Bizneset kërkojnë digjitalizim vendor/ KI: Sipërmarrjet duan shërbime online, por 47% ende i besojnë sporteleve fizike

Procesi i digjitalizimit në nivel vendor shihet nga komuniteti i biznesit si një domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike dhe për të ulur barrën administrative. Megjithatë, sipas perceptimeve të vetë bizneseve, bashkitë ende nuk po e trajtojnë sektorin privat si një aktor strategjik në zhvillimin lokal.
Gjatë analizës së strategjive dhe dokumenteve të njësive të vetëqeverisjes vendore vihet re mungesa e treguesve të performancës që matin cilësinë e shërbimeve të ofruara për biznesin, pavarësisht se kontributi financiar i tij është i konsiderueshëm. Sipas raportit zyrtar të Qeverisë Shqiptare për vlerësimin e bashkive, bashkitë me densitet të ulët biznesi mbështeten më shumë te ndihma ekonomike, ndërsa të ardhurat nga biznesi, veçanërisht nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja, përbëjnë 54.7% të taksave lokale, duke u shndërruar në një burim të rëndësishëm për zhvillimin ekonomiko-social vendor sipas dokumentit të Këshillit të Investimeve.
Bizneset shprehin se digjitalizimi mund të jetë një instrument lehtësues, ashtu siç ka ndodhur me shërbimet e digjitalizuara në nivel qendror, por mbeten të rezervuara për efektivitetin e tij aktual në pushtetin vendor. Sipas tyre, administrata vendore ende nuk ka kapacitetet profesionale dhe institucionale që të garantojnë një kalim të qetë drejt shërbimeve digjitale.
Megjithëse shumica e bizneseve mbështetin zgjerimin e shërbimeve online, 47% e tyre vijojnë të preferojnë sportelet fizike. Kërkesa për ndërveprim fizik mbetet e lartë, duke reflektuar nevojën për një fazë tranzicioni të mirëmenaxhuar. Bizneset propozojnë ngritjen e zyrave fizike të dedikuara që do të funksiononin si pika asistence për përdorimin e sistemeve të reja dhe për zgjidhjen e problematikave teknike. Në gjetjet e Këshillitt ë Investimeve thuhet se digjitalizimi do të kishte ndikim pozitiv të drejtpërdrejtë në uljen e kostove, të kohës së humbur dhe të burokracive. Në përfundim, bizneset kërkojnë nga bashkitë një angazhim më strategjik, rritje të kapaciteteve administrative dhe një proces digjitalizimi të vendosur, por të matur dhe gradual, që të shmangë gabimet në ri-inxhinierimin e shërbimeve dhe të garantojë një përmirësim real të cilësisë së shërbimeve publike.
“Kredia e BE-së për Ukrainën mund të largojë investitorët”/ Përdorimi i aseteve ruse, Euroclear nënvizon pengesat ligjore
Plani i Bashkimit Evropian për të lëshuar një kredi dëmshpërblimi për Ukrainën pësoi një pengesë të re të premten pasi Euroclear, kujdestari kryesor i......
BE vijon sulmet kundër Big Tech/ Vendos gjoba ndaj platformës X, pavarësisht kundërshtimeve të Trump
Evropa po vazhdon pa u ndalur fushatën kundër kompanive të mëdha të teknologjisë, duke vendosur gjoba ndaj Google dhe platformës X të Elon Musk. Gjithashtu,......
Dita kulturore e arbëreshve në Vatikan/ Gonxhja e Salla: Forcim lidhjeve kulturore dhe ekonomikе me arbëreshët
Në Vatikan, është nderuar dhe promovuar trashëgimnia e çmuar arbëreshe me Ditën Kulturore të Arbëreshëve, një nismë e Përfaqësisë Shqiptare pranë Selisë së......
Shqipëria, në krye të Komunitetit të Transportit - Muçaj: Jemi të përkushtuar për të mbështetur reformat ambicioze
Shqipëria do të jetë në krye të Komunitetit të Transportit në 2026. Ministra dhe zyrtarë të lartë nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian, Ukraina dhe......
Filtër kontrolli për investimet e huaja - Rregullorja e re/ Shqyrtim i veçantë për ato që lidhen me infrastrukturën publike kritike
Shqipëria po vendos një mekanizëm të ri kontrolli për investimet e huaja që hyjnë në vend, sidomos ato që prekin sektorët më të ndjeshëm të sigurisë......
Ibrahimaj prezanton strategjinë e re për lehtësimin e tregtisë/ Fokus te eksportet, transformimi industrial dhe afrimi me standartet e BE
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë (KKLT), ku theksoi rëndësinë e......
Kartoni Jeshil në rekord, të huajt frenojnë sigurimin në kufi - AMF: Primet kufitare bien në 438 milionë lekë, kontratat ulen me gati 2%
Makinat me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit po sigurohen më shumë, ndërsa makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri më pak. Sipas të dhënave......
70 milionë euro nga taksa e pasurisë - Rriten të ardhurat për bashkitë, dyfishim krahasuar me vitin 2015
Taksa e pasurisë është ndër furnizuesit kryesor të buxhetit të bashkive në Shqipëri, pavarësisht se ende nuk ka nisur zbatimi i plotë i vjeljes së saj në......


