Partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA, Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti në Pallatin e Brigadave Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Jeanne Shaheen dhe z. Dick Durbin, të cilët i dekoroi me titullin e lartë "Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës". Senatorët shoqëroheshin në këtë takim nga Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, z. Eric Wendt.
Në takimin me Senatorët amerikanë, Presidenti i Republikës vlerësoi partneritetin strategjik dhe aleancën e qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbështetur në vlera të përbashkëta demokratike dhe angazhimin për sigurinë Euroatlantike. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Shqipërisë në proceset e integrimit Euroatlantik, forcimit të institucioneve demokratike, reformës në drejtësi dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse. Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe, gjithashtu, rëndësinë e pranisë dhe angazhimit të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe perspektivës Euroatlantike të rajonit, si dhe kontributin e tyre në sigurinë e Kosovës përmes misionit të KFOR-it.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua Bordit të Paqes, ku Shqipëria mbështet nismat ndërkombëtare që synojnë dialogun dhe bashkëpunimin.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer politik krijon mundësi për konkretizim të bashkëpunimit në fusha, si: energjia, investimet, mbrojtja, mbrojtja kibernetike dhe infrastruktura”, - u shpreh Presidenti Begaj.
Gjatë ceremonisë së dekorimit Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e veçantë të senatorëve amerikane në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin euroatlantik të Shqipërisë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti i Republikës u akordoi të dy senatorëve dekoratën "Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës".
Paketa Fiskale 2027, kërkesa nga biznesi: ulje taksash për agropërpunimin, ndërtimin dhe akcizat
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka depozituar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, propozimet lidhur me paketën fiskale 2027. Organizata më e......
Zgjerimi i Elbasan-Qafë Thanë, Karakaçi: Mbrojtja lumore, komponent i rëndësishëm i projektit
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka inspektuar punimet që po kryhen për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Sipas tij, mbrojtja......
Ministri e re për Administratën, Rama prezanton “Shkalla e Meritës”për punësimin në shtet
Qeverisë do t’i shtohet Ministria e Administratës Publike si një institucion që do të sigurohet për të arritur standarde sa më të larta performance të......
Synohen më shumë investime - Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkon forcimin e bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe rritjen e investimeve të huaja,......
BE mbyll një tjetër derë? - Holanda kërkon ndërprerjen e shkëmbimit të të dhënave policore me vendet jashtë Europës
Holanda kërkon vendosjen e një mekanizmi që i lejon Bashkimit Evropian të ndërpresë shkëmbimin e të dhënave policore me vende jashtë unionit, në rast të......
Shqipëria, 1 vit në SEPA - 8.7 mld lekë dhe 788 mijë pagesa ndërkufitare në euro. Kostot, shumë më të ulëta
Më 7 tetor të vitit të kaluar, Shqipëria nisi zyrtarisht transfertat me SEPA. Që nga ai moment, kostot e transfertave të emigrantëve shqiptarë që i dërgojnë......
Shkodra, drejt transformimit - Kopshti Linear dhe aksi multimodal, FSHZH shpall garën
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur garën për shërbime konsulence për hartimin e projektit të detajuar për ndërhyrjen “Kopshti Linear dhe Aksi Multimodal......
Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë - Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Ndërtimet e reja janë zëri kryesor që furnizojnë me të ardhura bashkitë në vend. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave mbi performancën e......

