Analiza Postuar më 25 Maj 2026, 12:50

Në katër muaj, mbi 2.5 milionë hyrje nga të huajt/ Europa Jugore dominon turizmin në vend, përbën rreth 70% të totalit

Nga Scan TV

Në katër muaj, mbi 2.5 milionë hyrje nga të huajt/ Europa

Pas një fillimviti të zbehtë sa i përket hyrjeve të shtetasve të huaj, muaji prill ka konfirmuar vijimin e rritjes së turizmit, duke sinjalizuar kështu fillimin e sezonit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë prillit në territorin shqiptar hynë mbi 1.6 milion shtetas shqiptarë dhe të huaj, me një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe pse ritmi i rritjes rezulton disi më i ulët se në mars, kur hyrjet u rritën me 11.7%, prilli ka ruajtur flukse të larta dhe ka konsoliduar tendencën pozitive të muajve të fundit. Kjo tregon se Shqipëria vijon të mbetet një destinacion tërheqës për turistët e huaj, ndërsa lëvizjet e shqiptarëve jashtë dhe brenda vendit mbeten të larta.

Sipas statistikave, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 8.8%, ndërsa ato të shtetasve shqiptarë me 8.7%. Paralelisht, edhe daljet nga territori shqiptar shënuan rritje me rreth 8%, duke reflektuar një intensifikim të përgjithshëm të qarkullimit në prag të sezonit veror.

Nga analiza sipas rajoneve rezulton se pjesa më e madhe e turistëve vijojnë të vijnë nga Europa Jugore, e cila përbën 74% të hyrjeve nga kontinenti europian. Ndërkohë, Europa Perëndimore kontribuon me 11% të hyrjeve, duke mbetur një treg i rëndësishëm për turizmin shqiptar.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se qëllimi kryesor i hyrjeve në Shqipëri mbetet turizmi dhe udhëtimet personale. Në 98% të rasteve, shtetasit e huaj kanë hyrë për arsye personale, si pushime, vizita familjare apo aktivitete jo-profesionale. Ky tregues u rrit me 9.2% krahasuar me prillin e një viti më parë. Nga ana tjetër, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë rënë me 4.7%, duke treguar se rritja aktuale po mbështetet kryesisht nga turizmi dhe jo nga udhëtimet e punës.

Në total, gjatë katër muajve të parë të vitit, hyrjet nga të huajt në Shqipëri kanë kaluar mbi 2.5 milionë, duke shënuar një rritje prej 5.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Shqipëria 25 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat