138 MW fotovoltaike shtesë - Të dhënat, 8 centrale të reja në prodhim deri në qershor

Rreth 138 MW kapacitete të reja diellore i janë shtuar sistemit elektroenergjetik shqiptar gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, deri në fund të qershorit kanë hyrë në prodhim 8 centrale fotovoltaike, të lidhura me rrjetin e transmetimit dhe atë të shpërndarjes.
Peshën kryesore e mbajnë dy impiante të lidhur me rrjetin e transmetimit, me një kapacitet të përbashkët prej 125 MW. Centrali “GreeNat Solar Park Ballsh” ka një fuqi të instaluar prej 100 MW, ndërsa “Power Energy” shton edhe 25 MW kapacitete të reja.
Nga momenti i hyrjes në prodhim deri në fund të qershorit, këto dy centrale kanë gjeneruar rreth 56,314 MWh energji elektrike. Kontributin më të madh e jep parku diellor i Ballshit, me 49,702 MWh, ndërsa prodhimi i “Power Energy” arrin në 6,612 MWh.
Ndërkohë, në rrjetin e shpërndarjes janë lidhur 6 centrale të reja fotovoltaike, me kapacitet të përgjithshëm prej 13 MW. Pesë prej tyre, të shoqërive “ORHER”, “RENEW”, “GREEN PLUS ENERGY”, “DION Energji” dhe “GREEN ENERGY”, kanë fuqi të instaluar prej 2 MW secili. Këtyre u shtohet centrali i shoqërisë “DESLA”, me kapacitet 3 MW, që operon në tregun e lirë.
Në total, shtatë centralet e reja kanë prodhuar rreth 64,350 MWh energji elektrike deri në fund të 6-mujorit të parë. Me hyrjen në prodhim të këtyre centraleve, kapaciteti total i instaluar fotovoltaik në vend arrin në 667.93 MW.
Rinovohet “Rruga Industriale” - Vorë, projekti për 3,9 km, trotuare e korsi biçikletash
Një prej akseve më të rëndësishme për aktivitetin ekonomik dhe qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në Vorë pritet t'i nënshtrohet një rikonstruksioni......
Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës jo më shumë se 219 lekë/litri, benzina 196 lekë/litri
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 13 tetor, në orën......
Shërbimet shqiptare drejt botës - BSH: Eksportet arrijnë 7.4 miliardë euro, më shumë se dyfishi i importeve
Shqipëria fiton më shumë të ardhura nga shërbimet që u ofron të huajve sesa shpenzon për shërbimet që blen nga jashtë. Të dhënat më të fundit të Bankës së......
Italia do 165 mijë punonjës - Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Italia do të hapë procedurat për pranimin e mbi 165 mijë punonjësve të huaj për vitin 2027, duke krijuar mundësi të reja punësimi edhe për shtetasit......
Sa fitojnë bizneset online? Për 77% të kompanive përbëjnë deri në 30% të të ardhurave
Shitjet përmes internetit po krijojnë mundësi të reja për bizneset, por për kompanitë shqiptare ato ende nuk përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave. Të......
Pse gjobiten shoferët? Parkimi i gabuar, 1 në 3 masa administrative për qëndrime të ndaluara
Parkimi i gabuar dhe qëndrimet në vende të ndaluara kryesojnë listën e shkeljeve rrugore të evidentuara në Shqipëri. Të dhënat më të fundit të Institutit të......
Përvoja nuk shmang aksidentet/ Drejtuesit me mbi 9 vite patentë përfshihen në 49.2% të rasteve
Shoferët me përvojë të gjatë në drejtimin e automjeteve rezultojnë përgjegjës për numrin më të madh të aksidenteve rrugore në Shqipëri. Ndonëse përvoja......
Bashkitë drejt Kushtetueses - Debati për territorialen. Nis në SCAN TV emisioni EKOPOL
Reforma e re territoriale, e diskutuar në emisionin EKOPOL, solli përballë argumentet e mazhorancës, opozitës dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Ndërsa......

