Bota Postuar më 10 October 2026, 11:10

Më pak makina kineze në BE - Arrihet marrëveshja. Përgjysmohen eksportet e automjeteve hibride 

Nga Lidion Kulla

Më pak makina kineze në BE - Arrihet marrëveshja.

Kina dhe Bashkimi Europian kanë arritur një marrëveshje që mund t'i përgjysmojë edhe më tej eksportet kineze të makinave hibride drejt bllokut, deklaroi komisioneri europian për Tregtinë, Maros Sefcovic, pas bisedimeve në Pekin që synonin uljen e deficitit tregtar të BE-së me Kinën. Ky “mirëkuptim i përbashkët” do të ngadalësojë eksportet kineze të makinave hibride drejt BE-së dhe do të reduktojë importet me disa milionë automjete gjatë një periudhe 4-vjeçare, tha Sefcovic pas bisedimeve dyditore, pa dhënë detaje mbi mënyrën se si do të zbatohet marrëveshja.

Aksionet e prodhuesve europianë të automjeteve, që kishin shënuar rënie të vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit për shkak të tarifave amerikane dhe rritjes së eksporteve kineze, regjistruan rritje pas këtij lajmi. Marrëveshja u arrit pas diskutimeve 3-mujore midis Sefcovic dhe zyrtarëve kinezë dhe vjen pas vitesh mosmarrëveshjesh midis Pekinit dhe Brukselit, lidhur me rritjen e vrullshme të eksporteve kineze, siç janë automjetet.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë mbi rezultatin në samitin që mbahet në Bruksel, të enjten e ardhshme, për të përcaktuar nëse marrëveshja shënon fillimin e rivendosjes së ekuilibrit në deficitin tregtar të bllokut me Kinën, i cili është rritur në mbi 1 miliard euro në ditë.

Sefçoviç u shpreh se besonte se të dyja palët kishin arritur një rezultat shumë të mirë. “Është hapi i parë vendimtar, në procesin e rivendosjes së ekuilibrit. Kemi ende shumë punë, deri në arritjen e marrëveshjes”, tha ai përpara gazetarëve në Pekin. Bernd Lange, kryetar i Komisionit për Tregtinë Ndërkombëtare në Parlamentin Europian, deklaroi se marrëveshja për automjetet hibride duhet të shtrihet edhe në sektorë të tjerë dhe se BE-ja duhet t'i zbatojë në mënyrë më efektive masat e mbrojtjes tregtare. Ministri kinez i Tregtisë, Ëang, i tha Sefcovic se Kina nuk ishte shkaku kryesor i problemeve të BE-së, por një partnere në zgjidhjen e tyre. 

Qeveritë e BE-së janë të alarmuara nga rritja e menjëhershme e importeve të makinave nga Kina, ndërkohë që prodhuesit vendas po shkurtojnë vendet e punës, veçanërisht Volksëagen e cila do të mbyllë plot 100,000 vende pune. Importet e automjeteve hibride në BE u rritën me 86% gjatë periudhës 1-vjeçare deri në shtator, shoqëruar me një rënie prej 20% të çmimeve. 

Eksportet kineze drejt BE-së arritën në 560 miliardë dollarë vitin e kaluar, krahasuar me 517 miliardë dollarët e vitit 2024, pasi eksportet drejt ekonomive kryesore, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Poloninë, u rritën me rreth 10% për secilin vend. Ndërsa Kina bleu mallra europiane në një vlerë prej 268 miliardë dollarësh vitin e kaluar, kryesisht nga blerjet në Danimarkë, Irlandë dhe Francë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat