A mund të konkurrojnë bizneset shqiptare në tregun europian? - Nga legjislacioni te teknologjia, rruga që i pret sipërmarrjet drejt BE-së

“Teksa Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë Bashkimit Europian, pyetja lind nëse bizneset shqiptare janë gati për këtë treg sfidues?”
Alban Zusi Kryetar i Shoqatës së Eksportuesve
“Pjesërisht, ka një grup biznesesh, kryesisht ndoshta eksportuesit për të qenë gati në këtë treg, por edhe ata kanë plot gjëra për të bërë, sepse në momentin e hyrjes në tregun europian, lupa e inspektimeve do të jetë shumë më e zgjeruar, por shumica e bizneseve nuk e kanë akoma të qartë çfarë janë pritshmëritë e tyre për të hyrë në tregun europian për të pasur natyrshëm edhe përfitimet që do të kenë nga ky komunitet i madh, nga ky treg i madh.”
“Kur flasim për tregun e Bashkimit Europian, nuk mjafton të kesh një produkt të mirë ose një ide të bukur. Ai është treg me 450 milionë konsumatorë, me standarde të larta dhe konkurrencë të fortë. Për të qenë gati, bizneset duhet të ndërmarrin hapa të qartë, të përmirësojnë teknologjinë, të investojnë në certifikime ndërkombëtare, të trajnojnë fuqinë punëtore dhe të krijojnë procese që garantojnë cilësi dhe gjurmueshmëri. Shumë biznese shqiptare, ende nuk kanë një plan të strukturuar për të adresuar këto sfida. E kësisoj, pyetja e parë që duhet bërë është: nga duhet të nisë përshtatja për tregun blu?”
Alban Zusi Kryetar i Shoqatës së Eksportuesve
“Përshtatja duhet të nisë duke i bërë çdo biznesi checklistën e vetë, me gjërat që ai duhet të bëjë. Sepse duhet të heqim dorë nga thënia e përgjithshme e gjërave. Kjo punë duhet të fillojë nga ministritë e linjave të cilat po bëjnë transpozimin e legjislacionit, të cilat duhet të krijojnë për çdo sektor, duhet të krijojnë dokumentacionin e vetë me standardet e përshtatjen, që duhet të adoptojë secili sektor, pastaj menjëherë pas kësaj, madje kjo punë duhet bërë në paralel me transpozimin, pa vajtur ligjet në parlament, kjo lloj check liste e institucioneve dhe menjëherë kjo checklist i standerdeve që duhet të plotësojë secila industri, secili sektor, duhet t’i shkojë bizneseve dhe bizneset duhet ta plotësojnë vetë dhe të thonë çfarë arrijnë dhe çfarë nuk arrijnë. Kjo është mënyra e vetme për ta dërguar informacionin te bizneset, për t’i bërë bizneset të kuptojnë se çfarë duan të bëjnë dhe për të evituar që bizneset të mbyllen. Sepse këto kohët e fundit, po dëgjojmë herë pas here, ok ne po përpiqemi të mos mbyllemi, por do ketë edhe mbyllje. Pse duhet të ketë mbyllje, nëse bëhet kjo punë paraprakisht, nuk ka arsye për të pasur asnjë llojë mbyllje biznesesh në momentin që ne do të integrohemi.”
Për t’u integruar në tregun e Bashkimit Europian, sipërmarrjet shqiptare duhet të përmbushin një sërë standardesh që shpesh janë sfiduese për kompanitë vendase. BE funksionon me rregulla të përbashkëta që garantojnë cilësi, siguri dhe mbrojtje të konsumatorit. Çdo produkt apo shërbim që hyn në këtë treg duhet t’i përmbahet këtyre normave, nga lënda e parë deri te shpërndarja e produktit përfundimtar.
Alban Zusi Kryetar i Shoqatës së Eksportuesve
“Standardi kryesor është standardi i sigurisë. Sepse BE thotë produkti duhet të jetë i sigurt, pastaj e ke cilësor, se ke cilësor e përcakton tregu. Ky do jetë shqetësimin kryesor dhe investimet kryesore, pastaj përsa i përket cilësisë, besoj se bizneset duhet të përshtaten vetë, do kuptojnë vetë se çfarë kërkon tregu sepse prandaj janë biznesmen për të kuptuar trended e tregut dhe për të përshtatur cilësinë e produktit të tyre, për të qenë i pranueshëm dhe i përshtatshëm për publikun. Me cilësinë, përsëri problemi do jetë disi më i dobët, sepse jo të gjithë do synojnë për të eksportuar, ndërsa problemi i sigurisë është edhe për ato që nuk do eksportojnë, edhe për ato që do prodhojnë për konsumatorin vendas, edhe për ato që tashmë e kanë tregun të garantuar në njëfarë mënyre, i cili jua ka pranuar cilësinë e tyre, është i kënaqur me cilësinë e tyre, por ato nuk mund të mos prodhojnë dot, pas datës së hyrjes në BE, sepse nuk plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, dhe standardet e sigurisë ushqimore, nuk do të jenë më të ndara, standard për Shqipërinë, standard për BE, ato do jenë një.”
“Ky është momenti kur shumë biznese kuptojnë se nuk mjafton vetëm një çertifikatë e vjetër ose një proces i përpunuar për tregun vendas. Tregu europian është më rigoroz, kontrolli nuk bën kompromis dhe siguria ushqimore është standard i pandryshueshëm. Çdo lëshim mund të ndikojë në reputacionin e kompanisë dhe mund të bllokojë hyrjen në treg. Por, çfarë duhet të ketë një biznes prodhues për të arritur me sukses në tregun e Bashkimit Europian?”
Alban Zusi Kryetar i Shoqatës së Eksportuesve
“Dhe shumë e rëndësishmë cila është mënyra për t’i arritur ato standarde, sepse t’i thuash të paktën mbi 80% të bizneseve shqiptare, që ti do arrish standardet pa i treguar sesi do arrij, është një mision i pamundur. Ato nuk kanë për t’i arritur kurrë ato standarde sepse nuk dinë sesi. Sepse arritja e një pjese të standardeve kërkon studim, kërkon analiza, kërkon njerëz të ditur, kërkon informacion se ku mund të gjenden këto pajisje, këto makineri sepse arritja e standardeve nuk arrihet duke bërë pastrim, por kërkon makineri, pajisje dhe një pjesë e bizneseve, bizneset e mëdha dhe ndoshta një pjesë e biznesve të mesme, e kanë ndoshta mundësinë dhe aftësinë për ta gjetur këtë llojë konsulence dhe këtë lloj këshillimi, edhe këto shpeshherë mund të bien pre e mashtrimeve, e konsulencave jo profesionale, të gabuara, por pjesa tjetër mbi 80% e bizneseve prodhuese as nuk dinë sesi ta bëjnë, as nuk kanë mundësinë as nuk kanë potencialet as njerëzore, as financiare për ta paguar konsulencën që i duhet, për të kuptuiar se çfarë duihet të investojnë dhe ku duhet ta blejnë me çmime të arsyeshme dhe si ta vë2në në punë dhe si ta menaxhojnë atë pastaj, sepse nuk është cështja thjeshtë të blesh disa pajisje, çështja është dhe të trajnosh personelin për t’i përdorur këto pajisje. Pra, është një process jo shumë i thjeshtë, që do vëmëndje, por që vëmendja duhet të jetë e përqëndruar. Kjo nuk bëhet me “tani bizneset duhet të përshtaten”, nuk ka për të ndodhur, bizneset do përshtaten kur të shkohet në mënyrë të personalizuar tek secili prej tyre dhe t’i thuhet se çfarë duhet bërë dhe të shkohet në mënyrë gjeneralistike me zgjidhje për problematikat e tyre, sepse përgjithësisht problematikat e njërit, janë të të 100-ve. Kështu që qeveria duhet të fillojë, të marri masa për të garantuar edhe këtë. Kush e zgjidh në mënyrë të personalizuar, le të vazhdojë puna e tij, të kemi sa më shumë biznese të tilla, por për pjesën tjetër duhet me patjetër që të mendohet që të ketë zgjidhje të përqëndruara dhe zgjidhje konkrete, le të themi edhe të kontrolluara deri në një farë mase, në outputin e tyre nga institucionet publike.”
