Përvoja nuk shmang aksidentet/ Drejtuesit me mbi 9 vite patentë përfshihen në 49.2% të rasteve

Shoferët me përvojë të gjatë në drejtimin e automjeteve rezultojnë përgjegjës për numrin më të madh të aksidenteve rrugore në Shqipëri. Ndonëse përvoja konsiderohet një element i rëndësishëm për sigurinë në timon, të dhënat zyrtare tregojnë se pothuajse gjysma e aksidenteve të regjistruara gjatë vitit 2025 janë shkaktuar nga drejtuesit që kanë më shumë se nëntë vite leje drejtimi.
Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2025 u regjistruan gjithsej 1,375 aksidente rrugore, prej të cilave 677, ose 49.2%, u shkaktuan nga drejtuesit me mbi nëntë vite përvojë në timon. Krahasuar me vitin 2024, kur kjo kategori ishte përgjegjëse për 742 aksidente, numri i rasteve është ulur me 8.8%.
Në anën tjetër, drejtuesit me më pak përvojë, konkretisht ata me 0 deri në 3 vite leje drejtimi, shkaktuan 224 aksidente, duke përfaqësuar 16.3% të totalit. Edhe për këtë kategori është regjistruar një rënie prej 24.3% krahasuar me vitin 2024, kur numëroheshin 296 aksidente.
Ndërkohë, drejtuesit me 3 deri në 6 vite përvojë shkaktuan 196 aksidente, ndërsa ata me 6 deri në 9 vite përvojë rezultuan përgjegjës për 189 raste. Një tjetër tregues është ai i drejtuesve pa leje drejtimi, të cilët shkaktuan 67 aksidente, ose rreth 4.9% të totalit.
Në përgjithësi, numri i aksidenteve rrugore në vend ra me 17.5% gjatë vitit 2025, nga 1.666 në vitin 2024 në 1,375 aksidente. Megjithatë, pavarësisht kësaj rënieje, numri i personave që humbën jetën u rrit me 14.3%, duke treguar se pakësimi i aksidenteve nuk është shoqëruar me ulje të viktimave fatale.
Në 2025, plot 88.1% e aksidenteve rrugore u regjistruan në kushte moti të thatë. Edhe gjatë ditës ndodhën 64.8% e tyre.


Bashkitë drejt Kushtetueses - Debati për territorialen. Nis në SCAN TV emisioni EKOPOL
Reforma e re territoriale, e diskutuar në emisionin EKOPOL, solli përballë argumentet e mazhorancës, opozitës dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Ndërsa......
114 mln euro import energjie - Blerjet për periudhën korrik-tetor, kontraktohen 713 mijë MWh
Fatura e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për blerjen e energjisë elektrike gjatë vitit 2026 ka arritur në rreth 114 milionë euro, pa TVSH. Sipas të......
Britania shtrëngon emigracionin - Ndryshimet prekin azilin, apelimet dhe ata pa leje qëndrimi
Qeveria britanike ka propozuar ndryshime në legjislacionin për imigracionin dhe azilin, me synimin për të forcuar kontrollet dhe për të përshpejtuar largimin......
RMV nis autostradën e re - Segmenti Bukojçan–Kërçovë pjesë e Korridorit VIII, kushton 139 milionë euro
Maqedonia e Veriut ka nisur ndërtimin e një segmenti të ri autostrade prej 12 kilometrash, që lidh zonën e Bukojçanit me Kërçovën. Projekti, me vlerë 139......
FMN, optimiste për Shqipërinë/ Rrit pritshmëritë, ekonomia do të zgjerohet me 3.5% në 2026
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar lehtësisht në rritje parashikimin për ekonominë shqiptare gjatë vitit 2026, ndërsa ka përmirësuar pritshmëritë për......
Hakerët djegin supermarketet - Frigoriferët arrijnë në 50 gradë, duke shkaktuar zjarre dhe humbje miliona euro
Një sulm i gjerë kibernetik ka goditur qindra supermarkete në Francë, pasi hakerët manipuluan sistemet e frigoriferëve dhe ngrirësve, duke i çuar temperaturat......
Gjermania po tkurret - Popullsia pritet të bjerë me 1,7 mln deri në 2045, ndërsa rajonet ndahen ekonomikisht
Popullsia e Gjermanisë pritet të bjerë me rreth 1,7 milionë banorë deri në vitin 2045, ndërsa tkurrja demografike mund të ndikojë drejtpërdrejt në tregun e......
Ekonomia globale ngadalësohet - FMN parashikon rritje 3,1%. Eurozona përballet me inflacion dhe energji të shtrenjtë
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2026, duke e çuar atë në 3,1 %. Sipas raportit të fundit, ekonomitë e......

