“Korridor sigurie për forcat e NATO-s”/ Rama: Korridori VIII, pjesë e rrjetit europian TENT

Korridori VIII, me pikënisje në kompleksin portual Durrës-Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi është përfshirë zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike ushtarake të NATO-s, duke u njohur si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive të Aleancës. Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale disa nga veprat që janë studiuar, projektuar dhe po zbatohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si vepra përbërëse të këtij Korridori. Në veprat e ndërtuara dhe ato në proces në terren, përfshihen autostrada moderne, ndërtimi i portit strategjik të Porto Romanos, si dhe hekurudhat e mbështetura nga BE.
“Korridori VIII, pjesë e rrjetit europian TENT, tashmë i certifikuar si korridor sigurie për forcat e NATO-s”- shkruan kryeministri Rama.
Korridori VIII, është një nga projektet bërthamë të infrastrukturës, i cili ndërlidhet me tre rrjete të tjera të rëndësishme rrugore si dhe me Korridoret 4, 9 dhe Rrjetin TransEuropian.
Përfshirja e Korridorit të VIII si korridor sigurie për forcat e NATO-s, e pozicionon Shqipërinë në një nyje strategjike të arkitekturës së sigurisë euroatlantike, dhe e vendos vendin në qendër të planeve rajonale dhe infrastrukturave, ku NATO do të përqendrohet në vitet e ardhshme. Ky korridor, wshtw një nyje rrugore dhe hekurudhore që nis në Brindisi në Itali, kalon nëpërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe përfundon në portet e Bullgarisë.
Vendimi për njohjen zyrtarisht si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive nga NATO, u mor në Bruksel nga ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të aleancës, ku i pranishëm ishte edhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune/ Eurostat: Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë
Shqipëria po plaket me ritme ndër më të shpejtat në Europë, edhe pse mosha mesatare na rendit mes vendeve me popullsinë më të re. Të dhënat më të fundit të......
AMA në konferencën globale të UNESCO-s/ Deklarata e Pretorias, angazhime të reja për transparencë
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, mori pjesë në Konferencën Globale mbi Qeverisjen e Platformave Digjitale 2026, të organizuar......
Konferenca e Mynihut, apel për reformim të rendit global/ Rubio: SHBA dhe Evropa janë bashkë
Në një moment kur aleanca transatlantike po përballet me pasiguri dhe debate mbi të ardhmen e saj, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se......
“Shqipëria 2030”, rruga drejt 1600 Startup-eve/ Ekosistemi i inovacionit rajonal, nxitje punësimit
Shqipëria ka vendosur objektiv ambicioz, atë të krijimit të 1600 startup-eve deri në vitin 2030 dhe dyfishimin e numrit të ndërmarrjeve aktive, duke arritur......
“Nuk besojmë te tarifat, por te tregtia e lirë”/ Merz: Hendek mes Evropës e SHBA-ve, NATO aleanca më e fortë
Rreth 50 udhëheqës botërorë morrën pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në një moment kur arkitektura e sigurisë globale po përballet me tensione të......
Projektligji për Arkivat, riformulohet drejtimi i institucionit/ Kalon në varësi të Ministrisë së Kulturës, rregulla të reja për drejtuesin
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pritet të mos jetë më në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrisë. Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin “Për......
Buxheti 4 miliardë euro, senaca ditën e hënë/ Plani i rritjes, Kosova pritet të përfitojë 882.6 mln euro
Të hënën Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë buxhetin për vitin 2026. Ai kap vlerën e 4 miliardë eurove, duke përfshin edhe pagën e 13-të për punëtorët e......
Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë
Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë-Kakavijë, një projekt I rëndësishëm ndërkufitar, i cili synon rritjen e sigurisë......


