Shqipëria Postuar më 12 October 2026, 18:49

Guvernatori i BSH pjesë e takimeve të FMN-së dhe BB, diskutime për perspektivat e ekonomisë shqiptare 

Nga Scan TV

Guvernatori i BSH pjesë e takimeve të FMN-së dhe BB, diskutime

Në datat 12-18 tetor 2026, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, merr pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), të cilat zhvillohen në Bangkok, Tajlandë.

Këto mbledhje përbëjnë një forum të rëndësishëm ndërkombëtar, ku mblidhen drejtues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, guvernatorë të bankave qendrore, ministra të financave dhe përfaqësues të vendeve anëtare, për të diskutuar zhvillimet më të fundit ekonomike & financiare në nivel global.
Banka e Shqipërisë përfaqësohet në këtë aktivitet nga një delegacion i kryesuar nga Guvernatori Sejko, në përbërje të të cilit janë Zëvendësguvernatorja e Parë, zj. Holta Zaçaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të institucionit.
Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të FMN-së dhe Bankës Botërore, si dhe me guvernatorë të bankave qendrore. Në fokus të diskutimeve do të jenë perspektiva e ekonomisë vendase dhe botërore, stabiliteti financiar global, rritja ekonomike gjithëpërfshirëse, si dhe sfidat aktuale të ekonomisë ndërkombëtare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat