“Shpërthen” turizmi, Shqipëria kryeson Evropën në fluturime/ Rritje me 165%, sektor me rritjen më të shpejtë në vend
Shqipëria po fiton terren të madh në turizëm, duke u bërë një nga destinacionet më të kërkuara. Një prej faktorëve kryesorë është hyrja në treg e linjave ajrore me kosto të ulët, që ka sjellë një rritje të ndjeshme të fluturimeve drejt vendit. Investimet në infrastrukturë, promovimi ndërkombëtar dhe zgjerimi i sezonit turistik, kanë shtuar dukshëm vizitueshmërinë e Shqipërisë. Sipas të dhënave të Eurostat, në shtator 2025, fluturimet komerciale janë rritur me 165.7% krahasuar me periudhën para pandemisë, duke e vendosur Shqipërinë në krye të Evropës për ritmin më të lartë të rritjes.
Edhe krahasuar me shtatorin e vitit 2024, rritja vjetore është pozitive, rreth 3%. Gjatë nëntë muajve të parë të 2025-ës, numri i fluturimeve komerciale arriti rreth 52,800, me afërsisht 7,000 fluturime vetëm në shtator.
Në të njëjtën periudhë, Ministria e Turizmit raporton mbi 10.2 milionë vizitorë, me një rritje prej 6% krahasuar me një vit më parë, duke konfirmuar trendin e qëndrueshëm dhe zhvillimin e sektorit. Duke ju referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), strukturat akomoduese në Shqipëri kanë regjistruar rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve dhe të netë qëndrime gjatë muajit Gusht 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Gjatë këtij muaji, numri i përgjithshëm i vizitorëve që kanë qëndruar në strukturat akomoduese është rritur me 35,1 %. Vizitorët jo-rezidentë (të huaj) shënuan një rritje prej 40,6 %, ndërsa vizitorët rezidentë (vendas) u rritën me 21,6 %.
Kjo rritje tregon një prirje të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit hyrës dhe të interesit në rritje të turistëve të huaj për destinacionet shqiptare.

Polonia, prezanton reformën tatimore/ Heq taksat mbi të ardhurat për familjet me dy fëmijë
Polonia ka nënshkruar një ligj të ri që përjashton nga tatimi mbi të ardhurat personale të gjithë prindërit që rrisin të paktën dy fëmijë. Kjo reformë synon......

99.3 mln € për Shqipërinë, nis investimi/ BE mbështet buxhetin dhe projektet infrastrukturore
Komisioni Europian ka ndarë fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Këto pagesa bëhen......

Evropa rrezikon të humbasë “trenin” e IA/ Mungesa e investimeve, sistemet e vjetra teknologjike pengojnë progresin
Kompanitë evropiane rrezikojnë të humbasin terren në garën globale për zhvillimin e inteligjencës artificiale (IA). Sipas një analize të re, ato po pengohen......

Çmimet sipas Eurostat, “në vend numëro”/ Norma në shtator, e njejtë si në Gusht. Argëtimi dhe hotelet patën ndikimin kryesor
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shtator të......

Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi - Balluku: Sipërmarrësit që sjellin brande, përjashtohen 10 vite nga tatimi dhe taksat
Në Tiranë u zhvillua forumi më i madh i investimeve Shq1ipëri-Turqi, ku morrën pjesë mbi 1500 persona, ku përfshihen mbi 500 investitorë turq, por edhe......

Digjitalizimi i shërbimeve bashkiake - Kryeqyteti, sisteme funksionale për taksat dhe lejet. Bashkitë e tjera mbeten më mbrapa
Procesi i digjitalizimit të shërbimeve publike vendore për biznesin në Shqipëri po zhvillohet me hapa të qëndrueshëm. Që prej vitit 2022, shumë shërbime......

“Caktoni çmim për vetëprodhuesit e energjisë” - Kuvendi i kërkon ERE-s të marrë masat, pas miratimit të metodologjisë nga qeveria
Kuvendi i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë të ndërmarrë hapat për caktimin e çmimit të energjisë elektrike të prodhuar nga vetëprodhuesit e......

Tirana, alternativë tërheqëse për investitorët/ Ndër kryeqytetet më të mira për investime në pasuri të paluajtshme
Tregu i pronave është ndër sektorët me zhvillimin më të madh në vend, për shkak të investimeve të shumta dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve, sidomos pas......