Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset që të zhvendosen nga hapësirat që kanë zaptuar pranë akseve kombëtare
Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që kanë zaptuar dhe që është kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Pas këtij afati parashikohen ndëshkime për të gjitha subjektet të cilat kanë refuzuar zbatimin e këtij vendimi.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici dhe drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli ishin në aksin rrugor Kamëz-Laç, ku inspektuan ecurinë e aksionit, duke përsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar bizneseve që të tregohen bashkëpunues në këtë nismë.
Balluku paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë subjekt duke theksuar se siguria rrugore mbetet një prioritet i vazhdueshëm. “Kemi informuar një javë më parë, i kemi bërë thirrje të gjithë bizneseve dhe subjekteve që ndodhen në zonat e akseve kombëtare për të marrë masa dhe për të liruar hapësirat, duke qenë se janë shkelur në shumë raste, sidomos në rastin e varrezave të automjeteve, aty ku rrinë automjete të cilat tregtohen për pjesë këmbimi apo edhe për arsye të tjera që sipas një akti normativ të vitit 2011 duhet të qëndrojë 1 kilometër larg rrugës kombëtare”, deklaroi Balluku.
Zëvendëskryeministrja falënderoi ato biznese që kanë nisur të tërhiqen vetë nga sipërfaqet e zaptuara në anët e akseve kombëtare, teksa ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo rast ku evidentohen shkelje të hapësirave publike.
“E gjithë kjo reformë do të shkojë deri në përfundim të saj, duke liruar çdo centimetër hapësirë. Qeveria Shqiptare është më e angazhuar se kurrë. Të gjitha trupat tona janë në terren. Ne kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve, pasi shumë indicie vijnë nga mesazhet e tyre, të cilat në shumicën e rasteve rezultojnë që janë të sakta dhe të drejta. Kështu që ju nxisim që të vazhdoni dhe të denonconi çdo rast shkelje të hapësirave publike apo dhe të sigurisë rrugore”, nënvizoi Balluku.
Kryeinspektorja Bici dhe Drejtori Gjyli njoftuan se grupet e IKMT dhe ARRSH janë në terren për të ndjekur të gjithë procesin dhe njoftuar bizneset për zbatimin e vendimit.

BE: Nga 12 tetori rregulla të reja udhëtimi në zonën Schengen - Ndryshimet prekin 60 vende, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor
Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, që i jep fund vendosjes së vulave në pasaporta,......

Fluksi turistik, rekord pasagjerësh në linjat ajrore/ Numri i fluturimeve në gjysmën e parë të vitit arrin në 31 mijë
Sipas të dhënave më të fundit të “Institutit të Statistikave”, në gjysmën e parë të vitit, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar gjithsej rreth 175......

Blerja e pronave nxit huamarrjen/ Kredia e re arrin vlerën e 38.9 miliardë lekëve në qershor
Në muajin Qershor, kredia e re e dhënë nga sistemi bankar ka arritur në vlerën e 38.8 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje prej 24.7%, krahasuar me një......

Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për Ekonominë e Gjelbër!
Sipas raportit të fundit të OECD "Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025", Shqipëria zë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për......

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve/ Fond rekord 20 milionë euro të strukturuara në 9 masa mbështetëse
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor, duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe......

Në lek apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët? BSH: Depozitat në valutë, me rënie në qershor. Faktor, zhvlerësimi i monedhës evropiane
Pas tre muajsh rënieje, duket se depozitat e përfshira në paranë e gjerë, i janë rikthyer sërish rritjes. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e......

Portofoli i kredisë shtohet me 96 mld lekë/ Në qershor totali arriti në 892.6 mld lekë, më një rritje vjetore prej 12%
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......

A janë pronat në Shqipëri më të shtrenjtat në rajon? Në Tiranë, metri katror më lirë se në Shkup. Por, lëmë pas vetëm Prishtinën
Tregu i pasurive të paluajtshme në Europën Juglindore shfaq ndryshime të theksuara në çmimet e apartamenteve me një dhomë gjumi për metër katror në vitin......