Shqipëria Postuar më 18 Tetor 2025, 10:58

Zgjedhjet e 9 Nëntorit, KSHZ miraton mbi 335 mijë fletëvotimi/ BE mbështet Reformën Zgjedhore dhe digjitalizimin e procesit

Nga Alida Lula

Zgjedhjet e 9 Nëntorit, KSHZ miraton mbi 335 mijë fletëvotimi/ BE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar prodhimin e 335,199 fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor 2025 në pesë bashki: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Vendimi bazohet në të dhënat zyrtare të listës së zgjedhësve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, sipas të cilave në këto bashki janë të regjistruar gjithsej 334,559 votues. Në përputhje me Kodin Zgjedhor, KSHZ shtoi 2% më tepër mbi këtë numër për të garantuar mbarëvajtjen e procesit.

Gjithashtu, u përcaktua vendndodhja e disa qendrave votimi që do të jenë në godina private, me qëllim për të siguruar aksesin e votuesve në zonat përkatëse. Ndërkohë,

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një konference të zhvilluar mbi digjitalizimin në zgjedhje, shprehu mbështetjen e BE-së për krijimin e një komisioni të përbashkët parlamentar për Reformën Zgjedhore pas zgjedhjeve të vitit 2025. Ai theksoi rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës, të bazuar në fakte dhe i udhëhequr nga rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Sipas tij, sfidat e së kaluarës dhe ato të së ardhmes, kërkojnë qasje të re që përfshin jo vetëm rregullimin ligjor, por edhe përmirësimin e klimës zgjedhore dhe barazinë në garë.

“Digjitalizimi ofron mundësi të mëdha për transparencë dhe përfshirje, por sjell edhe rreziqe si manipulimi, dezinformimi dhe keqpërdorimi i të dhënave, sidomos në epokën e Inteligjencës Artificiale” - deklaroi Gonzato, duke theksuar se BE dhe Këshilli i Evropës, janë të angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë përmes projekteve të reja për zgjedhjet.

Gonzato u shpreh gjithashtu se përparimi në Reformën Zgjedhore dhe digjitalizimi, janë pjesë e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, si pjesë e kapitullit për institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat