Fed nuk i “nënshtrohet” Trump - I mban normat e interesit të pandryshuara, pavarësisht presionit politik
Rezerva Federale i mbajti normat e interesit të qëndrueshme dhe nuk ofroi shumë të dhëna se kur mund të ulen kostot e huamarrjes. Vendimi shkaktoi mospajtime nga dy prej guvernatorëve të bankës qendrore të SHBA-së, të dy të emëruar nga Presidenti Donald Trump. Ata pretendojnë se politika monetare është shumë e shtrënguar.
"Sot, Komiteti Federal i Tregut të Hapur vendosi ta lërë të pandryshuar normën tonë të interesit. Ne besojmë se qëndrimi aktual i politikës monetare na lë të pozicionuar mirë për t'iu përgjigjur në kohën e duhur zhvillimeve të mundshme ekonomike", tha Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, në një konferencë për shtyp.
"Pavarësisht pasigurisë së lartë, ekonomia është në një pozicion të fortë. Shkalla e papunësisë mbetet e ulët dhe tregu i punës është afër punësimit maksimal. Inflacioni ka qenë disi mbi objektivin tonë afatgjatë prej 2% në mbështetje të qëllimeve tona", shtoi Powell. Komiteti Federal i Tregut të Hapur votoi 9-2 për të mbajtur të qëndrueshme normën e interesit bazë në intervalin 4.25%-4.50% për takimin e pestë radhazi.
Deklarata vuri në dukje se rritja ekonomike "u moderua në gjysmën e parë të vitit", duke hapur rrugën për uljen e normave në një takim të ardhshëm nëse kjo tendencë vazhdon. Por nënvizoi gjithashtu se "pasiguria në lidhje me perspektivën ekonomike mbetet e lartë" me rreziqe si për inflacionin ashtu edhe për objektivat e punësimit të Rezervës Federale. Kjo situatë ka shtuar ngurrimin e bankës qendrore për të ulur normat, derisa rruga e inflacionit dhe vendeve të punës të bëhet më e qartë.
Takimi i kësaj jave shënon herën e parë në më shumë se 30 vjet që dy anëtarë të Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale me seli në Uashington votuan kundër një vendimi për normën në bankën qendrore të drejtuar nga konsensusi. Kjo do të nxisë më tej debatin rreth presionit publik që po ushtron Trump për të ulur normat në një institucion të projektuar për të qenë i pavarur nga kërkesat e zyrtarëve të zgjedhur.
Presidenti Donald Trump theksoi një ditë më parë se Rezerva Federale duhet të ulë normat e interesit, pasi ky hezitim po dëmton njerëzit. "Çdo pikë pëqindjeje që Powell mban të pandryshuar na kushton 365 miliardë dollarë në vit,” tha lideri amerikan

SHBA vendos tarifa 15% për Korenë e Jugut - Marrëveshja tregtare përfshin 350 miliardë dollarë investime në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Uashingtoni kishte arritur një marrëveshje tregtare "të plotë" me Korenë e Jugut, duke vendosur tarifa të......

Tarifat e Trump favorizojnë Kanadanë dhe Meksikën - Prodhuesit amerikanë të çokollatës përballen me kosto më të larta se fqinjët
Tarifat tregtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, synojnë të nxisin prodhimin vendas. Por në industrinë e çokollatës, ato po bëjnë të kundërtën: po......

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë këtë të enjte me 84 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke e mbyllur muajin në rritje sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset që të zhvendosen nga hapësirat që kanë zaptuar pranë akseve kombëtare
Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që kanë zaptuar......

BE: Nga 12 tetori rregulla të reja udhëtimi në zonën Schengen - Ndryshimet prekin 60 vende, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor
Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, që i jep fund vendosjes së vulave në pasaporta,......

Fluksi turistik, rekord pasagjerësh në linjat ajrore/ Numri i fluturimeve në gjysmën e parë të vitit arrin në 31 mijë
Sipas të dhënave më të fundit të “Institutit të Statistikave”, në gjysmën e parë të vitit, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar gjithsej rreth 175......

Blerja e pronave nxit huamarrjen/ Kredia e re arrin vlerën e 38.9 miliardë lekëve në qershor
Në muajin Qershor, kredia e re e dhënë nga sistemi bankar ka arritur në vlerën e 38.8 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje prej 24.7%, krahasuar me një......

Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për Ekonominë e Gjelbër!
Sipas raportit të fundit të OECD "Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025", Shqipëria zë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për......