1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune/ Eurostat: Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë

Shqipëria po plaket me ritme ndër më të shpejtat në Europë, edhe pse mosha mesatare na rendit mes vendeve me popullsinë më të re. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se raporti i varësisë së të moshuarve, pra numri i personave 65 vjeç e lart në raport me popullsinë 15-64 vjeç, është rritur nga 18.2% në vitin 2015, në 33.3% në vitin 2025. Brenda një dekade, ky tregues është rritur me 15.1 pikë përqindje, rritja më e lartë mes të gjitha vendeve të përfshira në tabelë.
Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, e cila është rritur nga 29.0% në 34.5% (+5.5 pikë përqindje), Shqipëria jo vetëm që ka pasur një rritje gati trefish më të shpejtë, por në vitin 2025 i afrohet ndjeshëm nivelit mesatar të BE-së. Me 33.3%, Shqipëria tashmë është vetëm 1.2 pikë përqindje poshtë mesatares europiane.
Në rajon, situata paraqitet po ashtu dinamike. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje prej 10.7 pikësh (nga 18.0% në 28.7%), Serbia 8.7 pikë (deri në 36.2%), ndërsa Mali i Zi 6.4 pikë (deri në 26.6%). Edhe pse Serbia mbetet me nivel më të lartë se Shqipëria, ritmi i plakjes në vendin tonë është dukshëm më i shpejtë.
Në Europë, pas Shqipërisë, rritjen më të fortë e ka shënuar Moldavia me +14.1 pikë përqindje, e ndjekur nga Polonia me +10.5 dhe Maqedonia e Veriut me +10.7. Në anën tjetër, vende si Luksemburgu me +1.5, Suedia me +2.3 apo Austria me +3.5 kanë pasur rritje shumë më të moderuara.
Në vitin 2025, vendet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë Italia me 39.0%, Bullgaria me 38.7%, Portugalia me 38.6% dhe Finlanda me 38.1%. Shqipëria me 33.3% ndodhet në një nivel të ndërmjetëm, por me një trajektore shumë më të pjerrët se shumica e vendeve të BE-së.
Ky ndryshim i shpejtë tregon një transformim të thellë demografik. Rritja e fortë e raportit të varësisë lidhet me emigracionin e lartë të popullsisë në moshë pune dhe rënien e lindshmërisë siç raportuan pak ditë më parë edhe shifrat e INSTAT. Praktikisht, çdo 100 persona në moshë pune në Shqipëri, sot mbajnë mbi 33 të moshuar, ndërsa një dekadë më parë mbanin vetëm 18.


AMA në konferencën globale të UNESCO-s/ Deklarata e Pretorias, angazhime të reja për transparencë
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, mori pjesë në Konferencën Globale mbi Qeverisjen e Platformave Digjitale 2026, të organizuar......
Konferenca e Mynihut, apel për reformim të rendit global/ Rubio: SHBA dhe Evropa janë bashkë
Në një moment kur aleanca transatlantike po përballet me pasiguri dhe debate mbi të ardhmen e saj, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se......
“Shqipëria 2030”, rruga drejt 1600 Startup-eve/ Ekosistemi i inovacionit rajonal, nxitje punësimit
Shqipëria ka vendosur objektiv ambicioz, atë të krijimit të 1600 startup-eve deri në vitin 2030 dhe dyfishimin e numrit të ndërmarrjeve aktive, duke arritur......
“Nuk besojmë te tarifat, por te tregtia e lirë”/ Merz: Hendek mes Evropës e SHBA-ve, NATO aleanca më e fortë
Rreth 50 udhëheqës botërorë morrën pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në një moment kur arkitektura e sigurisë globale po përballet me tensione të......
Projektligji për Arkivat, riformulohet drejtimi i institucionit/ Kalon në varësi të Ministrisë së Kulturës, rregulla të reja për drejtuesin
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pritet të mos jetë më në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrisë. Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin “Për......
Buxheti 4 miliardë euro, senaca ditën e hënë/ Plani i rritjes, Kosova pritet të përfitojë 882.6 mln euro
Të hënën Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë buxhetin për vitin 2026. Ai kap vlerën e 4 miliardë eurove, duke përfshin edhe pagën e 13-të për punëtorët e......
Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë
Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë-Kakavijë, një projekt I rëndësishëm ndërkufitar, i cili synon rritjen e sigurisë......
Shqipëria humb 2.5% të PBB nga fatkeqësitë natyrore - Studimi/ 80% qytete dhe 61% fshatra, pa fonde
Në Shqipëri, përmbytjet nuk janë më të rralla, por kërcënim i përsëritur që prek qytete e fshatra, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe pasiguri për......