“Konkurrueshmëria në Bashkimin Europian nuk është vetëm çështje produkti, por kriteresh të qarta. Për të hyrë dhe për t’u mbajtur në tregun europian, një biznes duhet të ofrojë cilësi të provuar, teknologji moderne, procese të digjitalizuara dhe kapacitet prodhues të qëndrueshëm. BE-ja kërkon transparencë, gjurmueshmëri dhe efikasitet, nga lënda e parë deri te shpërndarja. Pa këto elemente, nuk ka hyrje të suksesshme. Por kjo nuk ndodh vetëm duke lexuar udhëzime; kërkon planifikim, trajnime, investim dhe një vizion të qartë të zhvillimit të biznesit. Vetëm atëherë një produkt shqiptar mund të jetë konkurrues dhe të hyjë në këtë treg me standarde të larta.”
Ilir Pilku Ekspert i Agrobiznesit
“Ajo që do të them është që Shqipëria akoma nuk ka vendosur profilin e saj ekonomiko-bujqësor për të pasur një konkurrencë, për të konkurruar në tregjet europiane. Pra, ai modeli i biznesit bujqësor, i përshtatshëm në bazën e një rajonizimi të mirë, në bazë të ndryshimeve që kanë ndodhur klimaterike, dhe varietetet të cilat janë të pëlqyeshme nga konsumatorët e huaj dhe vendas, ne akoma na mungon. Nëse ne do kishim bërë këto elementët, do të ishim përgatitur për këto elementë. Vite më përpara do të ishim shumë gati për të penetruar në tregje shumë të mira dhe do ishim gati për të penetruar në tregje shumë të mira dhe do kishim një vlerë të shtuar dhe një konkurrencë shumë të lartë në një treg të përbashkët siç është dhe tregu i BE. Ne vazhdojmë përsëri të shikojmë modelet e vjetra të biznesit pa i dhënë një përparësi çfarë ne do prodhojmë për të konkurruar. Ka studime nga më të mirat, metodologji nga më të mirat. Ne nuk jemi të vendosur që do jemi me perimet e serave, do jemi me të fushës, do jemi me agrumet, do jemi me ullishtarinë, me arroret, pemët frutore, bimët midicinale, me produktet me origjinë shtazore. Jemi në një situatë të paqartë, për të qenë i gatshëm në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat të BE.”
Ky është një moment kyç për sektorin bujqësor. Pa një profil të qartë të produkteve që do të eksportohen dhe pa përcaktuar strategjinë për secilin produkt, fermat shqiptare rrezikojnë të humbasin mundësi të mëdha në tregun europian. Është e rëndësishme të identifikohen ato kultura që janë më konkurruese, si edhe teknologjitë më efikase për prodhim dhe përpunim. Vetëm atëherë, sektori bujqësor mund të bëhet motor i rritjes ekonomike dhe eksportit të qëndrueshëm. Subjektet shqiptare që synojnë tregun europian duhet të fillojnë me analizën e teknologjisë, cilësisë dhe certifikimeve.
Ilir Pilku Ekspert i Agrobiznesit
“Ju e ngrini pyetjen me të drejtë kur e thoni certifikimi dhe standardet për tregun europian. Por ne duhet të mendojmë edhe për tregun shqiptar. Pra, nëse ligjshmëria të kërkon që ti duhet tëkesh një certifikim HAASAP, ashtu siç është në bazën ligjore të ligjit të ushqimit në Shqipëri, je i detyruar ta mbash. Nëse ti duhet të mbash ato shënimet, që ne i themi të jenë pjesë e gjurmueshmërisë, ti je i detyruar që t’i mbash. Pra, unë do thoja që në fillim e rëndësishme dhe e detyrueshme janë ato standardet që BE na i kërkon, janë ato standard minimaliste që na kërkon BE. Pastaj kuptohet që sipërmarrja europiane dhe botërore ka dhe certifikimet e tyre që janë certifikime vullnetare, jo të detyrueshme, por që ti nuk mundesh të bëhesh pjesë e një tregu, e një marketimi global nëse ti nuk ke standard më të larta siç t’i mund jetë ISO 9001, siç mundtë jetë Global GAP, pra ë gjitha këto janë pjesë që Shqipëria do të jetë e detyruar t’i plotësojë për t’i konkuruar.”
