Nga emigracioni, te biznesi/ Shqipëria kryeson Ballkanin, 1 në 3 themelues ka punuar jashtë

Përvoja e punës jashtë vendit po rezulton një element dallues i sipërmarrjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria kryeson rajonin për përqindjen e themeluesve të bizneseve që kanë punuar më parë jashtë kufijve, duke nxjerrë në pah një dimension tjetër të emigracionit, lidhjen e tij me krijimin e sipërmarrjeve në vend.
Sipas “Barometrit të Ballkanit”, rreth 36% e themeluesve të bizneseve të anketuara në Shqipëri kanë përvojë pune jashtë vendit, më shumë se dyfishi i mesatares rajonale prej 17%.
Krahasimi bëhet edhe më interesant nëse shohim Serbinë, ku 91% e themeluesve të bizneseve nuk kanë pasur përvojë pune jashtë vendit. Në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, kjo përqindje luhatet nga 84% në 88%, ndërsa në Bosnje Hercegovinë arrin në 83%.
Dallime vërehen edhe në kohëzgjatjen e përvojës ndërkombëtare. Në Shqipëri, 16% e themeluesve kanë punuar jashtë vendit për një periudhë nga dy deri në pesë vjet, ndërsa pjesa tjetër e atyre me përvojë ndërkombëtare kanë qëndruar për periudha më të shkurtra ose më të gjata.
Sipas raportit, kjo veçori sugjeron se sektori shqiptar i biznesit mund të përfitojë më dukshëm nga njohuritë, aftësitë dhe praktikat profesionale të fituara jashtë vendit.
Megjithatë, të dhënat nuk tregojnë nëse këta sipërmarrës janë emigrantë të kthyer përfundimisht në Shqipëri, as nëse kapitali me të cilin kanë krijuar bizneset është siguruar gjatë emigracionit.
Theksojmë se studimi është realizuar gjatë periudhës maj-qershor 2025, me 1,216 biznese në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë 200 në Shqipëri.

Shqipëri-Izrael/ Ferit Hoxha pret homologun e tij Gideon Sa’ar
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti paraditen e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme......
Shkodër, investim në energji - 294 milionë lekë për rrjetin elektrik
Drejtoria Rajonale e OSSH-së në Shkodër ka shpallur dy procedura prokurimi për zhvillimin dhe rikonstruksionin e rrjetit elektrik në disa zona. Investimet......
“IA mban rritjen globale” - FMN: Investimet mbështesin ekonominë, por transformojnë tregun e punës
Investimet e fuqishme në infrastrukturën e inteligjencës artificiale po ndihmojnë në ruajtjen e rritjes ekonomike globale në rreth 3%, pavarësisht presionit......
Familjet amerikane, nën presion - Fed: Të ardhurat rriten, por borxhet dhe pabarazia e pasurisë thellohen
Familjet amerikane kanë përjetuar rritje të të ardhurave dhe të pasurisë gjatë periudhës 2022–2025, por përfitimet janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë,......
BB përgatit ndihmën/ 30-40 vende në bisedime për financime përballë krizës energjetike dhe inflacionit
Banka Botërore është në bisedime me 30 deri në 40 vende për ofrimin e mundshëm të ndihmës financiare, për t’i ndihmuar të përballojnë goditjet në tregjet e......
Superfitimet e energjisë - BE kërkon taksën e përbashkët që të mbështesë konsumatorët përpara dimrit
Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e vendosjes së një takse të përbashkët mbi fitimet e tepërta të kompanive të energjisë, në një kohë kur çmimet mbeten......
Malësia e Madhe dhe Përmeti, Rama: Nga zona pa shpresë në destinacione të Shqipërisë së re
Kryeministri Edi Rama e nisi episodin e sotëm të podcast-it “Flasim” me një reflektim mbi transformimin e Malësisë së Madhe dhe Përmetit gjatë dekadës së......
Shqipëria përparon drejt BE - Mbyll negociatat për kapitullin 20. Cilat janë sfidat në vijim?
Shqipëria ka mbyllur negociatat për një tjetër kapitull të acquis së BE, atë për ndërmarrjet dhe politikën industriale. Vendi ynë rezulton të ketë përafruar......

