Taksa e pasurisë, në rritje - Cilat ishin bashkitë që mblodhën më shumë para?

Bashkitë kanë rritur të ardhurat nga taksa e pasurisë në gjysmën e parë të vitit, por jo të gjitha kanë performuar në të njëjtën linjë.
Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në 6 mujor janë mbledhur 5.9 miliardë lekë apo 64 milionë euro nga kjo taksë me një kapërcim prej 1.2 miliardë lekësh apo 13 milionë eurosh në raport me të njëjtën periuhdë të vitit 2025.
Konkretisht, në gjysmën e parë të vitit, kundrejt një vitit më parë, sipas llojit të taksës së pasurisë ku përfshihen të ardhurat nga taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin, taksa mbi tokën dhe taksa mbi transaksionet mbi pasurinë e paluajtshme, bashkia Tiranë ka arkëtuar më shumë të ardhura nga taksa e ndërtesës dhe taksa mbi transaksionet e kryera mbi pasurinë e paluajtshme; bashkia Vlorë ka arkëtuar më shumë të ardhura nga taksa mbi transaksionet e kryera mbi pasurinë e paluajtshme; bashkia Elbasan dhe Cërrik kanë arkëtuar më shumë të ardhura nga taksa e ndërtesës; bashkia Vorë ka arkëtuar më shumë të ardhura nga taksa e ndërtesës dhe taksa mbi transaksionet mbi pasurinë e paluajtshme, kurse bashkia Patos ka arkëtuar më shumë të ardhura nga taksa e ndërtesës, taksa mbi tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin; bashkia Himarë ka arkëtuar më shumë të ardhura nga taksa e ndërtesës dhe taksa mbi transaksionet mbi pasurinë e paluajtshme.
Kjo rritje ka ardhur edhe si rrjedhojë e zbatimit të ligjit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.
Në tërësi këto janë 7 bashkitë ndër 61 që kanë pasur perfomancën më të mirë në këtë drejtim, ku 54.2 % të totalit e përbën Bashkia Tiranë.
Taksa e pasurisë zë 17% e totalit të të ardhurave që pushteti vendor mbledh nga burimet e veta.
Impiant i ri për Jalën - Zgjidhje për ujërat e ndotur, financim rreth 778 milionë lekë
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë Sh.A. ka shpallur garën për projektin ndërtim-montim impiant i trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemi KUZ,......
Llogaritë bankare në “lupë” - Rregulla të reja për bankat, Shqipëria forcon shkëmbimin automatik me BE-në
Shqipëria synon të forcojë shkëmbimin automatik të informacionit mbi llogaritë financiare me Bashkimin Evropian dhe juridiksionet e tjera, përmes një......
Gazi natyror po “digjet” - Çmimet në Evropë janë rritur me 150%. Ku janë plot depot përpara dimrit?
Dimri po vjen në Evropë me çmime marramendëse të gazit natyror dhe me rrezikun e rritjeve edhe më të mëdha, pasi stoqet në depot e Evropës janë më të ulëta......
Rama merr pjesë sot në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Luksemburg
Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që zhvillohet sot në Luksemburg. Shqipëria shënon një tjetër hap të......
Banka e Greqisë: Normat e interesit të BQE në trajektore rritëse, inflacioni përshpejtohet në shtator
Një valë e re shtrenjtimesh rigjallëroi inflacionin në Greqi në shtator, duke rritur pritjet e tregut për rritje të mëtejshme të normave të interesit në......
Guvernatori i BQK-së në takimet e FMN-së dhe BB, në fokus reformat financiare të Kosovës
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me një delegacion të lartë të institucionit, po merr pjesë në Takimet......
Guvernatori i BSH pjesë e takimeve të FMN-së dhe BB, diskutime për perspektivat e ekonomisë shqiptare
Në datat 12-18 tetor 2026, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, merr pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës......
Çmimet e reja të ushqimeve deri në janar 2027, ja cilët janë 238 produktet e përfshira në listë
Qytetarët do të mund të krahasojnë online çmimet e produkteve në rrjete të ndryshme supermarketesh. Qeveria prezantoi platformën “Pasqyra e Çmimeve”, e......

