SHBA po humb garën kundër Kinës? - Analiza/ Politikat e Trump po thellojnë diferencën midis superfuqive
Shtetet e Bashkuara po e humbasin garën me Kinën. Ky nuk është një përfundim që shumë do ta kishin nxjerrë gjashtë muaj më parë, por tani duket i pashmangshëm. Që nga marrja e detyrës, administrata e Presidentit Donald Trump ka ndërmarrë shumë hapa që favorizojnë kundërshtarin e saj kryesor.
Për dekada të tëra, Kina ndoqi thënien e liderit Deng Xiaoping "fshih forcën dhe prit kohën e duhur". Fatkeqësisht, shumica e vendeve perëndimore e panë Kinën vetëm si një treg të ri të madh për mallrat, shërbimet dhe kapitalin perëndimor. Kur Xi Jinping erdhi në pushtet në vitin 2013, Pekini nuk kishte më nevojë të priste dhe filloi të tregonte forcën e vet.
Në dekadën e kaluar, Kina zgjeroi shpenzimet ushtarake me 800 përqind, rritja më e madhe ushtarake në historinë e kohëve paqësore. Tani shteti vendos më shumë anije në det sesa SHBA dhe po modernizon arsenalin bërthamor, duke synuar të arrijë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara deri në fund të dekadës.
Por përparimet ekonomike, shkencore dhe teknologjike të Kinës janë më shqetësuese. Shtatëdhjetë përqind e vendeve të botës tani tregtojnë më shumë me Kinën sesa me SHBA-në, me mbi gjysmën e tyre që tregtojnë dy herë më shumë me Pekinin. Sot superfuqia aziatike udhëheq botën në sektorë si automjetet dhe bateritë elektrike, robotika, komunikimet kuantike, teknologjitë e rinovueshme dhe shumë të tjera. Sipas një studimi, 20 vjet më parë Shtetet e Bashkuara tejkalonin Kinën në 60 nga 64 teknologjitë kryesore kyçe për mbrojtjen, energjinë, informatikën, bioteknologjinë etj. Ndërsa tani, Pekini kryeson në 57 prej tyre.
Në gjendjen aktuale, Kina mban pothuajse 50 përqind të rezervave botërore të metaleve të rralla, kontrollon 70 përqind të minierave të këtyre metaleve dhe përbën 90 përqind të kapacitetit global të rafinimit të tyre. Ajo gjithashtu ka nën kontroll mbi 90 përqind të prodhimit kritik të magneteve dhe e përdori me sukses këtë monopol për të detyruar administratën Trump të tërhiqej nga lufta e përshkallëzuar tarifore.
Edhe në fushat ku Shtetet e Bashkuara kanë epërsi, si inteligjenca artificiale dhe informatika kuantike, Kina po e kap ritmin. Dalja në treg e DeepSeek tronditi komunitetin e teknologjisë për shpejtësinë dhe sofistikimin e tij, pasi pothuajse barazoi modelet shumë më të shtrenjta të zhvilluara nga kompanitë amerikane. Gjenerata e ardhshme e DeepSeek mund të tejkalojë edhe modelet më të përparuara të OpenAI dhe firmave të tjera.
Amerika ka shumë përparësi në këtë garë, por në gjashtë muajt e fundit, administrata Trump ka filluar sistematikisht të shkatërrojë disa prej tyre. Avantazhi më i madh është fakti që SHBA ka aleatë, ndërsa Kina ka klientë. Së bashku, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët mund të tejkalojnë konkurrencën e të tjerëve për shpenzimet, inovacionin, tregtinë apo financimet. Por aleatët e Uashingtonit në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi gjithnjë e më shumë po shqetësohen se politika aktuale "Amerika e Para" po i lë ata të fundit. Kjo po i bën partnerët të kthehen te njëri-tjetri dhe të zvogëlojnë lidhjet e tyre ushtarake, ekonomike dhe politike me Uashingtonin.
Administrata Trump po dobëson gjithashtu vendin duke shkurtuar mbështetjen për kërkimet dhe duke kufizuar emigracionin. Për dekada të tëra, financimi federal dhe politikat e hapura të emigracionit nxitën përparime të mëdha shkencore dhe teknologjike përmes universiteteve kërkimore të vendit. Veprimet e fundit po kërcënojnë këtë ekosistem inovacioni. Si rezultat, shumë shkencëtarë po shqyrtojnë mundësinë e largimit nga SHBA për të punuar diku tjetër.

Fed nuk i “nënshtrohet” Trump - I mban normat e interesit të pandryshuara, pavarësisht presionit politik
Rezerva Federale i mbajti normat e interesit të qëndrueshme dhe nuk ofroi shumë të dhëna se kur mund të ulen kostot e huamarrjes. Vendimi shkaktoi mospajtime......

SHBA vendos tarifa 15% për Korenë e Jugut - Marrëveshja tregtare përfshin 350 miliardë dollarë investime në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Uashingtoni kishte arritur një marrëveshje tregtare "të plotë" me Korenë e Jugut, duke vendosur tarifa të......

Tarifat e Trump favorizojnë Kanadanë dhe Meksikën - Prodhuesit amerikanë të çokollatës përballen me kosto më të larta se fqinjët
Tarifat tregtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, synojnë të nxisin prodhimin vendas. Por në industrinë e çokollatës, ato po bëjnë të kundërtën: po......

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë këtë të enjte me 84 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke e mbyllur muajin në rritje sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset që të zhvendosen nga hapësirat që kanë zaptuar pranë akseve kombëtare
Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që kanë zaptuar......

BE: Nga 12 tetori rregulla të reja udhëtimi në zonën Schengen - Ndryshimet prekin 60 vende, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor
Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, që i jep fund vendosjes së vulave në pasaporta,......

Fluksi turistik, rekord pasagjerësh në linjat ajrore/ Numri i fluturimeve në gjysmën e parë të vitit arrin në 31 mijë
Sipas të dhënave më të fundit të “Institutit të Statistikave”, në gjysmën e parë të vitit, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar gjithsej rreth 175......

Blerja e pronave nxit huamarrjen/ Kredia e re arrin vlerën e 38.9 miliardë lekëve në qershor
Në muajin Qershor, kredia e re e dhënë nga sistemi bankar ka arritur në vlerën e 38.8 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje prej 24.7%, krahasuar me një......