Nafta, marrëveshje Trump-Putin - Presidenti i SHBA akuzohet se vendimi bie ndesh me sanksionet ndaj Rusisë

Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, se Rusia do të furnizojë tregun global me nafte, shënon një ndryshim rrënjësor, krahasuar me përpjekjet e fundit për të ushtruar presion mbi Moskën që t'i japë fund luftës në Ukrainë, përmes goditjes së eksporteve të energjisë. Trump pretendon se ky veprim, i njoftuar rreth më pak se një muaj nga zgjedhjet e mes-mandatit, do të ulë me shpejtësi çmimet rekord të naftës.
Megjithatë, analistët dhe kritikët kanë nxjerrë në pah kontradiktat midis politikës së re dhe përpjekjeve të mëparshme të SHBA-së për të frenuar shitjet e naftës ruse. Ndër këto përpjekje, së fundmi u përfshi miratimi i Aktit “Lindsey O. Graham” të vitit 2026, për Sanksionimin e Rusisë dhe Iranit, i cili i jep presidentit Trump autoritetin për të vendosur tarifa deri në 100% ndaj blerësve kryesorë të naftës bruto ose gazit rus, krahas kufizimeve të tjera. Trumpi e shndërroi këtë projektligj në ligj, vetëm tre javë më parë.
Senatori Richard Blumenthal, një demokrat nga Konektikati dhe anëtar i Grupit të Senatit për Ukrainën, e cilësoi lëvizjen e fundit të Trump “në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëllimin e Kongresit për sanksionet ndaj Rusisë”. Jo më larg se një vit më parë, administrata Trump vendosi sanksione ndaj disa kompanive ruse të naftës, në përgjigje të asaj që e quajti “mungesë të angazhimit serioz të Rusisë ndaj një procesi paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë”. Trump gjithashtu kishte kritikuar ashpër aleatët e NATO-s për blerjen e naftës ruse.
Por, të premten pasdite, Trump njoftoi marrëveshjen për naftën me Rusinë, përmes një postimi në Truth Social, pas diskutimeve që ai i përshkroi si “shumë të suksesshme”, me presidentin rus Vladimir Putin. “Sipas marrëveshjes, Rusia do të furnizojë menjëherë më shumë se 300,000 ton naftë, më pas edhe 500,000 ton në nëntor, të ndjekur nga 1 milion dhe 3 milionë ton, në varësi të kushteve të rafinerive”, shkroi Trump.
Pak më vonë, Departamenti i Thesarit njoftoi se Trump e kishte udhëzuar Zyrën për Kontrollin e Pasurive të Huaja, që të lëshonte menjëherë një “licencë të përgjithshme të përkohshme për të lejuar furnizimin e tregut global me naftë ruse”.
Edhe Rusia dukej se e mirëpriti këtë lëvizje. “Bashkëpunimi Rusi-SHBA për naftën dhe energjinë do t'i sjellë dobi botës”, thuhej në një postim në platformën X nga Kirill Dmitriev, i dërguari i Putinit për çështje ekonomike. Megjithatë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ushtria e të cilit ka filluar të shënjestrojë rafineritë ruse të naftës, deklaroi në mënyrë të prerë se lehtësimi i sanksioneve amerikane ndaj Moskës “i shkon për shtat interesave të Rusisë”.
Varësia nga gazi rus - Importet evropiane arrijnë rekord, ndërsa embargoja e plotë pritet në vitin 2027
Bashkimi Evropian ka paguar rreth 7,88 miliardë euro për gazin natyror të lëngshëm rus nga projekti energjetik Yamal, në Arktik, gjatë nëntë muajve të parë të......
4,879 mamografi deri në shtator - ISHP: Shtohen kontrollet për kancerin e gjirit
Në nëntë muajt e parë të vitit 2026, në Shqipëri janë kryer 4,879 ekzaminime falas të gjirit përmes dy njësive të lëvizshme të mamografisë, duke tejkaluar......
Rregulla të reja për depozitat - Qeveria propozon rritjen e sigurimit deri në 6 milionë lekë
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin për sigurimin e depozitave, me synim forcimin e mbrojtjes së depozituesve, rritjen e efikasitetit të menaxhimit të......
BSH shton blerjet e euros - Mbi 663 milionë në gjysmën e parë të vitit. Ndërhyri me nëntë ankande në tregun valutor
Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka vijuar ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor, duke blerë euro, me synimin për të forcuar......
Nafta me çmim të ri - Bordi cakton kufirin 211 lekë për litër, benzina 195 lekë
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet maksimale të shitjes së naftës dhe benzinës në vend, në mbështetje të masave për kufizimin e përkohshëm të çmimeve......
BE forcon mbikëqyrjen financiare - Marrëveshja zgjeron kontrollin evropian mbi tregjet dhe lehtëson investimet ndërkufitare
Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për zgjerimin e kompetencave të Autoritetit Evropian të Letrave me Vlerë dhe Tregjeve (ESMA), me synimin......
Aktivitetet në fondin pyjor - Nga energjia, te agropylltaria. 198 ha në Kolonjë e Pogradec, për përdorime ekonomike
Rreth 198 hektarë fond pyjor në bashkitë Kolonjë dhe Pogradec janë dhënë në përdorim ose janë përfshirë në procedura për aktivitete ekonomike gjatë viteve......
Kosova shtrëngon pagesat CASH - Kufiri mes bizneseve zbret nga 500 në 300 euro
Kosova do të ulë nga 500 në 300 euro kufirin e pagesave me para të gatshme ndërmjet bizneseve, në kuadër të masave për luftimin e financimit të paligjshëm dhe......

