Bota Postuar më 14 Shkurt 2026, 12:27

Konferenca e Mynihut, apel për reformim të rendit global/ Rubio: SHBA dhe Evropa janë bashkë

Nga SCAN TV

Konferenca e Mynihut, apel për reformim të rendit global/ Rubio: SHBA

Në një moment kur aleanca transatlantike po përballet me pasiguri dhe debate mbi të ardhmen e saj, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa “janë bashkë”. Gjatë fjalimit të tij në Konferencwn e Sigurisë në Mynih, Rubio theksoi se Amerika synon të udhëheqë një shekull të ri prosperiteti, por duke e bërë këtë së bashku me aleatët evropianë.
“Ne duam ta bëjmë këtë së bashku me ju, aleatët tanë të çmuar dhe miqtë tanë më të vjetër”, u shpreh ai, duke shtuar se veprimi i përbashkët do të ndihmojë në rivendosjen e një politike të arsyeshme.
Fjalimi i tij u ndoq me vëmendje të veçantë, pasi vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy anëve të Atlantikut janë tensionuar. Një vit më parë, në të njëjtën konferencë, nënpresidenti amerikan JD Vance kishte kritikuar ashpër udhëheqësit evropianë për atë që e quajti ‘erozion’ të demokracisë në kontinent.
Duke iu përgjigjur zërave për një ndarje të mundshme transatlantike, Rubio theksoi se ky “nuk është as qëllimi dhe as dëshira” e Uashingtonit. Sipas tij, institucionet globale të ‘rendit të vjetër’ nuk duhet të zhbëhen, por të reformohen.
Ai shtoi se nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara synojnë të udhëheqin një “restaurim” të rendit botëror.
Rubio drejton delegacionin amerikan , më i madhi deri më tani, ku marrin pjesë më shumë se një e katërta e Senatit amerikan. Në konferencën tre-ditore marrin pjesë qindra liderë evropianë, zyrtarë ushtarakë dhe akademikë. Gjatë fjalimit, Rubio vlerësoi trashëgiminë kulturore të Evropës, duke theksuar se amerikanët do të jenë gjithmonë “një fëmijë i Evropës”. I pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat