Transparencë për çmimet - Prezantohet platforma “Pasqyra e Çmimeve” dhe nisma “Kurse”

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, kanë prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, që synojnë t’u ofrojnë qytetarëve më shumë mundësi për të përballuar rritjen e kostove. Sipas Ramës, nisma është rezultat i bashkëpunimit me pesë subjekte të rëndësishme të tregtisë ushqimore në Shqipëri.
“Është fillimi i një procesi, ne duam të përfshijmë gjithnjë e më shumë subjekte, duke pasur parasysh edhe subjekte më të vogla, edhe pikat e shitjes së pakicës, të cilat jaznë pika ku siç e tha ministrja, shpesh herë çmimet lëvizin në mënyrë të paligjshme. Dhe ligji parashikon dhe gjobë nëse ato çmime janë spekulim. Por përsëri përpjekaja jonë, thirrja jonë, të jetë në mënyrë të vazhdueshme. Sot janë mb 200 artikuj që janë pjesë e kësaj pasqyre, dhe synimi është që në fund të viitit, të arrij mbi 1000, dhe deri në fund të vitit të ketë situateë të qartë. Subjektet pasqyrojnë çmimet, qytetarët njihen në kohë reale, konstante. Kanë arshur shpeshherë thirrje nga ne, të vendosim çmimet, por e kemi të pamundur, kemi zjgehdur një sistem që çmimet i vendos konkurrenca e lirë. Do na duhet punë dhe duam ndihmën e subjekteve për të promovuar nismën.”
Në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj deklaroi se janë 5 rrjete supermarketesh të cilët kanë vendosur të bëjnë transparente çmimet e tyre.
“Janë pesë rrjete supermarketesh të cilat kanë vendosur që të bëjnë transparente çmimet e tyre dhe të bëjnë publikimin e këtyre çmimeve në platformën “Pasqyra e Çmimeve”. Ne mendojmë që kjo është një nismë që do t'i shërbejë çdo qytetari, i cili nga telefoni, nga kompjuteri, mund të shohë dhe të verifikojë se cilat janë çmimet më të lira dhe të përzgjedhë se ku do ta bëjë pazarin e vet. 13 kategoritë e produkteve janë përzgjedhur në bazë të atyre produkteve që janë më së shumti të përdorshme në shportën e konsumit të çdo familjeje shqiptare dhe kemi aty brenda sheqer, vaj, miell, drithëra, makarona, fasule, thjerrëza, kos, vezë, gjalpë, pulë. Pra, janë të gjitha produktet të cilat në mënyrë të përditshme konsumatorët shqiptarë i përdorin. Ne nga sot lançojmë nismën “Kurse”, e cila paraqet një numër produktesh që do të jenë me çmim të fiksuar deri më 12 janar të këtij viti. Janë gjithsej 212 produkte të cilat do të kenë çmimin e fiksuar, pra për të cilat çmimet nuk do të ndryshojnë.”
Përveç rrjetit të supermarketeve, për këtë nismë janë angazhuar dhe 22 furnitorë të cilët t’i shesin produktet me marzhe fitimi minimale.
Tatimet, 435 mln euro në Shtator - 60 milionë euro rritje në raport me një vit më parë
Muaji Shtator ka vijuar me perfomancë të mirë sa i takon mbledhjes së të ardhurave tatimore, duke ndjekur trendin e disa muajve në vijim. Referuar të dhënave......
IA ndryshon tregun e punës - Banka Botërore: Një në pesë punonjës ka profesion të ekspozuar
Inteligjenca artificiale po hyn gjithnjë e më shumë në aktivitetin e përditshëm të bizneseve, duke automatizuar detyra që deri më sot kryheshin nga......
Kredia e keqe, tjetër minimum/ Zbresin në 3.66% në Gusht, niveli më i ulët që nga janari 2008
Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar kanë zbritur në një tjetër minimum. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, në fund të gushtit 2026 ato......
Apartament i ri, apo ekzistues? Diferenca e çmimit në Tiranë arrin deri në 23% për metër katror
Tregu rezidencial në Tiranë vijon të dominohet nga apartamentet, të cilat përbëjnë pjesën dërrmuese të banesave në qytet. Sipas një studimi të Investropa për......
Garanci për dëmet në mjedis - Operatorët duhet të sigurojnë fondet për parandalimin dhe rehabilitimin
Bizneset që kryejnë veprimtari të klasifikuara si të rrezikshme për mjedisin do të duhet të sigurojnë paraprakisht garanci financiare për mbulimin e kostove......
Financimi i doktoraturave 2026 - Kumbaro: Mbi 600 mijë euro mbështetje për studiuesit e rinj
Ministria e Arsimit dhe Agjenica Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit kanë hapur thirrjen për Financimin e Studimeve të Doktoraturës 2026. Në......
Nga emigracioni, te biznesi/ Shqipëria kryeson Ballkanin, 1 në 3 themelues ka punuar jashtë
Përvoja e punës jashtë vendit po rezulton një element dallues i sipërmarrjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria kryeson rajonin për përqindjen e......
Shqipëri-Izrael/ Ferit Hoxha pret homologun e tij Gideon Sa’ar
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti paraditen e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme......

