Meksika do të rrisë tarifat ndaj Kinës - Presidentja Sheinbaum: Synojmë të rrisim prodhimin vendas

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Meksikës për importet nga vendet kryesisht aziatike do të hyjnë në fuqi të enjten, në një veprim që do ta afrojë Meksikën me SHBA-në, pasi vendet fqinje vendosin pengesa të rëndësishme për importet kineze.
E miratuar nga Kongresi në fillim të dhjetorit, masa rrit tarifat, shumica deri në 35%, për vendet pa marrëveshje të tregtisë së lirë me Meksikën, duke përfshirë Kinën, Indinë, Korenë e Jugut, Tajlandën dhe Indonezinë. Kina pritet të ketë ndikimin më të madh.
Rritjet do të zbatohen për mijëra produkte, duke përfshirë automobila, pjesë këmbimi për makina, tekstile, veshje, plastikë dhe çelik. Ky veprim ka shkaktuar kundërshtime të forta nga Kina dhe disa industri vendase të shqetësuara për rritjen e kostove.
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum dhe anëtarët e administratës së saj kanë thënë se tarifat synojnë të rrisin prodhimin vendas dhe të adresojnë çekuilibrat tregtarë, dhe kanë këmbëngulur se ato nuk drejtohen ndaj një vendi të caktuar.
“Ky modifikim tarifor synon kryesisht të mbrojë gati 350,000 vende pune në sektorë të ndjeshëm si këpucët, tekstilet, veshmbathjet, çeliku dhe automobilat, duke kontribuar njëkohësisht në riindustrializimin sovran, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës”, tha ministria e ekonomisë e Meksikës në një deklaratë.
Taksat do të sigurojnë gjithashtu një shtesë prej 3.76 miliardë dollarësh në të ardhura qeveritare vitin e ardhshëm, ndërsa Meksika punon për të ulur deficitin e saj fiskal.
Shumë analistë politikë dhe tregtarë besojnë se tarifat, të cilat do të ndikojnë kryesisht në mallrat kineze, synojnë të qetësojnë administratën Trump përpara shqyrtimit të ardhshëm të marrëveshjes tregtare SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA).
FED do të ulë normat e interesit në 2026-ën - Pritet të shihet ecuria e ekonomisë amerikane
Rezerva Federale në SHBA po sinjalizon se do të ketë ulje të mëtejshme të normave të interesit, por së pari do të pezullojë uljet e njëpasnjëshme për t'u......
Trump pritet të zgjedhë shefin e ri të FED - Kërcënon sërish Powell, pritet ta shkarkojë në janar
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi do të emërojë një kryetar të ri të Rezervës Federale gjatë janarit, ndërsa shtoi se po shqyrton ngritjen e një......
Si do të funksionojë skema e shtesave mujore të pensioneve - Zbardhen detajet e vendimit dhe kategoritë përfituese
Nga 1 janari 2026, mijëra pensionistë në vend do të përfitojnë lekë shtesë mbi pensionin. Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, shtesat variojnë nga 600......
Nënstacion i ri elektrik në Tiranë - OST hap garën, synohet rritja e efikasitetit energjetik
Operatorit i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e nënstacionit të ri 220/110 kV Traktora, me një fond limit prej 916 milion e......
“Evropa duhet të mbrojë paqen dhe prosperitetin” - Kancelari Merz: Sfidë, proteksionizmi në ekonominë globale
Evropa duhet të mbrojë interesat e saj më fort për të siguruar paqen dhe prosperitetin në vitin 2026, mes sfidave nga agresioni rus, proteksionizmi global......
Qipro përballet me momentin e madh të Evropës - Nikozia ka detyrën e drejtimit të punëve të BE-së
Duke filluar nga janari, një nga vendet më të vogla të Evropës do të jetë përgjegjës për drejtimin e fuqive politike për të trajtuar disa nga problemet më të......
Shqipëria hap rrugën për heqjen e tarifave roaming me BE - Projektligji, në konsultim publik. Integrohemi në tregun digjital evropian
Shqipëria po hedh hapa drejt heqjes së tarifave "Roaming" me Bashkimin Evropian dhe dhënë kështu fund tarifave të larta të telefonisë kur udhëtojmë jashtë......
Euro në "tatëpjetë" gjatë 2025-ës/ Nën 100 lekë gjithë vitin. Kush fitoi dhe u godit nga dobësimi i monedhës evropiane?
Euroja nuk është ndalur së zhvlerësuari gjatë 2025. Kursi i këmbimit është shoqëruar nga forcimi i vazhdueshëm i monedhës vendase, lekut, dhe dobësimi i......



