Çmimi i ujit me 100% kosto operimi/ ERRU kërkon që tarifa të mbulojë edhe mirëmbajtjen: Forcim I stabilitetit financiar

Enti Rregullator i Ujit ka miratuar modelin dhe udhëzuesin e ri të planit të biznesit 5-vjeçar për të gjitha shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve, një dokument që përcakton qartë se tarifat e ujit duhet të mbulojnë 100% të kostove të operimit dhe mirëmbajtjes. Metodologjia e re synon të forcojë stabilitetin financiar të shoqërive dhe të rrisë transparencën në procesin e vendosjes së tarifave, teksa pritet të sjellë rritje tarifash për një sërë kompanish.
Ndërkohë, të dhënat e fundit të Entit Rregullator të Ujit tregojnë se në vitin 2024, shoqëritë arritën të mbulojnë 107% të kostove të operimit dhe mirëmbajtjes, një përmirësim i dukshëm krahasuar me vitin 2023.
Megjithatë, vetëm 5 nga 17 shoqëri arritën të mbulojnë mbi 100% të kostove, ndërsa 12 shoqëri të tjera vazhdojnë të varen nga subvencionet e qeverisë për të qëndruar financiarisht funksionale. Problemet më të mëdha lidhen me borxhet e trashëguara, mungesën e stafit të kualifikuar dhe dokumentacionin financiar të pasaktë.
ERRU nënvizon se përmirësimi i gjendjes financiare kërkon gjithashtu unifikimin e tarifave brenda secilës zonë të shërbimit, një proces që për disa shoqëri është i realizueshëm menjëherë, pasi tarifat ekzistuese janë të përafërta. Megjithatë, rritjet e tarifave nuk mund të aplikohen njëlloj kudo.
Shembuj të tillë janë shoqëritë rajonale të Durrësit dhe Korçës, ku diferencat e trashëguara tarifore janë shumë të larta. Në këto raste, ERRU paralajmëron se një tarifë unike e menjëhershme do të sillte rritje të fortë të faturave për një pjesë të konsumatorëve, duke rrezikuar edhe uljen e normës së arkëtimit për shkak të refuzimit të pagesave.
Për këtë arsye, rregullatori rekomandon që unifikimi i tarifave të bëhet gradualisht, duke vlerësuar situatën konkrete të çdo shoqërie dhe ndikimin real tek konsumatorët.
Bizneset kërkojnë digjitalizim vendor/ KI: Sipërmarrjet duan shërbime online, por 47% ende i besojnë sporteleve fizike
Procesi i digjitalizimit në nivel vendor shihet nga komuniteti i biznesit si një domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike dhe për të......
“Kredia e BE-së për Ukrainën mund të largojë investitorët”/ Përdorimi i aseteve ruse, Euroclear nënvizon pengesat ligjore
Plani i Bashkimit Evropian për të lëshuar një kredi dëmshpërblimi për Ukrainën pësoi një pengesë të re të premten pasi Euroclear, kujdestari kryesor i......
BE vijon sulmet kundër Big Tech/ Vendos gjoba ndaj platformës X, pavarësisht kundërshtimeve të Trump
Evropa po vazhdon pa u ndalur fushatën kundër kompanive të mëdha të teknologjisë, duke vendosur gjoba ndaj Google dhe platformës X të Elon Musk. Gjithashtu,......
Dita kulturore e arbëreshve në Vatikan/ Gonxhja e Salla: Forcim lidhjeve kulturore dhe ekonomikе me arbëreshët
Në Vatikan, është nderuar dhe promovuar trashëgimnia e çmuar arbëreshe me Ditën Kulturore të Arbëreshëve, një nismë e Përfaqësisë Shqiptare pranë Selisë së......
Shqipëria, në krye të Komunitetit të Transportit - Muçaj: Jemi të përkushtuar për të mbështetur reformat ambicioze
Shqipëria do të jetë në krye të Komunitetit të Transportit në 2026. Ministra dhe zyrtarë të lartë nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian, Ukraina dhe......
Filtër kontrolli për investimet e huaja - Rregullorja e re/ Shqyrtim i veçantë për ato që lidhen me infrastrukturën publike kritike
Shqipëria po vendos një mekanizëm të ri kontrolli për investimet e huaja që hyjnë në vend, sidomos ato që prekin sektorët më të ndjeshëm të sigurisë......
Ibrahimaj prezanton strategjinë e re për lehtësimin e tregtisë/ Fokus te eksportet, transformimi industrial dhe afrimi me standartet e BE
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë (KKLT), ku theksoi rëndësinë e......
Kartoni Jeshil në rekord, të huajt frenojnë sigurimin në kufi - AMF: Primet kufitare bien në 438 milionë lekë, kontratat ulen me gati 2%
Makinat me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit po sigurohen më shumë, ndërsa makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri më pak. Sipas të dhënave......


