Evropa rrezikon të humbasë “trenin” e IA/ Mungesa e investimeve, sistemet e vjetra teknologjike pengojnë progresin
Kompanitë evropiane rrezikojnë të humbasin terren në garën globale për zhvillimin e inteligjencës artificiale (IA). Sipas një analize të re, ato po pengohen nga vite të tëra mungese investimesh dhe nga infrastruktura të vjetruara teknologjike. Raporti është publikuar nga kompania amerikane e teknologjisë Cisco dhe tregon se shumë organizata në Evropë nuk kanë bazat teknike dhe financiare të nevojshme për të përhapur dhe zbatuar me sukses inteligjencën artificiale.
Kompania anketoi 8,000 drejtues të lartë të teknologjisë së informacionit dhe liderë biznesesh. Të gjithë ishin të ngarkuar me strategjitë e këtij sektori në organizata me mbi 500 punonjës që operojnë në 26 industri të ndryshme. Nga këta, rreth 1,500 ishin përfaqësues të kompanive nga Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Spanja dhe Suedia.
Sipas raportit, mungesa e investimeve dhe teknologjia e vjetruar po bëhen pengesë serioze për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Disa nga sfidat më të mëdha përfshijnë rritjen e ngarkesave të punës për sistemet ekzistuese, mungesën e kapaciteteve të nevojshme kompjuterike (sidomos të njësive GPU), fragmentimin e sistemeve të të dhënave dhe rrjetet e ngurta që nuk përballojnë kërkesat moderne të teknologjisë.
Në shtatë vendet e Bashkimit Evropian të përfshira në sondazh, 45 për qind e të anketuarve shprehën pritshmërinë se ngarkesat e inteligjencës artificiale do të rriten me mbi 30 për qind brenda tre viteve të ardhshme. Megjithatë, vetëm 23 për qind thanë se disponojnë kapacitete të fuqishme GPU. Për më tepër, 36 për qind deklaruan se rrjetet e tyre nuk janë të përshtatshme për të përballuar kërkesat e inovacionit, ndërsa vetëm 9 për qind e përshkruan rrjetin e tyre si fleksibël ose të aftë për t’u përshtatur.
Raporti paralajmëron se këto janë shenja të hershme që tregojnë një diferencë të thellë midis ambicieve të kompanive evropiane për të zhvilluar inteligjencën artificiale dhe realitetit. Edhe pse gati gjysma e të anketuarve thanë se kanë një plan strategjik, vetëm 18 për qind e konsiderojnë teknologjinë e re si përparësinë kryesore të investimeve të tyre, krahasuar me 79 për qind të kompanive më të suksesshme në nivel global.
Përveç mungesës së infrastrukturës, raporti ngre shqetësime serioze edhe për sigurinë. Vetëm një e treta e të anketuarve në Evropë thanë se janë të vetëdijshëm për kërcënimet specifike që lidhen me inteligjencën artificiale. Po ashtu, vetëm një në katër kompani ka integruar teknologjinë inovatore brenda sistemeve të tyre më të gjera të sigurisë kibernetike.

Çmimet sipas Eurostat, “në vend numëro”/ Norma në shtator, e njejtë si në Gusht. Argëtimi dhe hotelet patën ndikimin kryesor
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shtator të......

Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi - Balluku: Sipërmarrësit që sjellin brande, përjashtohen 10 vite nga tatimi dhe taksat
Në Tiranë u zhvillua forumi më i madh i investimeve Shq1ipëri-Turqi, ku morrën pjesë mbi 1500 persona, ku përfshihen mbi 500 investitorë turq, por edhe......

Digjitalizimi i shërbimeve bashkiake - Kryeqyteti, sisteme funksionale për taksat dhe lejet. Bashkitë e tjera mbeten më mbrapa
Procesi i digjitalizimit të shërbimeve publike vendore për biznesin në Shqipëri po zhvillohet me hapa të qëndrueshëm. Që prej vitit 2022, shumë shërbime......

“Caktoni çmim për vetëprodhuesit e energjisë” - Kuvendi i kërkon ERE-s të marrë masat, pas miratimit të metodologjisë nga qeveria
Kuvendi i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë të ndërmarrë hapat për caktimin e çmimit të energjisë elektrike të prodhuar nga vetëprodhuesit e......

Tirana, alternativë tërheqëse për investitorët/ Ndër kryeqytetet më të mira për investime në pasuri të paluajtshme
Tregu i pronave është ndër sektorët me zhvillimin më të madh në vend, për shkak të investimeve të shumta dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve, sidomos pas......

“Votat do numërohen me inteligjencë artificiale” - Celibashi: E testojmë në 9 nëntor, por nuk do zëvendësojë procedurën manuale
Numërimi, vlerësimi i fletëve të votimit dhe nxjerrja e rezultateve, në zgjedhjet e pjesshme për kryetarë bashkie të 9 nëntorit do të bëhet përmes......

Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro! - Hapet drita jeshile për “Paketën e Maleve”. Kush përfiton?
Tashmë të gjithë ata individë që kanë në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë mundësinë të investojnë në të përmes “Paketës së Maleve”, të......

Parandalimi i përmbytjeve në banesa e biznese - Investohen 154.7 milionë lekë për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës. Fondi limit i vënë në dispozicion është 154 milion e 687 mijë......