Kush është menaxheri i ri rajonal i IFC për Ballkanin Perëndimor?

IFC emëroi Nicolas Marquier në pozicionin e Menaxherit Rajonal për Ballkanin Perëndimor i cili do të jetë përgjegjës për përpjekjet rajonale të IFC-së për zhvillimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve të reja private në fusha kyçe, duke përfshirë ndërlidhjen dhe aftësinë ripërtëritëse klimatike, në kuadër të sfidave madhore ekonomike me të cilat përballet rajoni.
Në kuadër të pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe kushteve të vështira financiare në mbarë botën, me gjithë pengesat, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësi të ruajnë një trajektore rritje me nivele të ulta karboni, ndërkohë që kriza e vazhduar e energjisë thekson nevojën për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër me qëllim arritjen e rimëkëmbjes përfshirëse dhe rezistuese, thuhet në njoftimin për media.
Në cilësinë e tij si Menaxher Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Marquier theksoi nevojën për më shumë investime të sektorit privat, të cilat do t'i mundësojnë vendeve të rajonit të trajtojnë sfidat që lidhen me hapësirat e ngushta fiskale.
Përpara se të merrte këtë detyrë, Marquier ka qenë Menaxher i zyrës së IFC-së në Singapor, Malajzi dhe Brunei. Në këtë pozicion ai përforcoi kapacitetet e zyrës rajonale qendrore të IFC-së për Azinë dhe Paqësorin dhe përshpejtoi investimet jashtë vendit nga sponsorizuesit me seli në Singapor. Më parë, Marquier ka qenë këshilltar i dy Drejtorëve Menaxhues, të njëpasnjëshëm në IFC-së.
"Strategjia jonë në Ballkanin Perëndimor është të mbështesim tranzicionin e gjelbër dhe digjital, duke ndihmuar në rritjen e aftësive ripërtëritëse ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe duke përmirësuar konkurrueshmërinë," tha Rana Karadesh, Drejtori Rajonal i IFC-së për Europën. Ajo shtoi, "Nga këtej e tutje, synimi jonë është të investojmë në të gjithë sektorët në rajon, veçanërisht në energji të rinovueshme, në industrinë bankare, shitjet me pakicë, prodhim, dhe kapital investimi, ndër të tjera."
Marquier zëvendëson në këtë pozicion Ary Naïm, i cili ishte përgjegjës për vendet e Ballkanit Perëndimore dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë Poloninë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Kroacinë, në cilësinë e Menaxherit Rajonal që prej gushtit të vitit 2020. Tanimë IFC-ja ka përcaktuar dy nënrajone të veçanta brenda rajonit të saj të Evropës për të ndihmuar më tej mbështetjen dhe stimulimin e zhvillimit të sektorit privat në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Në këtë mënyrë, Marquier, i cili do të vendoset në Beograd, Serbi, do të jetë përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, dhe Ary Naïm, i vendosur në Varshavë, Poloni, është përgjegjës për vendet anëtare të BE-së.
Marquier ka kombësi franceze dhe mban diplomë bachelor për ekonomi dhe financë nga Universiteti i Durham në Mbretërinë e Bashkuar, dhe diplomë master në Menaxhim Organizativ nga Universiteti i Sorbone në Paris.
SCAN
Sondazh

Shpiragu, shpresa e madhe për Shqipërinë - Zbulohet një rezervë e konsiderueshme gazi dhe nafte e cilësisë më të lartë
Në Shpirag, zonën naftëmbajtëse më të rëndësishme në Shqipëri, pas një pune thuajse 10 vjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur......

Shërbimet postare rrezikojnë të dhënat e qytetarëve - Posta Shqiptare gjobitet me 1.1 mln lekë. Ruan të dhëna në kundërshtim me ligjin
Shërbimet postare në vend administrojnë të dhëna konfidenciale të qytetareve, por nuk janë të kujdesshme në ruajtën e tyre siç duhet. Komisioneri për Mbrojtjen......

Shqiptarët “dynden” drejt makinave elektrike - Çdo muaj importohen 6 miliardë lekë automjete
Qytetarët shqiptarë duket se po ndjekin një trend të ri sa i takon blerjes së automjeteve, duke u orientuar më së shumti drejt atyre elektrike, të cilat edhe......

Biznesi në vështirësi, rikthehet kredia për likuiditete - Kërkesa më e lartë nga sektorët e tregtisë dhe akomodimit, shërbimeve dhe ndërtimit
Gjysma e parë vitit ka regjistruar rritje të kredisë për likuiditete nga bizneset. Veçanërisht gjatë tremujorit të dytë, bizneset shqiptare kanë rritur......

Kredia në euro, për çfarë e marrin qytetarët - Dominon huaja për shtëpi, pasuar nga makinat, paisjet, mobiljet dhe overdrafti
Kredia në euro zë një peshë të konisderueshme në huadhënien e bankave tregtare në vend, megjithë një lloj tkurrje gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.......

10 nga qytetet e vogla më të bukura të Europës!
Zemra e Europës gjendet shpesh në qytetet e saj të vogla, jo vetëm në kryeqytetet e saj plot gjallëri. Nga ishujt e Mesdheut te komplekset e kështjellave......

CEO i Ferrarit: Gati një e treta e blerësve të rinj janë nën 40 vjeç, edhe pse listat e pritjes vijojnë të rriten!
Pavarësisht një liste pritjeje prej tre vitesh për disa nga makinat e saj, CEO i Ferrarit tha se kompania nuk ka plane të shtojë prodhimin për të përmbushur......

Sllovenia, vendi më i “fiksuar” për kripto - Cilat janë shtetet europiane që e përdorin dhe investojnë më shumë?
Sllovenia është vendi më i “fiksuar” me kriptovalutat në mesin e vendeve në Europë, sipas një sondazhi të fundit nga platforma cryptogambling.tv. Platforma......