Rinovohet “Rruga Industriale” - Vorë, projekti për 3,9 km, trotuare e korsi biçikletash

Një prej akseve më të rëndësishme për aktivitetin ekonomik dhe qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në Vorë pritet t'i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë të infrastrukturës mbështetëse rrugore.
Bashkia Vorë ka përgatitur projektin e zbatimit për rehabilitimin e Rrugës Industriale, e cila shtrihet paralelisht me autostradën Tiranë–Durrës, nga rrethrrotullimi i Vorës deri te Ura e Bërxullit.
Segmenti ka një gjatësi prej afro 3,9 kilometrash dhe shërben si një aks i rëndësishëm për aksesin e bizneseve, magazinave dhe aktiviteteve industriale të përqendruara në këtë zonë.
Sipas dokumentacionit teknik, ndërhyrja synon të përmirësojë kushtet e qarkullimit në një rrugë ku aktualisht evidentohen dëmtime të asfaltit, gropa dhe trotuare të amortizuara.
Projekti parashikon riparimin e shtresave asfaltike dhe rindërtimin e plotë të strukturës rrugore në segmentet ku gjendja e saj e kërkon. Në pjesët që do të ndërtohen nga e para, paketa rrugore do të përfshijë shtresa asfaltobetoni, binderi dhe materiale të tjera për të garantuar qëndrueshmërinë ndaj ngarkesave të trafikut.
Por ndërhyrja nuk do të kufizohet vetëm te karrexhata.
Përgjatë aksit parashikohet rindërtimi i trotuareve, me gjerësi deri në dy metra, si dhe ndërtimi i korsive të dedikuara për biçikletat, me asfaltobeton të kuq.
Një tjetër komponent i rëndësishëm është sistemi i kullimit të ujërave të shiut. Projekti përfshin ndërtimin e kunetave prej betoni, me gjerësi 50 centimetra, si dhe vendosjen e pusetave ujëmbledhëse në intervale prej 24 deri në 28 metrash, të lidhura me tubacione nëntokësore.
Parashikohet gjithashtu rehabilitimi i ndriçimit rrugor, me zëvendësimin e ndriçuesve ekzistues me teknologji LED, si dhe përmirësimi i sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
Sipas projektuesve, gjurma ekzistuese e rrugës do të ruhet në pjesën më të madhe, me qëllim kufizimin e ndërhyrjeve në pronat dhe objektet përreth.
Investimi synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe aksesin në një prej zonave me aktivitet të konsiderueshëm ekonomik në periferi të kryeqytetit.
Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës jo më shumë se 219 lekë/litri, benzina 196 lekë/litri
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 13 tetor, në orën......
Shërbimet shqiptare drejt botës - BSH: Eksportet arrijnë 7.4 miliardë euro, më shumë se dyfishi i importeve
Shqipëria fiton më shumë të ardhura nga shërbimet që u ofron të huajve sesa shpenzon për shërbimet që blen nga jashtë. Të dhënat më të fundit të Bankës së......
Italia do 165 mijë punonjës - Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Italia do të hapë procedurat për pranimin e mbi 165 mijë punonjësve të huaj për vitin 2027, duke krijuar mundësi të reja punësimi edhe për shtetasit......
Sa fitojnë bizneset online? Për 77% të kompanive përbëjnë deri në 30% të të ardhurave
Shitjet përmes internetit po krijojnë mundësi të reja për bizneset, por për kompanitë shqiptare ato ende nuk përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave. Të......
Pse gjobiten shoferët? Parkimi i gabuar, 1 në 3 masa administrative për qëndrime të ndaluara
Parkimi i gabuar dhe qëndrimet në vende të ndaluara kryesojnë listën e shkeljeve rrugore të evidentuara në Shqipëri. Të dhënat më të fundit të Institutit të......
Përvoja nuk shmang aksidentet/ Drejtuesit me mbi 9 vite patentë përfshihen në 49.2% të rasteve
Shoferët me përvojë të gjatë në drejtimin e automjeteve rezultojnë përgjegjës për numrin më të madh të aksidenteve rrugore në Shqipëri. Ndonëse përvoja......
Bashkitë drejt Kushtetueses - Debati për territorialen. Nis në SCAN TV emisioni EKOPOL
Reforma e re territoriale, e diskutuar në emisionin EKOPOL, solli përballë argumentet e mazhorancës, opozitës dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Ndërsa......
114 mln euro import energjie - Blerjet për periudhën korrik-tetor, kontraktohen 713 mijë MWh
Fatura e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e energjisë elektrike gjatë vitit 2026 ka arritur në rreth 114 milionë euro, pa TVSH. Sipas të......

