Drejtoresha e AMF-së raporton në Kuvend - 27 akte nënligjore të miratuara, avancon përafrimi me legjislacionin e BE-së

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Adela Xhemali, raportoi në komisionin parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale mbi përmbushjen e detyrimeve për miratimin e akteve nënligjore gjatë periudhës 2021–2025 dhe ecurinë e përafrimit të legjislacionit me acquis të Bashkimit Evropian.
Gjatë fjalës së saj, znj. Xhemali bëri të ditur se, në zbatim të ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit dhe ligjit për fondet e pensionit privat, AMF ka miratuar 27 akte nënligjore: 11 në fushën e sigurimit të detyrueshëm dhe 16 në fushën e pensioneve private. Këto akte rregullojnë çështje që lidhen me administrimin e dëmeve dhe Fondit të Kompensimit, licencimin, investimet, kërkesat për kapital, raportimin dhe funksionimin e fondeve të pensionit privat.
“Autoriteti ka përmbushur detyrimet e tij për miratimin e akteve nënligjore të parashikuara gjatë periudhës objekt të këtij kontrolli”, u shpreh znj. Xhemali. Ajo theksoi se, për dy ligjet në shqyrtim, nuk rezulton asnjë akt nënligjor i parashikuar që të ketë mbetur i pamiratuar dhe nuk janë evidentuar vonesa në miratimin e tyre.
Në vijim, Drejtoresha e Përgjithshme paraqiti angazhimet e Autoritetit në procesin e integrimit evropian. Si institucion lider në fushat përkatëse të Kapitullit 9 “Shërbimet financiare”, Autoriteti është i angazhuar në një program përafrimi që parashikon 15 akte ligjore, 12 akte nënligjore dhe një vendim të Këshillit të Ministrave. Një pjesë e këtyre nismave kanë arritur në faza të avancuara të hartimit dhe miratimit.
Ndër rezultatet konkrete, znj. Xhemali veçoi miratimin nga Këshilli i Ministrave, më 2 tetor 2026, të projektligjeve “Për tregjet e kripto-aseteve” dhe “Për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive komisionere, pjesë e konglomerateve financiare”. Gjithashtu, më 30 qershor 2026, Bordi i AMF-së miratoi Rregulloren për qëndrueshmërinë operacionale digjitale të subjekteve të licencuara nga Autoriteti, e cila përafron kuadrin rregullator me kërkesat e Rregullores Evropiane DORA.
Lidhur me nismat e tjera të Kapitullit 9, ajo informoi se ka përfunduar paketa për ligjin e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit, ndërsa vijon puna për ligjin e ri për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit. Ka avancuar edhe projektligji për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në shoqëritë e sigurimit dhe risigurimit. Ndryshimet në ligjin për fondet e pensionit privat dhe nisma ligjore për obligacionet e mbuluara janë në proces konsultimi publik dhe bashkërendimi institucional.
Paralelisht, vijon hartimi i projektligjeve për tregjet e instrumenteve financiare, fondet e investimeve në tituj të transferueshëm dhe menaxherët e fondeve alternative, si pjesë e reformimit të kuadrit ligjor për tregjet financiare nën mbikëqyrjen e AMF-së.
Znj. Xhemali nënvizoi se kontributi i Autoritetit në integrimin evropian shtrihet edhe përtej Kapitullit 9. Në kuadër të Kapitullit 6 “E drejta e shoqërive tregtare”, janë miratuar ligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”, më 23 korrik 2026, dhe ligji “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”, më 24 shtator 2026. Këto ligje synojnë forcimin e transparencës së emetuesve, mbrojtjes së investitorëve dhe standardeve të funksionimit të tregut të kapitalit.
“Objektivi ynë është i qartë: tregjet financiare duhet të jenë jo vetëm më të zhvilluara dhe konkurruese, por edhe të qëndrueshme, transparente dhe të afta për t’iu përgjigjur rreziqeve të reja”, theksoi znj. Xhemali.
Në përfundim, ajo e cilësoi kontrollin post-legjislativ si një mundësi për të vlerësuar jo vetëm përmbushjen e detyrimeve ligjore, por edhe nevojat për zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit rregullator. Znj. Xhemali rikonfirmoi angazhimin e Autoritetit për modernizimin e këtij kuadri, forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe investitorëve, si dhe vijimin e bashkëpunimit të hapur dhe transparent me Kuvendin dhe institucionet përgjegjëse
Nobel 2026/ Nga lufta kundër krizave ekonomike te kontrolli i trurit me dritë, kush janë 10 fituesit?
Si mund të mbrohet ekonomia nga krizat? A mund të kontrollohen qelizat e trurit përmes dritës? Si mund të përdoret akulli i Antarktidës për të zbuluar......
Avancon bypass-i i Tiranës - Shpallet fituesi për fazën III, oferta 1.38 mld lekë për rrugën Kashar-Nyja Vaqarr
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese të tenderit për fazën e tretë të bypass-it të Tiranës. Oferta fituese e “Elmazaj Konstruksion” është......
Përplasje për buxhetin - Gjermania kërkon shkurtime më të mëdha. BE përballet me ndarje për fondet
Liderët e Bashkimit Evropian po përballen me një përplasje të fortë për buxhetin afatgjatë të unionit për periudhën 2028–2034. Në qendër të debatit është......
Si po digjitalizohen bizneset? Po i jepet përparësi programeve financiare dhe IA
Digjitalizimi i bizneseve po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për organizimin e aktivitetit ekonomik, nga komunikimi me klientët deri te administrimi......
BE frenon Kinën - Marrëveshja me Pekinin synon të kufizojë importet e makinave hibride në tregun evropian
Eksportet kineze të automjeteve hibride drejt Bashkimit Evropian përballen me kufizime të reja, pas një marrëveshjeje mes Brukselit dhe Pekinit, në një kohë......
Shpallet Nobel për ekonominë - Robert Hall dhe Michael Woodford vlerësohen për modelet e stabilizimit ekonomik
Akademikët amerikanë Robert Hall dhe Michael Woodford janë fituesit e Çmimit Nobel për Ekonominë 2026, për punën e tyre mbi bazat mikroekonomike të......
Demo në Forumin Strategjik të Ballkanit: Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Forumin Strategjik të Bashkëpunimit Ballkanik, ku theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit......
Transparencë për çmimet - Prezantohet platforma “Pasqyra e Çmimeve” dhe nisma “Kurse”
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, kanë prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”,......

