Sa do të ulen komisionet e terminaleve POS në 2026? - Brumbulli: Do të ndjekim modelin e vendeve të BE. 0.2% për kartat e debitit, 0.3% kreditit

Gjatë 2026 pritet të ulen ndjeshëm komisionet që bankat u mbajnë bizneseve kur këto të fundit pranojnë pagesa me kartë në terminalet POS nga qytetarët. Në një intervistë për Televizionin Scan, Sekretari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli, u shpreh se do të ndiqet modeli i vendeve të Bashkimit Evropian, ku komisioni për transaksionet me kartë debiti është 0.2% dhe ato me kartë krediti është 0.3%.
“Grupi i punës akoma nuk ka filluar. Është duke u ngritur. Pra, janë mbledhur emrat, kandidatët nga institucionet që do jenë pjesë, por akoma nuk është bërë takimi i parë. Ndërkohë që ne me Bankën e Shqipërisë, në takimet që kemi pasur, kemi rënë dakord që në kuadrin edhe të përafrimit të legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Evropian, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit tjetër, të 2026-ës, pritet që të ndryshojë rregullorja jonë përkatëse mbi interchange fee, mbi komisionet e ndërsjella që kanë të bëjnë me kartat e debitit dhe kartat e kreditit, dhe do të ndjekim atë model që kanë edhe vendet e Bashkimit Evropian, përkatësisht me 0.2 dhe 0.3% për kartën e debitit dhe kartën e kreditit”, tha Brumbulli.
Megjithatë, për të realizuar këtë, rruga kalon fillimisht nga Parlamenti. Ai thekson se nevojitet një ndryshim urgjent në ligjin 'Për Shërbimin e Pagesave', i cili do t’i hapë rrugë ndryshimeve në rregulloren e Bankës së Shqipërisë.
“Pra është një masë që do të ndërmerret, por që të vijmë deri te udhëzimi duhet bërë dhe një ndryshim në ligjin për shërbimin e pagesave, kështu që parlamenti duhet të na ndihmojë patjetër duke i dhënë përparësi atij ndryshimi sa më shpejt në tremujorin e parë të 2026-ës, në mënyrë që t'i lihet kohë pastaj zbatimit të atij neni të ri, t’i hapet rruga edhe ndryshimit përkatës në rregullore”, shtoi Sekretari i Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Aktualisht, komisionet e terminaleve POS janë shumë të larta për bizneset. Kjo i shtyn këto të fundit që të mos e përdorin dhe t'i kufizojnë qytetarëve mundësinë e kryerjes së pagesave me kartë. Ekzistojnë edhe ato biznese që vendosin një kufi minimal prej 300 ose 1500 lekësh blerje për të kryer pagesën me kartë.
Pronarët marrin kompensimin financiar - Ministri i Drejtësisë: Për mbi 13 mijë familje paratë kalojnë në llogari bankare
Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e tyre nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Në një videomesazh ministri i Drejtësisë,......
Meksika do të rrisë tarifat ndaj Kinës - Presidentja Sheinbaum: Synojmë të rrisim prodhimin vendas
Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Meksikës për importet nga vendet kryesisht aziatike do të hyjnë në fuqi të enjten, në një veprim që do ta afrojë Meksikën......
FED do të ulë normat e interesit në 2026-ën - Pritet të shihet ecuria e ekonomisë amerikane
Rezerva Federale në SHBA po sinjalizon se do të ketë ulje të mëtejshme të normave të interesit, por së pari do të pezullojë uljet e njëpasnjëshme për t'u......
Trump pritet të zgjedhë shefin e ri të FED - Kërcënon sërish Powell, pritet ta shkarkojë në janar
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi do të emërojë një kryetar të ri të Rezervës Federale gjatë janarit, ndërsa shtoi se po shqyrton ngritjen e një......
Si do të funksionojë skema e shtesave mujore të pensioneve - Zbardhen detajet e vendimit dhe kategoritë përfituese
Nga 1 janari 2026, mijëra pensionistë në vend do të përfitojnë lekë shtesë mbi pensionin. Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, shtesat variojnë nga 600......
Nënstacion i ri elektrik në Tiranë - OST hap garën, synohet rritja e efikasitetit energjetik
Operatorit i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e nënstacionit të ri 220/110 kV Traktora, me një fond limit prej 916 milion e......
“Evropa duhet të mbrojë paqen dhe prosperitetin” - Kancelari Merz: Sfidë, proteksionizmi në ekonominë globale
Evropa duhet të mbrojë interesat e saj më fort për të siguruar paqen dhe prosperitetin në vitin 2026, mes sfidave nga agresioni rus, proteksionizmi global......
Qipro përballet me momentin e madh të Evropës - Nikozia ka detyrën e drejtimit të punëve të BE-së
Duke filluar nga janari, një nga vendet më të vogla të Evropës do të jetë përgjegjës për drejtimin e fuqive politike për të trajtuar disa nga problemet më të......



