Çmimet sipas Eurostat, “në vend numëro”/ Norma në shtator, e njejtë si në Gusht. Argëtimi dhe hotelet patën ndikimin kryesor

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shtator të vitit 2025 regjistrohet në 2.3%. Nga ana tjetër, inflacioni sipas ‘INSTAT’ për të njëjtën periudhë fiksohet në 2.4%. Theksojmë se metodologjia e matjes është e njëjtë me të dy metodat, por diferencat mes këtyre dy matjeve vijnë si rezultat i peshës që i jepet secilit grup të produkteve në llogaritjen e inflacionit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.6% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar poshtë këtij kufiri për muajin Gusht, që do të thotë se aktualisht çmimet në vendin tonë janë më të ulta se mesatarja europiane. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë Gushtit të këtij viti janë Rumania me 8.6%, Estonia me 5.3%, Serbia 4.9% dhe Kosova me 4.7%.
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, ku për muajin Shtator regjistrojnë një normë të rritjes së çmimeve mbi 3%.
Ndërkohë, nëse flasim për ndryshimin vjetor të grupeve shohim se rritja më e madhe e çmimeve prej 8.8% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,7 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shëndeti” me 1.1% secili, “Komunikimi” me 1.0%, “Veshje dhe këpucë” me 0.9%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0.7%.
Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi - Balluku: Sipërmarrësit që sjellin brande, përjashtohen 10 vite nga tatimi dhe taksat
Në Tiranë u zhvillua forumi më i madh i investimeve Shq1ipëri-Turqi, ku morrën pjesë mbi 1500 persona, ku përfshihen mbi 500 investitorë turq, por edhe......
Digjitalizimi i shërbimeve bashkiake - Kryeqyteti, sisteme funksionale për taksat dhe lejet. Bashkitë e tjera mbeten më mbrapa
Procesi i digjitalizimit të shërbimeve publike vendore për biznesin në Shqipëri po zhvillohet me hapa të qëndrueshëm. Që prej vitit 2022, shumë shërbime......
“Caktoni çmim për vetëprodhuesit e energjisë” - Kuvendi i kërkon ERE-s të marrë masat, pas miratimit të metodologjisë nga qeveria
Kuvendi i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë të ndërmarrë hapat për caktimin e çmimit të energjisë elektrike të prodhuar nga vetëprodhuesit e......
Tirana, alternativë tërheqëse për investitorët/ Ndër kryeqytetet më të mira për investime në pasuri të paluajtshme
Tregu i pronave është ndër sektorët me zhvillimin më të madh në vend, për shkak të investimeve të shumta dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve, sidomos pas......
“Votat do numërohen me inteligjencë artificiale” - Celibashi: E testojmë në 9 nëntor, por nuk do zëvendësojë procedurën manuale
Numërimi, vlerësimi i fletëve të votimit dhe nxjerrja e rezultateve, në zgjedhjet e pjesshme për kryetarë bashkie të 9 nëntorit do të bëhet përmes......
Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro! - Hapet drita jeshile për “Paketën e Maleve”. Kush përfiton?
Tashmë të gjithë ata individë që kanë në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë mundësinë të investojnë në të përmes “Paketës së Maleve”, të......
Parandalimi i përmbytjeve në banesa e biznese - Investohen 154.7 milionë lekë për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës. Fondi limit i vënë në dispozicion është 154 milion e 687 mijë......
Investimet e gjelbra “marrin hov” në Malin e Zi - Deri në 500 milionë dollarë për energjinë e rinovueshme
Alcazar Energy ka njoftuar synimin për të rritur investimet e saj në Malin e Zi nga 200 milionë dollarë në 500 milionë dollarë. Kjo kompani është një nga......


