Europa Postuar më 31 Korrik 2025, 10:16

Qeveria gjermane miraton pr/buxhetin 2026 - Trefishohet huamarrja. Investime rekord për mbrojtjen dhe infrastrukturën

Nga Kristi Ceta

Qeveria gjermane miraton pr/buxhetin 2026 - Trefishohet huamarrja. Investime

Kabineti gjerman miratoi një projektbuxhet të vitit 2026 që përmban investime rekord dhe tre herë më shumë huamarrje se vitin e kaluar. Ekonomia më e madhe e Evropës po hedh poshtë dekada konservatorizmi fiskal në një përpjekje për të ringjallur rritjen, modernizuar infrastrukturën në rënie dhe për të rritur shpenzimet ushtarake.

Qeveria do të marrë hua 174.3 miliardë euro në vitin 2026, krahasuar me 50.5 miliardë euro në vitin 2024, ndërsa investimet do të arrijnë 126.7 miliardë euro, shifra më e lartë ndonjëherë.

Në projektligjin e buxhetit, të gjitha ministrive u kërkohet të kufizojnë dhë kontrollojnë me kujdes shpenzimet. Kostot e interesit do të rriten në 66.5 miliardë euro në vitin 2029, krahasuar me 61.9 miliardë që parashikohej më parë.

Projektbuxheti i vitit 2026, pjesë e një kuadri financiar afatmesëm që shtrihet deri në vitin 2029, ndan shpenzime totale prej 520.5 miliardë eurosh. Investimet e planifikuara shënojnë një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2025 dhe pasojnë një rritje prej 55% krahasuar me vitin 2024.

Pavarësisht borxhit të ri total të planifikuar prej 851 miliardë eurosh në periudhën nga viti 2025 deri në vitin 2029, ende ekziston një deficit prej rreth 172 miliardë eurosh për vitet 2027 deri në vitin 2029.

Rritja e investimeve mbështetet nga një fond infrastrukturor prej 500 miliardë eurosh dhe një përjashtim nga rregullat e borxhit për shpenzimet e mbrojtjes që u miratuan në mars. Fondi për infrastrukturën, i cili përjashtohet nga "frena e borxhit, do të shtojë huamarrje prej 58.9 miliardë eurosh në vitin 2026.

Gjermania planifikon 117.2 miliardë euro shpenzime për mbrojtjen në vitin 2026, një shumë që do të shkojë deri në 161.8 miliardë euro në 2029, sipas planit fiskal afatmesëm. Berlini do të jetë në gjendje të marrë hua gjithsej 380 miliardë euro për mbrojtjen midis viteve 2025 dhe 2029 falë reformës së frenës së borxhit. Pas miratimit të kabinetit, diskutimet për buxhetin do të fillojnë në parlament në fund të shtatorit, me miratimin përfundimtar që pritet deri në fund të vitit.

Shqipëria 31 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë këtë të enjte me 84 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke e mbyllur muajin në rritje sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat