Kartoni Jeshil në rekord, të huajt frenojnë sigurimin në kufi - AMF: Primet kufitare bien në 438 milionë lekë, kontratat ulen me gati 2%

Makinat me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit po sigurohen më shumë, ndërsa makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri më pak.
Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga primet e shkruara bruto të Kartonit Jeshil kapën një shifër prej 1.7 miliardë lekësh deri në tetor të këtij viti, duke u rritur me 10.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi me Karton Jeshil bëhet për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit dhe mbulon dëmet që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenit. Prej 1 shkurtit të këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani ata paguajnë vetëm 50€. Ndërkohë, nga 1 prilli, qytetarët shqiptarë fituan edhe mundësinë që të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar 50 euro.
Ky reduktim i çmimit nuk ka sjellë ulje të ardhurash për kompanitë e sigurimit. Kjo mund të ketë ardhur për disa arsye, duke nisur që nga numri më i madh makinave që janë siguruar, që mund të jenë ato që kanë lëvizur drejt Malit të Zi në këtë periudhë, mund të ketë ardhur për shkak se qytetarët kanë zgjedhur edhe Karton Jeshil me një afat tjetër kohor, pra jo për 1 vit, por po ashtu edhe për shkak të lëvizjeve të shtuara të qytetarëve me makinë drejt vendeve të tjera të Evropës, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Nga ana tjetër, e kundërta ka ndodhur me sigurimin kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë. Referuar shifrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto kanë rënë në 438 milionë lekë, rreth 1.4% më pak se në janar-tetor të 2024. Edhe numri i kontratave është ulur me gati 1.7%.
70 milionë euro nga taksa e pasurisë - Rriten të ardhurat për bashkitë, dyfishim krahasuar me vitin 2015
Taksa e pasurisë është ndër furnizuesit kryesor të buxhetit të bashkive në Shqipëri, pavarësisht se ende nuk ka nisur zbatimi i plotë i vjeljes së saj në......
“Reformim i Agjencisë për Pyjet dhe Zonat e Mbrojtura” - Rama: Dronë, fidanishte dhe IA kundër zjarreve
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin “Për ty natyrë”, ku theksoi rëndësinë e një modeli të administrimit unik të pyjeve dhe zonave të mbrojtura,......
Protestat në Greqi, shtyhen udhëtimet tokësore - Ndreu: Ka rritur kostot, turistët kërkojnë dëmshpërblim
Prej disa ditësh, protestat masive të fermerëve në Greqi me traktorë në akse kombëtare dhe pika kalimi kanë sjellë bllokime të përsëritura rrugësh dhe të......
Produktet e importit po i blejmë më lirë/ Çmimet u ulën me 0.5%, me uljen më të madhe në sektorin e energjisë
Statistikat e tremujorit të tretë të vitit tregojnë një rënie të lehtë të çmimeve të importit, duke sinjalizuar se produktet e huaja po blihen më lirë......
Shesim më shtrenjtë në tregun vendas sesa jashtë/ Çmimet e prodhimit ngadalësohet tremujor mbi trem, ujorpor
Të dhënat e tremujorit të tretë 2025 tregojnë një panoramë të balancuar të çmimeve të prodhimit në vend rritje të lehta në disa sektorë kyç, por edhe ulje në......
Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret/ Deri në vitin 2050, vetëm 1.4 persona në moshë pune do të mbështesin çdo pensionist
Vitet e fundit, me rënien e ritmeve të shtimit të popullsisë dhe me problematikat e tregut të punës në shumë shtete, është vënë re një vështirësi në raportin......
Putin takon Kryeministrin Modi në Indi - Synon zgjerimin e tregtisë dypalëshe në 100 miliardë USD deri në 2030
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kryeministri indian Narendra Modi zhvilluan bisedime në samitin e Nju Delhit. Modi theksoi se India mbështet përpjekjet për......
Mungesa e fondeve për përshtatjen ndaj klimës - Transporti kryeson listën, vetëm turizmi nuk ka boshllëqe
Vendi ynë përballet me një hendek të madh financiar për përballimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. Sipas draft-Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj......





