Rregulla të reja për depozitat - Qeveria propozon rritjen e sigurimit deri në 6 milionë lekë

Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin për sigurimin e depozitave, me synim forcimin e mbrojtjes së depozituesve, rritjen e efikasitetit të menaxhimit të skemës dhe garantimin e stabilitetit të sistemit bankar e financiar në rast krizash.
Projektligji, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave, parashikon zgjerimin e bazës së depozitave të siguruara, rritjen e nivelit të mbulimit dhe përmirësimin e procedurave e afateve të kompensimit.
Ndryshimet synojnë të përfshijnë në skemën e sigurimit edhe kategori depozituesish që aktualisht përjashtohen, si drejtues dhe administratorë bankash e familjarët e tyre, aksionarë që zotërojnë të paktën 5% të kapitalit të bankave, organizata jofitimprurëse, fondacione, parti politike, njësi të pushtetit vendor, shkolla e spitale, si dhe kategori të tjera të përcaktuara në projektligj.
Një nga ndryshimet kryesore është rritja graduale e nivelit të mbulimit të depozitave në banka nga 2.5 milionë lekë në 6 milionë lekë. Për shoqëritë e kursim-kreditit, niveli do të mbetet 2 milionë lekë deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Me anëtarësimin, mbulimi për depozitat në banka dhe shoqëritë e kursim-kreditit parashikohet të arrijë kundërvlerën në lekë të 100 mijë eurove.
Projektligji parashikon gjithashtu një mekanizëm të ri për mbrojtjen e depozitave me balancë të përkohshme. Depozituesit individë mund të përfitojnë kompensim shtesë deri në 15 milionë lekë, kur fondet janë transferuar në një bankë ose shoqëri kursim-krediti anëtare të skemës, apo janë bërë ligjërisht të transferueshme, brenda gjashtë muajve para ngjarjes së sigurimit.
Nga data 1 korrik 2027, propozohet edhe një regjim i posaçëm për depozitat që burojnë nga transaksione me pasuri të paluajtshme për banim, trashëgimia, lindja, divorci, pensioni, pushimi nga puna, përfitimet nga sigurimet dhe risigurimet, si dhe dëmshpërblimet për dënime të padrejta penale. Këto depozita do të mund të kompensohen deri në 15 milionë lekë mbi nivelin standard të mbulimit, nëse transaksionet kanë ndodhur brenda gjashtë muajve para ngjarjes së sigurimit. Pas anëtarësimit në BE, kjo shumë parashikohet të arrijë kundërvlerën në lekë të 500 mijë eurove.
Drafti parashikon edhe përcaktimin e primeve vjetore në bazë të rrezikut, nivelit të synuar të fondeve të sigurimit dhe diversifikimin e burimeve të huamarrjes, për të forcuar kapacitetet financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Gjithashtu, synohet zgjerimi i rolit të Agjencisë në ruajtjen e stabilitetit financiar, përmes pjesëmarrjes në kompensimin e depozitave kur Banka e Shqipërisë konstaton pamundësinë e disponimit të tyre, si dhe financimit të transferimit të mjeteve gjatë procedurave të likuidimit të detyruar të një anëtari të skemës.
Projektligji “Për sigurimin e depozitave” është pjesë e planit ndërinstitucional për përmbushjen e detyrimeve që lidhen me Kapitullin 9, “Shërbimet Financiare”, në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
BSH shton blerjet e euros - Mbi 663 milionë në gjysmën e parë të vitit. Ndërhyri me nëntë ankande në tregun valutor
Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka vijuar ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor, duke blerë euro, me synimin për të forcuar......
Nafta me çmim të ri - Bordi cakton kufirin 211 lekë për litër, benzina 195 lekë
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet maksimale të shitjes së naftës dhe benzinës në vend, në mbështetje të masave për kufizimin e përkohshëm të çmimeve......
BE forcon mbikëqyrjen financiare - Marrëveshja zgjeron kontrollin evropian mbi tregjet dhe lehtëson investimet ndërkufitare
Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për zgjerimin e kompetencave të Autoritetit Evropian të Letrave me Vlerë dhe Tregjeve (ESMA), me synimin......
Aktivitetet në fondin pyjor - Nga energjia, te agropylltaria. 198 ha në Kolonjë e Pogradec, për përdorime ekonomike
Rreth 198 hektarë fond pyjor në bashkitë Kolonjë dhe Pogradec janë dhënë në përdorim ose janë përfshirë në procedura për aktivitete ekonomike gjatë viteve......
Kosova shtrëngon pagesat CASH - Kufiri mes bizneseve zbret nga 500 në 300 euro
Kosova do të ulë nga 500 në 300 euro kufirin e pagesave me para të gatshme ndërmjet bizneseve, në kuadër të masave për luftimin e financimit të paligjshëm dhe......
Boom i bizneseve të huaja - QKB: Regjistrimet u rriten me 35.2% në tetë muaj
Regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri janë rritur me 35.2% gjatë periudhës janar–gusht 2026, në raport me të njëjtën periudhë të vitit......
Integrimi në BE, Rama: Shqipëria mbyll një kapitull nga negociatat, nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik
Shqipëria mbyll të parin kapitull (kapitulli 20) të negociatave me Bashkimin Europian. Njoftimin e ka bërë kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet......
Partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA, Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti në Pallatin e Brigadave Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Jeanne Shaheen dhe z. Dick Durbin, të......

