KREDO.AL I BASHKOHET FUSHATËS 'HUAMARRJE E ZGJUAR' PËR PROMOVIMIN E HUAMARRJES SË PËRGJEGJSHME
Kredo.al, një kompani lider në tregun e mikrofinancës, është krenare të marr pjesë në fushatën Huamarrje e Zgjuar 2024, në nivel lokal. Kjo fushatë, e organizuar nga Microfinance Center (MFC) dhe anëtarët e saj, synon të promovojë praktikat e përgjegjshme të huamarrjes dhe standardet e mbrojtjes së klientëve në industrinë e mikrofinancës.
Edicioni i 10-të i Fushatës Huamarrje e Zgjuar nënvizon rëndësinë e nxitjes së një kulture të huadhënies së përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse. Si pjesë e angazhimit tonë për mirëqenien e klientëve dhe fuqizimin financiar, Kredo.al është entuziaste që është pjesë e kësaj nisme me ndikim.
Në nivel lokal, organizata jonë do të kontribuojë me promovimin aktiviteteve edukuese të fushatës tek klientët dhe audience jonë, nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit, si dhe duke suportuar me materiale edukuese për një huamarrje të përgjegjshme.
Duke marrë pjesë në këtë fushatë, Kredo.al tregon përkushtimin e saj ndaj kreditimit të përgjegjshëm dhe kujdesit ndaj klientit. Ne besojmë se praktikat e përgjegjshme të huamarrjes jo vetëm mbrojnë konsumatorët, por gjithashtu kontribuojnë në reputacionin e përgjithshëm të industrisë. Si pjesëmarrës, ne jemi të përkushtuar të shfaqim institucionin tonë si një huadhënës i besueshëm dhe etik.
"Ne jemi të emocionuar që jemi pjesë e kësaj fushate që përputhet me vlerat tona thelbësore të promovimit të përfshirjes financiare dhe financave të përgjegjshme," tha Besa Xhumari, Drejtoreshë Komerciale në Kredo.al.
Katarzyna Pawlak, Drejtoresha Ekzekutive e MFC-së, shprehu entuziazmin e saj, "Ne jemi të kënaqur që Kredo.al merr pjesë në fushatën Huamarrje e Zgjuar. Angazhimi i tyre për huadhënie të përgjegjshme dhe përfshirje financiare i bën ata një aleat të rëndësishëm në misionin tonë. Në këto kohë sfiduese, bashkëpunimi është thelbësor, dhe së bashku me Kredo.al ne mund të kemi një ndikim më të rëndësishëm në promovimin e praktikave të përgjegjshme të huamarrjes."
Kredo.al inkurajon organizatat e tjera që të bashkohen me ne në mbështetjen dhe promovimin e praktikave të përgjegjshme të huamarrjes. Së bashku, ne mund të kapërcejmë hendekun në edukimin financiar dhe të fuqizojmë individët dhe bizneset për të marrë vendime të informuara financiare. Duke punuar sëbashku, ne synojmë të forcojmë themelet e huadhënies dhe huamarrjes së përgjegjshme brenda komunitetit tonë dhe më gjerë. Bashkohuni me ne në këtë përpjekje thelbësore për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt financiarisht për të gjithë.
Rreth Kredo.al
Kredo.al është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017. Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania ofron shërbime të financimit të shpejtë për individë dhe biznese, me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Rreth Microfinance Center (MFC):
Një rrjet i financave sociale që promovon drejtësinë, përfshirjen, barazinë dhe shërbimin e përgjegjshëm. MFC bashkon mbi 120 organizata në 36 vende të Evropës, Azisë Qendrore, të cilët së bashku ofrojnë shërbime të përgjegjshme mikrofinanciare për pothuajse 2,000,000 klientë me të ardhura të ulëta.
Sondazh

61% e kredive përdoren për blerje banesash - BSH: Kreditë me qëllim konsumi pësuan një rënie të lehtë në muajin gusht
Ledina Elezi/SCAN Në kushtet kur çmimet e apartamenteve në Shqipëri kanë “kapur majat”, blerja e një banese nëpërmjet kursimeve personale është bërë thuajse......

Ndërhyrje në rrugë për mirëmbajtjen - ARRSH, tenderë 791 mln lekë për 2 rajone të vendit
Ola Mitre / SCAN Autoriteti Rrugor Shqiptar do të rishpallë tenderët për punime dhe mirëmbajtje rrugësh për 2 rajone të vendit. Procedurat e......

Bien çmimet e energjisë në Alpex - Çmimi mesatar, 130.21 euro/mWh. Në 9 muaj janë tregtuar 1.1 mln mWh
Ola Mitre / SCAN Çmimet me të cilat u tregtua energjia në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike pësuan rënie gjatë muajit shtator, në raport me......

Rriten të ardhurat e kompanive të sigurimit - AMF: Në 8 muaj, 9.8 mld lekë vetëm nga sigurimi i detyrueshëm motorik
Hamit Yzeiraj/SCAN Importimi masiv i automjeteve po ndikojnë pozitivisht në të ardhurat e kompanive të sigurimeve përmes sigurimit të detyrueshëm......

Pse ngelin mjetet në Kontrollin Teknik? - Në 9 muaj janë testuar 311,303 makina në total
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor raporton se për periudhën Janar-Shtator 2024, në kontrollin Teknik janë testuar......

Sa do të ndikojë në treg deklarimi i kontratave të qirave? - Spahiu: Tatimi transferohet në çmim, fluks kërkese për ambiente biznesi
Elisabeta Dosku/SCAN Detyrimi për të dorëzuar kontratat e qirave nga tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik, pritet të sjellë ndikim edhe në tregun e......

Si ndryshoi harta e eksporteve në tetë muaj? - Italia dhe Kosova përfaqësojnë më shumë se gjysmën. Sllovakia përfshihet në “top 10”
Xhorxhina Deda/SCAN Që nga fillimi i këtij viti rënia e nivelit të çmimve dhe zhvlerësimi i euros shfaqën efekte të dukshme në eksportet shqiptare. Por......

Sa e vizituan shqiptarët Ballkanin Perëndimor gjatë një viti? - 57% udhëtuan vetëm një herë. Kosova e Mali i Zi kryesojnë për udhëtimet e shpeshta
Armela Duka/SCAN "Barometri i Ballkanit 2024” ka kryer një anketim për të matur frekuencën e udhëtimeve brenda Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e......