A mund të ketë nisur rimëkëmbja e euros? Monedha europiane shfaq shenja rritjeje, ndikim rënia e fluksit të turistëve
Euro ka shfaqur shenja rimëkëmbje ndaj lekut, gjatë javës që sapo u mbyll, por megjithatë vijon të qendrojë poshtë nivelit mesatar të 97 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro e mbylli ditën e premte mesatarisht në 96.71 lekë. Megjithatë, kursi që ofrohet nga agjencitë e këmbimit valutor e ka mbyllur ditën e premte në nivele më të larta. Sipas Iliria98, euro e mbylli javën në blerje në 96.5 dhe në shitje në 97.3 lekë. Pra, niveli mesatar është në 96.9 lekë.
Në anën tjetër, dollari amerikan ka pasur luhatje të mëdha gjatë javës, në tregun e brendshëm valutor, për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare, duke e mbyllur ditën e premte në nivelin e 82.62 lekëve, sipas Bankës së Shqipërisë. Mbyllja e qeverisë amerikane dhe rikthimi i shqetësimeve për përshkallëzimin e luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, kanë ushtruar presion mbi dollarin.
Për shkak të rënies së fluksit të monedhës europiane, si pasojë e numrit më të ulët të turistëve gjatë tetorit, analistët mendojnë se euro mund të tentojë një rimëkëmbje mbi 97 lekë, por kjo do të varet edhe nga faktorë të tjerë, si Investimet e Huaja Direkte dhe remitancat.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, remitancat rezultuan në rreth 531 milionë euro, në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa Investimet e Huaja Direkte për të njëjtën periudhë ishin rreth 760 milionë euro. Raporti euro-lek në tregun e brendshëm përcaktohet kryesisht nga kërkesa dhe oferta dhe nuk ndikohet nga faktorët e jashtëm. Zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, reflektohen më së shumti në raportin USD-lek.

Turizmi kulturor sjell mbi 517 milionë lekë në 9 muaj/ Kala, muze apo parqe arkeologjike, çfarë vizitojnë më shumë?
Turizmi kulturor në Shqipëri vijon të njohë rritje të ndjeshme si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në interesin e publikut vendas dhe të huaj. Gjatë......

Zgjedhjet e 9 Nëntorit, KSHZ miraton mbi 335 mijë fletëvotimi/ BE mbështet Reformën Zgjedhore dhe digjitalizimin e procesit
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar prodhimin e 335,199 fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor 2025 në......

“Shpërthen” turizmi, Shqipëria kryeson Evropën në fluturime/ Rritje me 165%, sektor me rritjen më të shpejtë në vend
Shqipëria po fiton terren të madh në turizëm, duke u bërë një nga destinacionet më të kërkuara. Një prej faktorëve kryesorë është hyrja në treg e linjave......

Polonia, prezanton reformën tatimore/ Heq taksat mbi të ardhurat për familjet me dy fëmijë
Polonia ka nënshkruar një ligj të ri që përjashton nga tatimi mbi të ardhurat personale të gjithë prindërit që rrisin të paktën dy fëmijë. Kjo reformë synon......

99.3 mln € për Shqipërinë, nis investimi/ BE mbështet buxhetin dhe projektet infrastrukturore
Komisioni Europian ka ndarë fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Këto pagesa bëhen......

Evropa rrezikon të humbasë “trenin” e IA/ Mungesa e investimeve, sistemet e vjetra teknologjike pengojnë progresin
Kompanitë evropiane rrezikojnë të humbasin terren në garën globale për zhvillimin e inteligjencës artificiale (IA). Sipas një analize të re, ato po pengohen......

Çmimet sipas Eurostat, “në vend numëro”/ Norma në shtator, e njejtë si në Gusht. Argëtimi dhe hotelet patën ndikimin kryesor
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shtator të......

Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi - Balluku: Sipërmarrësit që sjellin brande, përjashtohen 10 vite nga tatimi dhe taksat
Në Tiranë u zhvillua forumi më i madh i investimeve Shq1ipëri-Turqi, ku morrën pjesë mbi 1500 persona, ku përfshihen mbi 500 investitorë turq, por edhe......