“Kjo nënvizon se përveç standardeve minimale, bizneset duhet të synojnë standarde më të larta për të qenë konkurrentë. Për shembull, certifikatat ISO dhe Global GAP nuk janë të detyrueshme, por pa to nuk mund të hyn në zinxhirët e furnizimit të kompanive europiane ose në supermarketet e mëdha. Kjo nënkupton se çdo fermë apo përpunues duhet të investojë në procese dhe trajnime, duke garantuar që produkti final plotëson standarde ndërkombëtare. Në një kohë që Shqipëria ka hapur kapitujt e negociatave për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, kjo demonstron një hap që e afron sektorin me standardet dhe tregun e BE-së. Ky zhvillim i jep agrobiznesit shqiptar më shumë mundësi për investime, certifikim dhe akses në fonde europiane. Me rritjen e kërkesave për cilësi, gjurmueshmëri dhe produkte të përpunuara, fermat dhe agrobizneset pritet të modernizohen më shpejt. Në këtë proces, agrobiznesi mund të kthehet në një motor të qëndrueshëm të rritjes ekonomike dhe zhvillimit rural.”
Ilir Pilku Ekspert i Agrobiznesit
“Është një sfidë e madhe, të jesh pjesë e familjes europiane është një sfidë shumë e madhe. Është një sfidë që lidhet me politikbërjen tonë, lidhet me ligjshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve dhe të gjithë këto procese që lidhen nga politikbërja, pastaj vijmë sesa është i aftë dhe i gatshëm biznesi bujqësor për të investuar dhe plotësuar standardet që BE na kërkon. Pra, unë e shikoj që një 5 vjeçar është i pamjaftueshëm, ndërkohë që jam i sigurt që do kemi një periudhë tranzitore 3-5 vjeçare, pas vitit 2030 në mënyrë që të kemi sa më pak risqe të falimenteve, të cilat për hir të vërtetës do ndodhin. Pra flas, sin ë nivel ferme dhe në nivel agropërpunimi. Standardet dhe gjurmueshmëria, prqa këto dy emra që janë emra shumë identifikues, me ndikim edhe në BE sepse kanë lidhje me sigurinë ushqimore, kanë lidhje me ushqimin për qytetarët e teEuropës, për të cilat ne nuk mundemi dot të bëjmë lojra.
Për të përfituar nga tregu dhe programet e Bashkimit Europian, institucionet shqiptare duhet të bashkëpunojnë ngushtë për të ofruar informacion, akses në financime dhe trajnime për bizneset. Njëkohësisht, duhet të krijohen mekanizma mbështetës për certifikim, standardizim dhe inovacion, që produktet shqiptare të jenë konkurruese në tregun europian. Dialogu i vazhdueshëm me bizneset siguron që programet të jenë të efektshme dhe të përshtatura për nevojat e tyre. Ky bashkëpunim është çelësi për integrimin dhe rritjen e qëndrueshme të agrobiznesit dhe bizneseve shqiptare.
Ergis Sefa Ekspert Ekonomie
“Programet qeveritare ka por janë larg asaj të qënit të mjaftueshme duke pasur parasysh qëndjen që është në terren. Megjithatë së bashku me BE, në kuadër të planit të rritjes, po përgatiten programe të përbashkëta në ndihmë të biznesit sidomos atij të vogël dhe të mesëm. Duhet një koordinim më i mirë sidomos nga pala jonë, nga ana shqiptare me ato institucione të BE të cilat merren me zgjerimin e tregut, me të gjitha me programet e ndryshme që kanë lidhje me Ballkanin Perëndimor. Kemi iniciativa shumë të mira, megjithë atë, duhet që koordinimi institucional duhet të jetë të një niveli akoma dhe më të mirë”
Kjo tregon se përveç programeve ekzistuese, bizneset shqiptare kanë nevojë për një rrugë të qartë koordinimi dhe udhëzimi, ku çdo biznes të dijë se cilat fonde janë të aksesueshme, si të aplikojë dhe si të marrë ndihmën teknike për të përmbushur standardet europiane. Nuk mjafton që fondet të jenë të shpërndara; ato duhet të shkojnë direkt tek biznesi, të shoqëruara me mentorim, trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme. Bizneset shqiptare duhet të ndjekin me kujdes mundësitë e fondeve europiane dhe të kërkojnë programet që i përshtaten sektorit të tyre. Kërkimi i fondeve bëhet përmes portaleve zyrtare të BE-së dhe institucioneve mbështetëse, ndërsa aplikimet duhet të jenë të detajuara dhe të sakta. Një qasje e informuar rrit shanset për të fituar fonde dhe për të zgjeruar biznesin në tregun europian. Por, a kanë njohuri sipërmarrësit për të gjurmuar fondet që Bashkimi Europian alokon?
