Shqipëria Postuar më 12 October 2026, 11:05

Financimi i doktoraturave 2026 - Kumbaro: Mbi 600 mijë euro mbështetje për studiuesit e rinj 

Nga SCAN TV

Financimi i doktoraturave 2026 - Kumbaro: Mbi 600 mijë euro mbështetje

Ministria e Arsimit dhe Agjenica Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit kanë hapur thirrjen për Financimin e Studimeve të Doktoraturës 2026. Në aktivitetin ku të pranishëm ishin përfaqësues të botës akademike, pedagogë, studiues shkencorë, doktorantë e studentë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi se ky vit i ri akademik ka nisur me një infranstrukturë të përmirësuar, ashtu edhe programe, me mbështetje, me buxhete dhe thirrje për studentët. 

“Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit e ka pasuruar shumë portofolin e mbështetjeve të saj ndër vite. Jemi në vitin e dytë të këtij programi, por me një skemë shumë më të përmirësuar, shumë më të qartë dhe, mbi të gjitha, me një mbështetje të shumëfishuar për doktorantët. Nëse vitin e kaluar kishim në dispozicion një buxhet rreth 100 mijë euro, këtë vit buxheti i dedikuar kalon 600 mijë euro. Nëse vitin e kaluar kishim një mbështetje deri në 5 mijë euro për doktorant, këtë vit kemi një mbështetje deri në 10 mijë euro për doktoraturat standarde, dhe deri në 30 mijë euro për doktoraturat industriale. Kjo është edhe arsyeja pse programi zbatohet këtë vit mbi një parim: një thirrje, dy kategori, një standard kombëtar. Do të thotë që kemi një thirrje të vetme, jo disa thirrje paralele me rregulla të ndryshme që e ngatërrojnë aplikuesin dhe e lodhin zyrën e projekteve. Brenda saj kemi dy kategori, doktoraturat kërkimore standarde, Kategorinë A, dhe doktoraturat industriale, Kategorinë B. Dhe këto dy nuk janë dy programe të ndara, por dy modalitete të së njëjtës skemë kombëtare financimi, me të njëjtin kuadër administrativ, financiar, monitorues dhe të transparencës”, tha ministrja e Arsimit.

Programi i jep një theks të veçantë inovacionit dhe fushave STEM, si fusha me përparësi në investim dhe ku hasen boshllëqet më të mëdha. Qëllimi i kësaj thirrjeje, është të kontribuojë në studiues të aftë për të bërë kërkim shkencor të pavarur, rezultatet e të cilëve të kontribuojnë në shkencë, në ekonomi dhe në politikat publike të vendit. Duke folur për mbështetjen që qeveria shqiptare ofron për studentët në të gjitha nivelet, ministrja Kumbaro përmendi programet e Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor, që janë investime direkt në laboratorë dhe që shkojnë për universitetet, si dhe hapjen e aplikimeve për mbështetjen me kredi studentore nga e cila mund të përfitojnë deri në 500 studentë.
“Aktualisht janë hapur thirrjet për kredi studentore nga Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, një skemë që mbështet kostot e studimit. Një nga elementet kryesore të saj është mbulimi i normës së interesit nga Buxheti i Shtetit, dhe studentit i mbetet aktualisht një normë interesi prej vetëm 0.5%. 
Kredia mund të përdoret si për pagesën e tarifës së studimit, ashtu edhe për kostot e jetesës, dhe këtë e them me qëllim, sepse për shumë familje pengesa nuk është vetëm tarifa, por edhe qiraja, ushqimi e transporti.  Pra është një skemë përmes së cilës Ministria e Arsimit mund të mbështesë jo pak, por deri në 500 studentë”, sqaroi ministrja Kumbaro.

Kumbaro nënvizoi se puna për rishikimin e Ligjit për Arsimin e Lartë vijon intensivisht, në bashkëpunim me universitetet dhe institucionet e Ministrisë së Arsimit dhe drafti i parë pritet të jetë gati në fund të këtij muaji. Ligji i ri synon përmirësimin e kuadrit ligjor të arsimit të lartë, me fokus përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës dhe objektivat e zhvillimit të vendit, në funksion të vizionit të Shqipërisë 2030.

Duke folur për rëndësinë e projekteve kërkimore dhe publikimin e tyre në revista të indeksuara, ministrja e Arsimit u shpreh se Universiteti i Tiranës është renditur në Times Higher Education World University Rankings 2027. Për herë të parë, n…

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat