“Tirana Marathon”, rrugët që bllokohen të dielën/ Policia plan masash. Rama: Edicioni i 9- të, ngjarje e madhe sportive
“Tirana Marathon” mbledh nesër mijëra vrapues nga e gjithë bota. Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një video nga aktivitete të mëparshme të Maratonës së Tiranës, e cila këtë vit vjen me edicionin e saj të nëntë në zemër të kryeqytetit shqiptar.
Si një nga ngjarjet më të mëdha sportive në Shqipëri, ky edicion shënon gjithashtu vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Maratona e Tiranës mirëpriti një vit më parë mbi 4,000 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende si Polonia, Ukraina, Austria etj, si dhe Kosova.
Policia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
“Maratona e Tiranës 2025”, do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në 16:00, në zonat: Sheshi “Nënë Tereza”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; rruga “Gjergj Filipi”; rruga “Papa Gjon Pali II”; rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”; bulevardi “Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e “Durrësit”, Rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” (nga ura e Gjykatës deri te ura e “Taiëan”), bulevardi “Bajram Curri” (nga ura e Gjykatës së Rrethit deri te ura e “Taiëan”), rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.
Gjithashtu, policia informon qytetarët se për të garantuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, itinerari i mjeteve të transportit urban do të pezullohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, si dhe në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, nga ora 08:00 deri në 16:00, të datës 19.10.2025. Gjithashtu, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjik dhe atyre për transport pasagjerësh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas), në brendësi të Unazës së Madhe, më datë 19.10.2025, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Kontratat ushtarake, me rregulla të reja prokurimi/ KAYO përfshihet për herë të parë si autoritet kontraktor për nevojat e industrisë së mbrojtjes
Rregullat për blerjen e pajisjeve ushtarake kanë ndryshuar, ndërsa nuk do të ndiqet më as procedura klasike e prokurimit në kontrata. Në Fletoren Zyrtare......

S&P zhvlerëson Francën në A+/ Përmend rreziqet që vijnë nga ulja e deficitit buxhetor
Agjencia e vlerësimit të kreditit, S&P njoftoi se ka ulur vlerësimin për Francën në A+ nga AA që ishte më parë, duke përmendur rreziqet që mund të vijnë nga......

Ballkani Perëndimor drejt një tregu pune të sigurt e pa informalitet/ Bashkëpunim rajonal për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë
Me finalizimin e projektit “Përmirësimi i Menaxhimit të Migracionit të Sigurt dhe të Rregullt në Rajon”, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka hedhur një hap......

Borxhet për faturat e OSHEE/ Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 80.44 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pësoi rritje tejet të lehtë gjatë 8 - mujorit të parë këtij viti, në......

Tunel nënujor që do të lidhë SHBA me Rusinë/ Trump: Duket propozim interesant, do të duhet ta mendojmë
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se propozimi rus ndaj Elon Musk dhe kompanisë së tij të tuneleve, Boring Company, për të ndërtuar një lidhje......

Kosova pa fondeve nga plani i rritjes ekonomike/ S’ka institucione që do të bënin marrëveshje formale me BE
Ndërsa Komisioni Evropian ka miratuar vendimin për pagesat e reja për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi nga paketa e Rritjes për Ballkanin......

A mund të ketë nisur rimëkëmbja e euros? Monedha europiane shfaq shenja rritjeje, ndikim rënia e fluksit të turistëve
Euro ka shfaqur shenja rimëkëmbje ndaj lekut, gjatë javës që sapo u mbyll, por megjithatë vijon të qendrojë poshtë nivelit mesatar të 97 lekëve. Sipas kursit......

Turizmi kulturor sjell mbi 517 milionë lekë në 9 muaj/ Kala, muze apo parqe arkeologjike, çfarë vizitojnë më shumë?
Turizmi kulturor në Shqipëri vijon të njohë rritje të ndjeshme si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në interesin e publikut vendas dhe të huaj. Gjatë......