Alban Zusi Kryetar i Shoqatës së Eksportuesve
“Jo, ju mungon kjo njohuri, edhe ky është një element tjetër shumë i rëndësishëm. Së pari ne jemi të dëmtuar nga fondet e IPARD, flas për sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit. I cili do të ishte një ndihmesë shumë e madhe, për të gjithë sektorin për t’u përshtatur sepse në fakt ato fonde janë pikërisht për arritje standardish, nuk janë për rritje të biznesit, janë për arritjen e standardeve, dhe prandaj edhe financohet gjysma për ta nxitur biznesin që ta bëjë edhe gjysmën tjetër dhe të arrijë standardet. Por ndërkohë ka fonde të tjera, që janë fonde komunitare. Unë kam dëgjuar funksionarë të lartë të trupave diplomatike të BE dhe vendeve të tjera të cilat flaisn për fonde, të cilat janë në funksion të ekonomisë shqiptare, por bizneset shqiptare me një përjashtim shumë të vogël ndoshta 1-2% e tyre mund të jenë në dijeni për këtë. Këtu pastaj unë do tëbëja një apel, jo vetëm për qeverinë, por veçanërisht për shoqërinë civile, veçanërisht për universitetet të cilët e dinë sesi aplikohet, të cilët aplikojnë. Do ju bëja një apel, të cilët mos të bëjnë më aplikime për projekte të cilat nuk i hyjnë në punë askujt, të cilat shpeshherë përfundojnë nëpër sirtare, të cilat janë ripërsëritje e vetëvetes, i njëjti projekt ndoshta i prezantuar 5-6 herë, thjeshtë për të marrë fonde. Por të fillojnë të bëjnë projekte aplikime bashkë me bizneset, sepse i siguroj që kanë për të ndjerë shumë më tepër kënaqësi profesionale dhe intelektuale, kanë për t’u rritur shumë më tepër profesionalisht duke bërë të tilla projekte sfiduese bashkë me bizneset, dhe pse jo, duke bërë projekte me bizneset ka shumë gjasa që ato të futen në biznes, të mos jenë më pedagog atje, por të futen me bizneset, me ato biznese atje ku po bashkëpunojnë, ose t’u lindin ide të tjera për të krijuar biznese e tyre të tjera rreth gjerave që ato do të zgjidhin për projekte të tilla me sipërmarrjet. Nga ana tjetër, do jetë një ndihmesë jashtëzakonisht e rëndësishme për ekonominë shqiptare për të gjithë mjedisin e të bërit biznes në Shqipëri, në qoftë se universitetet, agjensitë organizatat jo qeveritare, të cilat punojnë me fonde ndërkombëtare, do të fillojnë t’i thithin këto fonde për t’i vënë në dispozicion pikërisht përshtatjes së bizneseve në kuadër të integrimit dhe për të kaluar sa më lehtë këtë periudhë tranzitore.”
Këtu shohim një tjetër element kyç, bashkëpunimi midis institucioneve publike, universiteteve, organizatave joqeveritare dhe bizneseve duhet të jetë praktik, aktiv dhe i drejtpërdrejtë. Nuk mjafton të dërgohen udhëzime ose të shpërndahen fonde. Duhet të ketë mentorim, asistencë dhe bashkëpunim për të parë rezultatet në terren. Por cilat janë pengesat kryesore që I mbajnë bizneset shqiptare larg tregut europian?
Ergis Sefa Ekspert Ekonomie
“Në radhë të parë do thoja është mendësia, ajo që quajmë mentaliteti. Fakti që nuk e kuptojnë akoma që vjen një valë e madhe qoftë nga ana e vështirësisë por qoftë dhe nga ana e mundësisë në radhë të dytë është raporti që ato kanë me cilësinë dhe investimin. Kryesisht bizneset shqiptare nuk para investojnë në cilësi apo në afatgjatë. Dhe mbi të gjitha është mënyra sesi e trajtojmë e trajtojnë kapitalin njerëzor, stafin që ata kanë. Nuk investojnë shumë në profesionalizimin e stafit, në mënyrë që të kenë njerëz me aftësi shumë të mira që pastaj të konkurrojnë më lehtë dhe më denjësisht në tregun europian.”
Gertjana Hasalla Eksperte Punësimi
“Më shumë se çdo gjë të përafrohen me standardet e punës të Bashkimit Europian dhe të arrijmë të kuptojmë që dhe vetë tregu europian ka ndryshuar me kalimin e viteve. Dhe ajo çka ndodh sot për sot, në tregun europian është që ka një qasje të jashtëzakonshme ndaj teknologjisë, në çfarë do lloj profesioni. Dhe teknologjia nuk është më e nevojshme vetëm për një fushë të caktuar, pra pë rata që merren me Inteligjencën Artificiale, ose ata që merren me programime, por për çfarëdo lloj profesioni tjetër t’i duhet të kesh disa njohuri bazë kompjuterike, digjitale, të cilat më pas të të ndihmojnë ty në punën tënde, e cila ka ndryshuar ndërvite. Pra nuk është si më përpara, ku ti mund të bëje një punë rutinë të përditshme të kthyer në një farë mënyre e cila nuk kishte nevojë për përditësime. Tashmë çdo gjë ka nevojë për përditësime, veçanërisht aftësitë tona digjitale për të marrë pjesë dhe për të qënë pjesë e tregut të punës. Gjithashtu Europa vetë, ajo çka ka ndryshuar është gjithashtu një plakje e popullsisë. Ka gjithmonë e më tepër nevojë për atë që quhet industria e kujdesit, pra ka nevojë për inferimierë, ka nevojë për mjek, ka nevojë për qëndra kujdesi, për punonjës social, për psikologët, dhe çdo gjë tjetër. Një gjë të tillë ne e shikojmë dhe në Shqipëri. Ka një ndryshim, në mënyrën sesi ka ndryshuar demografia, apo popullsia e Shqipërisë ndër vite dhe ne shikojmë dhe vetë një plakje të popullsisë. Çka do të thotë, në vitet e ardhshme, njësoj sin ë Bashkimin Europian, ne do të kemi nevojë për më shumë punë në këtë fushë, në fushën fushën e kujdesit. Do ketë nevojë për infermierë, për mjekë, punonjës social, psikolog. Do jetë më e vështirë për ne, nëse nuk do t’i kemi të përgatitura këto gjëra, ose do kemi më pak mjekë se çkemi sot për sot në Shqipëri. Kemi një ikje të mjekëve dhe infermierëve,veçanërisht në vende si Gjermania, e cila ka nevojë për këtë industrinë e përkujdesit, por do jetë jo shumë e largët dita, që Shqipëria vetë do ketë nevojë të jashtëzakonshme për industrinë e kujdesit, veçanërisht për të moshuarit, veçanërisht për moshën e tretë, e cila shumë shpejt, në mënyrë galopante është rritur dhe po shndërrohet në atë që quhet, grupomosha mbizotëruese në Shqipëri, për shkak të largimit të të rinjve, për shkak të ndryshimit në përgjithësi të demografisë, të mënyrës sesi edhe njerëzit bëjnë fëmijë tani në një moshë të mëvonshme. Duhet të kemi kujdes se ka ndryshuar mënyra sesi tregu i punës funksionon në Bashkimin Europian, dhe do të ndryshoj dhe në Shqipëri. Nëse aspirojmë që në 5 apo 10 vite do bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, në mos edhe më herët, do duhet të kujdesemi që Bashkimi Europian në vetvete po punon shumë me ekonominë e gjelbër. Çka do të thotë kjo. Ekonomia e Gjelbër në vetete janë të gjitha ato punë që janë të lidhura me mbrojtjen e mjedisit por edhe me përdorimin e tij në mënyrë të ndërgjegjshme. Pra të gjithë inxhinierët e mjedisit, gjithçka që ka lidhje me panelet diellore,dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me mbrojtjen e mjedisit, janë profesione që do kërkohen gjithnjë e më tepër dhe nëse ka diçka që po e bën shumë Bashkimi Europian sot për sot, të gjitha vendet që janë pjesë e tij, është ajo që quhet puna në distancë, ose puna me orar të reduktuar në ambientet e zyrës. Shumë shpesh, kompanitë në Bashkimin Europian, po zgjedhin që punonjësit e tyre të japin mundësinë që të punojnë dy ditë në zyrë dhe tre ditë të punojnë në ambientet e shtëpisë, ose në ambientet e tjera. Ndërkohë, ka kompani të tjera, që zgjedhin edhe ditët e punës, që është 4 ditë në javë, që është një arritje gjithashtu që është shumë shpejt akoma për Shqipërinë, por është dickka që ndoshta duhet të shikohet në të ardhmen dhe në këtë harkun kohor të 5-10 vitesh do jetë patjetër mundësia që edhe për kompanitë në Shqipëri, të fillojnë të ofrojnë punë me orar të reduktuar në zyrë, ose punë 4 ditë në javë. Nuk është e largët, duke sikur është e jashtëzakonshme, por shumë shpejt do ndodhi edhe në Shqipëri, dhe ky është trendi në të cilën ne po shkojmë, kështu që këto janë disa nga fushat kryesore që po ndryshon vetë tregu Europian dhe ne do duhet ta ndjekim nëse do duam të bëhemi pjesë e tij.”
Integrimi në Bashkimin Evropian nuk do të jetë thjesht një proces politik apo diplomatik, ai do të jetë një test real për bizneset shqiptare. Nga Tirana në Bruksel, rruga kalon përmes standardeve. Të jesh pjesë e BE-së do të thotë të operosh me standarde të larta, të jesh transparent, efikas dhe konkurrues.
Shqipëria “zhduk” lekun letër? - Cili është plani i qeverisë për zvogëlimin e pagesave me para në dorë?
“Deri në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë “cashless”, pra që i gjithë ndërveprimi dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Kjo është......
Shqipëria, për çdo shije dhe buxhet - Nga "perla" e fshehur, në destinacionin e të gjithëve
Turizmi është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë dhe zhvillimin e vendit, duke u bërë një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike.......
Rama uron shqiptarët në prag të Vitit të Ri: Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër
Në vigjilje të ndërrimit të viteve, Kryeministri Edi Rama iu drejtua qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, me një mesazh reflektues dhe urimi, ku......
ARRSH, plan masash për festat e fundvitit/ Drejtori Ami Kozeli: Mjetet dhe punonjësit, në gatishmëri në akset me ngrica
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, ka publikuar masat e marra nga ky institucion për festat e fundvitit. Sipas tij, do të garantohet një......
Si është mbyllur ky vit për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas rënie të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë vit pozitivisht duke shënuar rritje teksa është blerë sot me 81.3......
Sa do të ulen komisionet e terminaleve POS në 2026? - Brumbulli: Do të ndjekim modelin e vendeve të BE. 0.2% për kartat e debitit, 0.3% kreditit
Gjatë 2026 pritet të ulen ndjeshëm komisionet që bankat u mbajnë bizneseve kur këto të fundit pranojnë pagesa me kartë në terminalet POS nga qytetarët. Në......
Pronarët marrin kompensimin financiar - Ministri i Drejtësisë: Për mbi 13 mijë familje paratë kalojnë në llogari bankare
Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e tyre nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Në një videomesazh ministri i Drejtësisë,......
Meksika do të rrisë tarifat ndaj Kinës - Presidentja Sheinbaum: Synojmë të rrisim prodhimin vendas
Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Meksikës për importet nga vendet kryesisht aziatike do të hyjnë në fuqi të enjten, në një veprim që do ta afrojë Meksikën......



