Europa Postuar më 18 Tetor 2025, 12:44

S&P zhvlerëson Francën në A+/ Përmend rreziqet që vijnë nga ulja e deficitit buxhetor

Nga Lidion Kulla

S&P zhvlerëson Francën në A+/ Përmend rreziqet që

Agjencia e vlerësimit të kreditit, S&P njoftoi se ka ulur vlerësimin për Francën në A+ nga AA që ishte më parë, duke përmendur rreziqet që mund të vijnë nga nëse qeveria dështon të ulë ndjeshëm deficitin buxhetor vitin e ardhshëm. “Pavarësisht dorëzimit të projektbuxhetit të vitit 2026 në parlament, pasiguria mbi financat e Francës mbetet e lartë”, tha S&P në një deklaratë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po përpiqet të ndërmarrë shkurtime të thella të shpenzimeve, përmes një parlamenti të ndarë ku partia e tij e qendrës dhe aleatët nuk kanë shumicën. Kryeministri i ri, Sebastien Lecornu, duke shpresuar të shmangë rrëzimin nga një votë mosbesimi, u tërhoq nga reforma e kontestuar e pensioneve, që do ta kishte çuar moshën zyrtare të daljes në pension në 64 vjeç nga 62 që është aktualisht.

“Në opinionin tonë, objektivi i deficitit buxhetor të qeverisë për vitin 2025 prej 5.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto do të arrihet. Por, ne besojmë se, në mungesë të masave shtesë për uljen e deficitit, konsolidimi buxhetor do të jetë më i ngadaltë se sa pritej më parë”, tha S&P.

Në përgjigje të zhvlerësimit, Ministri i Financave, Roland Lescure tha se qeveria “riafirmon vendosmërinë e saj për të përmbushur objektivin e deficitit prej 5.4% të PBB-së për vitin 2025”. “Tani është përgjegjësi kolektive si e qeverisë ashtu edhe e parlamentit të sigurojnë miratimin e një buxheti në përputhje me këtë kuadër”, tha ministri në një deklaratë.

Ministria e financave tha në një deklaratë të veçantë se qeveria kishte paraqitur një projektbuxhet për vitin 2026, i cili synon të përshpejtojë uljen e deficitit publik në 4.7% të PBB-së, por duke ruajtur rritjen ekonomike.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat