Shqipëria Postuar më 13 October 2026, 11:29

Bashkitë drejt Kushtetueses - Debati për territorialen. Nis në SCAN TV emisioni EKOPOL

Nga Diamila Leka

Bashkitë drejt Kushtetueses - Debati për territorialen. Nis në

Reforma e re territoriale, e diskutuar në emisionin EKOPOL, solli përballë argumentet e mazhorancës, opozitës dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Ndërsa përfaqësuesit e Partisë Socialiste e mbrojtën ndryshimin si një hap drejt riorganizimit administrativ të vendit, kritikët ngritën pikëpyetje mbi efikasitetin e reformës dhe mungesën e politikave konkrete për zhvillimin e territorit.

Aldo Merkoçi Këshilltar i PS 

“Ne kishim disa prej qyteteve të Shqipërisë,që nuk kishin asnjë domethënie juridike apo administrative. Me reformën e re i japim një status të ri ligjor apo administrative për qytetet” 

Agron Haxhimali Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë 

“Zbulim i madh. Shumë interesant. A të kujtohen debatet që bënim me mazhorancën në studion tuaj për reformën e 2014. Dhe si e mbronit? Sukses që ndodh njëherë në 100 vjet.” 

Diskutimi arriti në argumentimin se riorganizimi i kufijve administrativë nuk mjafton për të garantuar funksionimin më të mirë të bashkive.

Dorian Teliti Përfaqësues i PD

“Efiçenca e mirë bëhet me vepra, me aksione, me iniciativa. Këtu nuk u fol as për iniciativa, s’u fol as për çfarë politikash u ndërmorën, s’u fol as për politika rajonale. S’u fol as për politika e ripopullimit, as të zonave rurale dhe urbane. Asgjën uk u fol. Këtu u fol thjeshtë ku do jetë kufiri, ku do jetë gardhi.” 

Alfred Muharremi Kika Këshilltar i PS 
“Të gjithë qytetarët e dinë, por të di dhe opozita që interesi politik i Partisë Socialiste nuk është interes elektoral, se po të ishte interes elektoral, po shkrihen 13 bashki që janë të majta dhe dy bashki që janë të djathta.” 

Pikëpamjet mbi funksionalitetin e bashkive mbeten të ndryshme edhe në nivel vendor. Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Mema, argumentoi se njësia që ajo drejton ka tregues që mbështesin vijimin e funksionimit të saj më vete. Ndërsa u paralajmërua që kjo çështje do kalojë në Gjykatën Kushtetuese. 

Juliana Mema Kryetare e Bashkisë Dimal 

“Në Republikën e Shqipërisë jemi nga ato bashki me indeks të funksionalitetit dhe të performancës ekonomike më të lartë se njësia ankoruese, kemi hapësirën ku jemi të 5 në rang vendi. Pra kemi disa element që tregojnë që ne mund të funksionojmë dhe të ushtrojmë këtë veprimtari të njësisë sonë vendore më vete.”  

Hil Curri Kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz 

“Kjo do kalojë në Gjykatë Kushtetuese. Janë shkel të gjitha parimet që parashikojnë në BE apo edhe Kushtetuta e Shqipërisë.” 

Reforma territoriale mbetet kështu në qendër të debatit politik dhe institucional, mes argumenteve për riorganizim administrativ dhe shqetësimeve mbi autonominë e bashkive, funksionalitetin e tyre dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat