Kosova Postuar më 18 Tetor 2025, 12:18

Kosova pa fondeve nga plani i rritjes ekonomike/ S’ka institucione që do të bënin marrëveshje formale me BE

Nga Alida Lula

Kosova pa fondeve nga plani i rritjes ekonomike/ S’ka institucione që

Ndërsa Komisioni Evropian ka miratuar vendimin për pagesat e reja për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi nga paketa e Rritjes për Ballkanin Perëndimor,

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina mbeten të vetmet vende të rajonit që akoma nuk kanë qenë në gjendje të përfitojnë nga kjo paketë. Bosnja e Hercegovina nuk e ka të miratuar Planin e Rritjes dhe agjendën e reformave, ndërkohë që Kosova ishte ndër vendet e para, për të cilat Komisioni kishte aprovuar një agjendë të tillë prej vjeshtës së vitit të kaluar. Pagesat për Kosovën, nuk janë të mundura pasi nuk ka institucione që me BE-në do të bënin marrëveshje formale, e cila do të kalonte me 2/3 me ratifikim në Kuvend. Për shkak të krizës institucionale që po vazhdon në Kosovë, ky shtet s’është në gjendje të marrë pagesat nga ky plan, edhe pse kushtet teknike dhe formale i kishte përmbushur më herët.

Për Komisionin Evropian, e rëndësishme është që vendet e rajonit të përfitojnë nga kjo paketë, e cila ndihmon reformat, zhvillimin ekonomik dhe përshpejton edhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian ka tërhequr vërejtjen në disa raste, se kjo paketë është e veçantë dhe se ajo ka edhe afat të kufizuar kohor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat