Analiza Postuar më 30 Korrik 2025, 16:57

Fluksi turistik, rekord pasagjerësh në linjat ajrore/ Numri i fluturimeve në gjysmën e parë të vitit arrin në 31 mijë

Nga Xhorxhina Deda

Fluksi turistik, rekord pasagjerësh në linjat ajrore/ Numri i

Sipas të dhënave më të fundit të “Institutit të Statistikave”, në gjysmën e parë të vitit, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar gjithsej rreth 175 mijë avionë, ku pjesëm më të madhe e zë numri i mbikalimeve. Numri i fluturimeve në vendin tonë për gjashtë muajt e parë të vitit është regjistruar në rreth 31 mijë.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në gjysmën e parë të vitit 2025, është në rreth 5 milionë, me një rritje vjetore prej 7%, krahasuar me të njetën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës” ka patur rritje domethënëse në numrin e pasagjerëve, në kapacitetin e vendeve dhe në faktorët e ngarkesës, duke treguar një angazhim serioz për pasagjerët. Referuar shifrave më të fundit të institucionit, vetëm në muajin qershor kanë udhëtuar rreth 1.1 milionë pasagjerë, me një rritje prej 8%. Këtë fluks të lartë e konfirmojnë edhe të dhënat mbi lëvizjen e shtetasve të publikuara pak ditë më parë nga “Instituti i Statistikave”.

Kjo falë edhe linjave të reja dhe, veçanërisht, mundësive për lidhje me vende që nuk ishin lehtësisht të aksesueshme më parë. Pak ditë më parë Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi lançimin e dy linjave të reja direkte të operuara nga Transavia, Nantes–Tirana dhe Bordeaux–Tirana.

Nëse do të flisnim për mallrat, rezulton se përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 798.6 ton, nga të cilat 67.5% janë mallra të hyrë dhe 32.5% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e dytë 2024, volumi i mallrave paraqitet me rritje 42.4%.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......