shqipërisë na kushtoi rreth 350 euro
Në periudhën Janar-Shtator 2025, çdo dalje e një shtetasi shqiptar jashtë vendit ka kushtuar mesatarisht rreth 352 euro, pothuajse në të njëjtin nivel me 349......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi në raport me javën e kaluar ka humbur pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 81.7 lekë dhe duke......
Çmimet e ushqimeve në Evropë - Cilat janë shtetet më të shtrenjta?
Ushqimi është një nga shpenzimet më të mëdha për familjet në Evropë, duke përbërë mesatarisht rreth 11.9% të shpenzimeve në të gjithë Bashkimin Evropian,......
IA çon “në qiell” çmimet e bakrit - Shkak, kërkesa e lartë për qendrat e të dhënave dhe mungesa e furnizimeve
Bakri po afrohet me shpejtësi drejt shifrës prej 12,000 dollarësh për ton, për shkak të pritshmërive për një rritje të kërkesës nga qendrat e të dhënave që......


