Shqipëria, në krye të Komunitetit të Transportit - Muçaj: Jemi të përkushtuar për të mbështetur reformat ambicioze

Shqipëria do të jetë në krye të Komunitetit të Transportit në 2026. Ministra dhe zyrtarë të lartë nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian, Ukraina dhe Moldavia u mblodhën më 5 dhjetor në Bruksel për Takimin e 9-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit.
Për Presidencën e Këshillit Ministror, Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeleda Muçaj tha se “Ky Këshill shënon një moment vendimtar për rajonin tonë, ndërsa ne i afrohemi së bashku Bashkimit Evropian përmes integrimit të përmirësuar të transportit. Presidenca Shqiptare është e përkushtuar për të mbështetur reformat ambicioze, për të përshpejtuar përafrimin me standardet e BE-së dhe për të siguruar që lidhshmëria të japë rezultate të prekshme për qytetarët tanë. Një hapësirë transporti e lidhur mirë nuk ka të bëjë vetëm me infrastrukturën, është një themel për konkurrueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e përbashkët”.
Ndërkohë, në fjalën e tij hapëse, Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit theksoi se udhëheqësit e pranishëm në takim ulen rreth tryezës jo si shtete anëtare dhe kandidatë të BE-së, por si partnerë të barabartë që formësojnë një hapësirë të vetme transporti evropiane.
Takimi u përqendrua në mënyrën e përshpejtimit të përafrimit të plotë me standardet e transportit të BE-së, si pjesë e procesit të pranimit në BE, si dhe u shqyrtua progresi në zbatimin e Korsive të Gjelbra në Ballkanin Perëndimor.
Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e sigurimit që progresi legjislativ të përkthehet në përfitime të prekshme, siç janë rrugët më të sigurta, hekurudhat më të besueshme, shërbimet më të mira për pasagjerët dhe një mjedis më i parashikueshëm për bizneset.
Takimi theksoi gjithashtu rëndësinë e Rrjetit të zgjeruar të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) për zhvillimin dhe integrimin e transportit të rajonit. Ministrat ranë dakord që investimet në infrastrukturë efikase të vijojnë.
Filtër kontrolli për investimet e huaja - Rregullorja e re/ Shqyrtim i veçantë për ato që lidhen me infrastrukturën publike kritike
Shqipëria po vendos një mekanizëm të ri kontrolli për investimet e huaja që hyjnë në vend, sidomos ato që prekin sektorët më të ndjeshëm të sigurisë......
Ibrahimaj prezanton strategjinë e re për lehtësimin e tregtisë/ Fokus te eksportet, transformimi industrial dhe afrimi me standartet e BE
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë (KKLT), ku theksoi rëndësinë e......
Kartoni Jeshil në rekord, të huajt frenojnë sigurimin në kufi - AMF: Primet kufitare bien në 438 milionë lekë, kontratat ulen me gati 2%
Makinat me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit po sigurohen më shumë, ndërsa makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri më pak. Sipas të dhënave......
70 milionë euro nga taksa e pasurisë - Rriten të ardhurat për bashkitë, dyfishim krahasuar me vitin 2015
Taksa e pasurisë është ndër furnizuesit kryesor të buxhetit të bashkive në Shqipëri, pavarësisht se ende nuk ka nisur zbatimi i plotë i vjeljes së saj në......
“Reformim i Agjencisë për Pyjet dhe Zonat e Mbrojtura” - Rama: Dronë, fidanishte dhe IA kundër zjarreve
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin “Për ty natyrë”, ku theksoi rëndësinë e një modeli të administrimit unik të pyjeve dhe zonave të mbrojtura,......
Protestat në Greqi, shtyhen udhëtimet tokësore - Ndreu: Ka rritur kostot, turistët kërkojnë dëmshpërblim
Prej disa ditësh, protestat masive të fermerëve në Greqi me traktorë në akse kombëtare dhe pika kalimi kanë sjellë bllokime të përsëritura rrugësh dhe të......
Produktet e importit po i blejmë më lirë/ Çmimet u ulën me 0.5%, me uljen më të madhe në sektorin e energjisë
Statistikat e tremujorit të tretë të vitit tregojnë një rënie të lehtë të çmimeve të importit, duke sinjalizuar se produktet e huaja po blihen më lirë......
Shesim më shtrenjtë në tregun vendas sesa jashtë/ Çmimet e prodhimit ngadalësohet tremujor mbi tremujor
Të dhënat e tremujorit të tretë 2025 tregojnë një panoramë të balancuar të çmimeve të prodhimit në vend rritje të lehta në disa sektorë kyç, por edhe ulje në......


