Bota Postuar më 31 Korrik 2025, 09:59

SHBA vendos tarifa 15% për Korenë e Jugut - Marrëveshja tregtare përfshin 350 miliardë dollarë investime në SHBA

Nga Kristi Ceta

SHBA vendos tarifa 15% për Korenë e Jugut - Marrëveshja tregtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Uashingtoni kishte arritur një marrëveshje tregtare "të plotë" me Korenë e Jugut, duke vendosur tarifa të përgjithshme për eksportet e vendit në SHBA në 15%.

Kjo marrëveshje nënkupton që tarifat do të ulen krahasuar me 25% që Trump kishte kërcënuar në "letrën e tij" drejtuar Koresë në fillim të këtij muaji. Taksat për eksportet e automjeteve të vendit, të vendosura në 25%, do të ulen gjithashtu në 15%. Trump tha gjithashtu në postimin e tij në platformën e mediave sociale Truth Social se Seuli "do t'u japë Shteteve të Bashkuara 350 miliardë dollarë për investime në pronësi apo të kontrolluara nga SHBA”.

Megjithatë, u duk se kishte një ndryshim në interpretim midis Seulit dhe Uashingtonit për mënyrën si do të përdorej kjo shumë. Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, tha se fondi prej 350 miliardë dollarësh “do të luajë një rol në lehtësimin e hyrjes aktive të kompanive koreane në tregun amerikan në industritë ku ne kemi pika të forta, të tilla si ndërtimi i anijeve, gjysmëpërçuesit, bateritë sekondare, bioteknologjia dhe energjia”.

Ai tha se 150 miliardë dollarë nga kjo shumë do të jenë për “bashkëpunimin në ndërtimin e anijeve, duke ofruar mbështetje të fortë për kompanitë koreane që hyjnë në industrinë amerikane të ndërtimit”. Po ashtu, presidenti Korean shtoi se “është e rëndësishme të arrihen rezultate të dobishme në mënyrë reciproke, jo vetëm të synohen përfitime të njëanshme”.

Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, tha se “90% e fitimeve” nga ai investim prej 350 miliardë dollarësh do të “shkojnë për popullin amerikan”. Kjo është e ngjashme me atë që Trump njoftoi për investimet e Japonisë në SHBA si pjesë e një marrëveshjeje tregtare, që thuhet se është kundërshtuar nga Tokio. Qeveria e Japonisë tha se fitimet nga një investim prej 550 miliardë dollarësh i rënë dakord në marrëveshjen tarifore me SHBA-në do të ndahen midis dy vendeve bazuar në shkallën e kontributeve të tyre.

Trump tha gjithashtu se si pjesë e marrëveshjes, Seuli do të blejë 100 miliardë dollarë LNG ose produkte të tjera energjie nga SHBA. Ndërsa mallrat amerikane nuk do t'i nënshtrohen asnjë tarife. Që nga viti 2024, norma efektive e tarifave të Koresë së Jugut për mallrat e importuara nga SHBA ishte rreth 0.79%.

Tregtia e mallrave të SHBA-së me Korenë e Jugut ishte pak mbi 197 miliardë dollarë në vitin 2024, sipas të dhënave të qeverisë amerikane, kurse deficiti i saj me vendin aziatik ishte 66.0 miliardë dollarë në vitin 2024, 29.2% më i lartë se një vit më parë.

Shqipëria 31 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë këtë të enjte me 84 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke e mbyllur muajin në rritje sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat