Nordikët dhe aziatikët “zbulojnë” Shqipërinë/ Danimarka dhe India, sërish me rritjen më të fortë edhe në prill

Prilli solli një tjetër rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri, por këtë herë ajo që bie më shumë në sy nuk janë vetëm shifrat totale, por ndryshimi gradual i hartës së hyrjeve që po zgjedhin vendin. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë muajit hynë rreth 891 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndër zhvillimet më interesante të muajit ishte rritja shumë e fortë nga Danimarka, India dhe Lituania. Hyrjet nga Danimarka u rritën me mbi 265%, ndërsa Lituania regjistroi pothuajse të njëjtin ritëm zgjerimi. Edhe India shënoi një rritje mbi 120%, duke dhënë sinjale se Shqipëria po hyn gradualisht në radarët e tregjeve më të largëta turistike.
Në të njëjtën linjë, rritje të forta pati edhe nga Norvegjia, Irlanda, Ukraina, Letonia dhe Spanja, ndërsa Polonia pothuajse dyfishoi numrin e hyrjeve. Kjo tregon se përveç rajonit, vendi po fiton terren edhe në Europën Veriore dhe Lindore, tregje që deri pak vite më parë kishin prani shumë më të kufizuar në turizmin shqiptar.
Megjithatë, pesha kryesore vijon të mbahet nga Kosova dhe Italia. Kosova mbetet burimi më i madh i hyrjeve të të huajve në Shqipëri, ndërsa Italia vijon të jetë tregu më i rëndësishëm nga Europa Perëndimore.
Nga ana tjetër, disa vende shënuan rënie të ndjeshme. Izraeli, që dikur kishte rritjen më të madhe pësoi tkurrjen më të fortë, me mbi 85% më pak hyrje se një vit më parë, ndërsa rënie pati edhe nga Gjermania, Turqia dhe Zvicra. Këto lëvizje po reflektojnë gjithnjë e më shumë ndikimin e pasigurive gjeopolitike dhe ndryshimin e preferencave në rajon.
Të dhënat e prillit tregojnë se turizmi hyrës në Shqipëri nuk po mbështetet më vetëm tek tregjet tradicionale të Ballkanit, por po zgjerohet gradualisht edhe drejt vendeve që deri tani kishin një prani periferike në flukset hyrëse drejt vendit.
Hapen aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë - Fondi i dedikuar për 12 masa mbështetëse, 5,2 mld lekë
Këtë të hënë u hapën aplikimet për skemën Kombëtare të Bujqësisë 2026, e cila parashikon një fond prej 5.2 miliardë lekësh, të cilët do të përkthehen në 12......
Impiantet e gazit me përmasa të vogla - ERE nis procedurat për miratimin e licencave tip për GNL dhe GNK
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për miratimin e licencave tip për operimin e impianteve të gazit natyror të lëngshëm (GNL) dhe gazit natyror......
Rrjeti i ATM-ve zgjerohet, por funksionet mbeten të pashfrytëzuara - BSH: Dominojnë tërheqjet cash. Urdhër transfertat dhe depozitimet, përdorim minimal
Ndërsa numri i bankomateve sa vjen e rritet, shqiptarët vijojnë t’i përdorin kryesisht për një funksion të vetëm: tërheqjen e parave cash. Sipas të dhënave......
Në katër muaj, mbi 2.5 milionë hyrje nga të huajt/ Europa Jugore dominon turizmin në vend, përbën rreth 70% të totalit
Pas një fillimviti të zbehtë sa i përket hyrjeve të shtetasve të huaj, muaji prill ka konfirmuar vijimin e rritjes së turizmit, duke sinjalizuar kështu......
288 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit - Konsumi jep kontributin kryesor në rritje, ndjekur nga sigurimet shoqërore
Në 4 muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 275.7 miliardë lekë, duke tejkaluar planin e periudhës në 105.2 %. Krahasuar me të njëjtën......
Argëtim, adrenalinë dhe siguri rrugore - Automotive Fair Albania IV, katër ditë spektakël në Tiranë
Edicioni i katërt i Automotive Fair Albania rezervoi për qytetarët, të apasionuarit pas automobilizmit, katër ditë të mbushura me aktivitete, spektakël dhe......
Nga Hormuzi, te supermarketet - Si po rrezikohet zinxhiri global i ushqimit?
Paralajmërimi i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) se bota ka vetëm gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj kohë për të......
Çmime negative në bursë, ALPEX kërkon ndryshime - Propozon kufi minimal të çmimit në tregun e ditës në avancë, të jetë -50 euro/mWh
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX kërkon vendosjen e një kufiri minimal të lejuar të çmimit në tregun e ditës së avancë, duke argumentuar se......


