Ibrahimaj prezanton strategjinë e re për lehtësimin e tregtisë/ Fokus te eksportet, transformimi industrial dhe afrimi me standartet e BE
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë (KKLT), ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe dialogun me komunitetin e biznesit, me synim lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.
Në këtë takim u prezantuan dy dokumenta strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit: Planin e Veprimit për reduktimin e barrierave jotarifore sipas neneve 34–36 të TFBE dhe Programin Kombëtar të Eksporteve 2025–2030.
-Plani i Veprimit synon të eliminojë procedura të panevojshme dhe barriera që kufizojnë lëvizjen e lirë të mallrave, duke lehtësuar aktivitetin e bizneseve dhe duke përgatitur vendin për hapin e radhës në procesin e integrimit europian. Ndërkohë, Programi Kombëtar i Nxitjes dhe Lehtësimit të Eksporteve vendos drejtimin për zhvillimin ekonomik të vendit në pesë vitet e ardhshme, rritje eksporteve, rritje vlere të shtuar dhe diversifikim të tregjeve shqiptare. Ai përfshin instrumente konkrete financiare, teknike dhe të certifikimit për të mbështetur biznesin që të jetë më i fortë dhe më i integruar në tregjet globale.
"Synimi ynë është të ndërtojmë një ekonomi moderne, prodhuese dhe eksportuese, të përafruar me standardet e BE-së. Kjo kërkon angazhim, koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët e përfshirë. Ju falënderoj për praninë dhe kontributet që do të sillni në këtë proces", u shpreh Ministrja Ibrahimaj.
Referuar objektivave dhe programit të qeverisë rezultatet e synuara deri në vitin 2030, janë rritje reale e eksporteve,, diversifikim të tregjeve dhe reduktim të varësive së zinxhrëve të prodhimit, transformim industrial dhe rritje të produktivitetit, rritje punësimi në sektorët prodhues dhe dixhitalë, si dhe përshpejtim të përafrimit me standardet e BE-së.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit mbetet e angazhuar për zbatimin e këtyre dy dokumenteve strategjike, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Kartoni Jeshil në rekord, të huajt frenojnë sigurimin në kufi - AMF: Primet kufitare bien në 438 milionë lekë, kontratat ulen me gati 2%
Makinat me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit po sigurohen më shumë, ndërsa makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri më pak. Sipas të dhënave......
70 milionë euro nga taksa e pasurisë - Rriten të ardhurat për bashkitë, dyfishim krahasuar me vitin 2015
Taksa e pasurisë është ndër furnizuesit kryesor të buxhetit të bashkive në Shqipëri, pavarësisht se ende nuk ka nisur zbatimi i plotë i vjeljes së saj në......
“Reformim i Agjencisë për Pyjet dhe Zonat e Mbrojtura” - Rama: Dronë, fidanishte dhe IA kundër zjarreve
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin “Për ty natyrë”, ku theksoi rëndësinë e një modeli të administrimit unik të pyjeve dhe zonave të mbrojtura,......
Protestat në Greqi, shtyhen udhëtimet tokësore - Ndreu: Ka rritur kostot, turistët kërkojnë dëmshpërblim
Prej disa ditësh, protestat masive të fermerëve në Greqi me traktorë në akse kombëtare dhe pika kalimi kanë sjellë bllokime të përsëritura rrugësh dhe të......
Produktet e importit po i blejmë më lirë/ Çmimet u ulën me 0.5%, me uljen më të madhe në sektorin e energjisë
Statistikat e tremujorit të tretë të vitit tregojnë një rënie të lehtë të çmimeve të importit, duke sinjalizuar se produktet e huaja po blihen më lirë......
Shesim më shtrenjtë në tregun vendas sesa jashtë/ Çmimet e prodhimit ngadalësohet tremujor mbi trem, ujorpor
Të dhënat e tremujorit të tretë 2025 tregojnë një panoramë të balancuar të çmimeve të prodhimit në vend rritje të lehta në disa sektorë kyç, por edhe ulje në......
Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret/ Deri në vitin 2050, vetëm 1.4 persona në moshë pune do të mbështesin çdo pensionist
Vitet e fundit, me rënien e ritmeve të shtimit të popullsisë dhe me problematikat e tregut të punës në shumë shtete, është vënë re një vështirësi në raportin......
Putin takon Kryeministrin Modi në Indi - Synon zgjerimin e tregtisë dypalëshe në 100 miliardë USD deri në 2030
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kryeministri indian Narendra Modi zhvilluan bisedime në samitin e Nju Delhit. Modi theksoi se India mbështet përpjekjet për......





