Shqipëria përparon drejt BE - Mbyll negociatat për kapitullin 20. Cilat janë sfidat në vijim?

Shqipëria ka mbyllur negociatat për një tjetër kapitull të acquis së BE, atë për ndërmarrjet dhe politikën industriale. Vendi ynë rezulton të ketë përafruar standardet dhe harmonizuar plotësisht legjislacionin me atë të Bashkimit Evropian në këtë fushë, duke realizuar të gjithë reformat e kërkuara nga Unioni.
Sipas Kryeministrit Edi Rama, drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.
Në korrik të këtij viti, në përfundim të Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, u zyrtarizua mbyllja provizore e Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullit 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullit 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.
Bashkë me kapitullin 20 tashmë, shkon në 4 numri i kapitujve për të cilat Shqipëria ka mbyllur negociatat, teksa i mbeten edhe 29 kapituj të tjerë për t’u mbyllur brenda afatit që ka përcaktuar vetë vendi ynë dhe BE, i cili është viti 2027.
Duke nisur nga volumi më i ulët i legjislacionit për përafrim, ishte e pritshme që këto kapituj të mbylleshin të parët, ndërsa më problematikët konsiderohen drejtësia, bujqësia, siguria ushqimore dhe mjedisi. Edhe tregu i brendshëm kërkon një punë të konsiderueshme për përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit, për shkak të numrit më të madh të kapitujve.
Grupkapitulli 1 “Themelorët", i cili përfshin 5 kapituj mbi gjyqësorin, të drejtat themelore, statistikat, prokurimin publik, kontrollin financiar, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, është ndër kapitujt më të vështirë për Shqipërinë, prandaj zakonisht hapet i pari dhe mbyllet i fundit.
Shqipëria do të vijojë reformat për afrimin e standardeve evropiane, forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e një vendi të gatshëm për të marrë përgjegjësitë e anëtarësimit deri në mbylljen e negociatave për të gjithë kapitujt.
Më pak makina kineze në BE - Arrihet marrëveshja. Përgjysmohen eksportet e automjeteve hibride
Kina dhe Bashkimi Europian kanë arritur një marrëveshje që mund t'i përgjysmojë edhe më tej eksportet kineze të makinave hibride drejt bllokut, deklaroi......
Nafta, marrëveshje Trump-Putin - Presidenti i SHBA akuzohet se vendimi bie ndesh me sanksionet ndaj Rusisë
Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, se Rusia do të furnizojë tregun global me nafte, shënon një ndryshim rrënjësor, krahasuar me përpjekjet e......
Varësia nga gazi rus - Importet evropiane arrijnë rekord, ndërsa embargoja e plotë pritet në vitin 2027
Bashkimi Evropian ka paguar rreth 7,88 miliardë euro për gazin natyror të lëngshëm rus nga projekti energjetik Yamal, në Arktik, gjatë nëntë muajve të parë të......
4,879 mamografi deri në shtator - ISHP: Shtohen kontrollet për kancerin e gjirit
Në nëntë muajt e parë të vitit 2026, në Shqipëri janë kryer 4,879 ekzaminime falas të gjirit përmes dy njësive të lëvizshme të mamografisë, duke tejkaluar......
Rregulla të reja për depozitat - Qeveria propozon rritjen e sigurimit deri në 6 milionë lekë
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin për sigurimin e depozitave, me synim forcimin e mbrojtjes së depozituesve, rritjen e efikasitetit të menaxhimit të......
BSH shton blerjet e euros - Mbi 663 milionë në gjysmën e parë të vitit. Ndërhyri me nëntë ankande në tregun valutor
Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka vijuar ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor, duke blerë euro, me synimin për të forcuar......
Nafta me çmim të ri - Bordi cakton kufirin 211 lekë për litër, benzina 195 lekë
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet maksimale të shitjes së naftës dhe benzinës në vend, në mbështetje të masave për kufizimin e përkohshëm të çmimeve......
BE forcon mbikëqyrjen financiare - Marrëveshja zgjeron kontrollin evropian mbi tregjet dhe lehtëson investimet ndërkufitare
Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për zgjerimin e kompetencave të Autoritetit Evropian të Letrave me Vlerë dhe Tregjeve (ESMA), me synimin......

