99.3 mln € për Shqipërinë, nis investimi/ BE mbështet buxhetin dhe projektet infrastrukturore

Komisioni Europian ka ndarë fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Këto pagesa bëhen në faza të ndryshme dhe janë të lidhura me ecurinë e reformave që vendet e rajonit ndërmarrin për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.
Shqipëria përfiton 99.3 milionë euro për kestin e parë, nga të cilat 46.2 milionë euro do të derdhen direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të financojë projekte strategjike përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të marrin këste të reja: përkatësisht 8.1 milionë euro dhe 16 milionë euro, të ndara ndërmjet buxheteve kombëtare dhe investimeve infrastrukturore.
Projektet që do të mbështeten përfshijnë fusha si transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, dixhitalizimi dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. Fondet do të menaxhohen në bashkëpunim me partnerët e rajonit dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
Qëllimi i kësaj pakete financiare është të përshpejtojë rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe të afrojë më tej vendet e rajonit drejt integrimit në BE. Plani i Rritjes do të mbulojë periudhën deri në vitin 2027 dhe pritet të ofrojë 2 miliardë Euro grante dhe 4 miliardë Euro kredi për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Evropa rrezikon të humbasë “trenin” e IA/ Mungesa e investimeve, sistemet e vjetra teknologjike pengojnë progresin
Kompanitë evropiane rrezikojnë të humbasin terren në garën globale për zhvillimin e inteligjencës artificiale (IA). Sipas një analize të re, ato po pengohen......
Çmimet sipas Eurostat, “në vend numëro”/ Norma në shtator, e njejtë si në Gusht. Argëtimi dhe hotelet patën ndikimin kryesor
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shtator të......
Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi - Balluku: Sipërmarrësit që sjellin brande, përjashtohen 10 vite nga tatimi dhe taksat
Në Tiranë u zhvillua forumi më i madh i investimeve Shq1ipëri-Turqi, ku morrën pjesë mbi 1500 persona, ku përfshihen mbi 500 investitorë turq, por edhe......
Digjitalizimi i shërbimeve bashkiake - Kryeqyteti, sisteme funksionale për taksat dhe lejet. Bashkitë e tjera mbeten më mbrapa
Procesi i digjitalizimit të shërbimeve publike vendore për biznesin në Shqipëri po zhvillohet me hapa të qëndrueshëm. Që prej vitit 2022, shumë shërbime......
“Caktoni çmim për vetëprodhuesit e energjisë” - Kuvendi i kërkon ERE-s të marrë masat, pas miratimit të metodologjisë nga qeveria
Kuvendi i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë të ndërmarrë hapat për caktimin e çmimit të energjisë elektrike të prodhuar nga vetëprodhuesit e......
Tirana, alternativë tërheqëse për investitorët/ Ndër kryeqytetet më të mira për investime në pasuri të paluajtshme
Tregu i pronave është ndër sektorët me zhvillimin më të madh në vend, për shkak të investimeve të shumta dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve, sidomos pas......
“Votat do numërohen me inteligjencë artificiale” - Celibashi: E testojmë në 9 nëntor, por nuk do zëvendësojë procedurën manuale
Numërimi, vlerësimi i fletëve të votimit dhe nxjerrja e rezultateve, në zgjedhjet e pjesshme për kryetarë bashkie të 9 nëntorit do të bëhet përmes......
Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro! - Hapet drita jeshile për “Paketën e Maleve”. Kush përfiton?
Tashmë të gjithë ata individë që kanë në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë mundësinë të investojnë në të përmes “Paketës së Maleve”, të......





