Nafta me çmim të ri - Bordi cakton kufirin 211 lekë për litër, benzina 195 lekë

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet maksimale të shitjes së naftës dhe benzinës në vend, në mbështetje të masave për kufizimin e përkohshëm të çmimeve në tregun e hidrokarbureve.
Sipas vendimit të datës 10 tetor 2026, nafta do të shitet me pakicë me një çmim jo më të lartë se 211 lekë për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të jetë 199 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është përcaktuar në 195 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë në 183 lekë për litër.
Çmimet e reja hynë në fuqi më 10 tetor, në orën 12:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.
Bordi u ka rikujtuar operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë detyrimin për zbatimin e çmimeve të përcaktuara, duke paralajmëruar pezullimin e aktivitetit në rast të konstatimit të shkeljeve.
Masat synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
BE forcon mbikëqyrjen financiare - Marrëveshja zgjeron kontrollin evropian mbi tregjet dhe lehtëson investimet ndërkufitare
Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për zgjerimin e kompetencave të Autoritetit Evropian të Letrave me Vlerë dhe Tregjeve (ESMA), me synimin......
Aktivitetet në fondin pyjor - Nga energjia, te agropylltaria. 198 ha në Kolonjë e Pogradec, për përdorime ekonomike
Rreth 198 hektarë fond pyjor në bashkitë Kolonjë dhe Pogradec janë dhënë në përdorim ose janë përfshirë në procedura për aktivitete ekonomike gjatë viteve......
Kosova shtrëngon pagesat CASH - Kufiri mes bizneseve zbret nga 500 në 300 euro
Kosova do të ulë nga 500 në 300 euro kufirin e pagesave me para të gatshme ndërmjet bizneseve, në kuadër të masave për luftimin e financimit të paligjshëm dhe......
Boom i bizneseve të huaja - QKB: Regjistrimet u rriten me 35.2% në tetë muaj
Regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri janë rritur me 35.2% gjatë periudhës janar–gusht 2026, në raport me të njëjtën periudhë të vitit......
Integrimi në BE, Rama: Shqipëria mbyll një kapitull nga negociatat, nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik
Shqipëria mbyll të parin kapitull (kapitulli 20) të negociatave me Bashkimin Europian. Njoftimin e ka bërë kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet......
Partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA, Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti në Pallatin e Brigadave Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Jeanne Shaheen dhe z. Dick Durbin, të......
Paketa Fiskale 2027, kërkesa nga biznesi: ulje taksash për agropërpunimin, ndërtimin dhe akcizat
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka depozituar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, propozimet lidhur me paketën fiskale 2027. Organizata më e......
Zgjerimi i Elbasan-Qafë Thanë, Karakaçi: Mbrojtja lumore, komponent i rëndësishëm i projektit
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka inspektuar punimet që po kryhen për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Sipas tij, mbrojtja......

